Stresi thotë se me Sara Gjordenin kanë jetuar në një lagje: Nuk do ia sugjeroja lojën që po bën

Mediale Vip

Stresi thotë se me Sara Gjordenin kanë jetuar në një lagje: Nuk do ia sugjeroja lojën që po bën

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 22:07
Stresi

Stresi ka qenë i ftuar së fundmi në ‘Fan Club’, ku ka folur për lojën e banorëve brenda.

Ai ka reaguar pas deklaratës që ka bërë për konkurrenten Sara Gjordeni dhe për lidhjen që u tha se kishte lënë jashtë me një boksier.

Artisti i famshëm është pyetur për këtë dhe tha se Sarën e njeh nga jashtë dhe se kanë jetuar në një lagje.

“Mendoj për të gjitha nga banorët e tyre se Sara ka hyrë me një strategji. Shumë pak lojtarë hynë të përgatitur. Nuk pendohem asnjëherë për atë çka flas publikisht. Ajo që ka hyrë me plan, ka hyrë”, u shpreh ai.

Fituesi i Big Brother VIP Kosova theksoi: “Ajo do të nxjerri prapë storie edhe më të forta”.

E krejt në fund, ai shtoi: “Duke e njohur pak Sarën nga jashtë, kemi qenë në një lagje dikur. Duke parë si është rritur, ashtu ka qenë edhe jashtë. Nuk do ia kisha sugjeru lojën që po bën. Po përdor atë gjenë jashtë, se ai i shkreti, e mbyti”.

Sara në ndërkohë brenda po shijon një romancë dashurie me Bardhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat