Ledioni tregon kush e ndihmoi Luizin të shkojë në finale

Mediale Vip

Ledioni tregon kush e ndihmoi Luizin të shkojë në finale

Më: 10 mars 2024 Në ora: 13:07
Ledioni

Këtë të shtunë po diskutohet gjerë e gjatë marrëdhënia mes Heidit dhe Romeos, a është një dashuri e vërtetë, apo të dy po e përdorin njëri-tjetrin në “kuadër të lojës”  dhe po përpiqen ta shfrytëzojnë për t’i pëlqyer publikut dhe për të vijuar sa më gjatë në këtë program.

Ashtu si dhe “historia”  e edicioneve të kaluara e ka treguar, se kush ka një lidhje brenda në shtëpi vijon qëndrimin më gjatë në këtë format, opinionistët e madje dhe banorët e shtëpisë janë shprehur se mos vallë dhe Heidi me Romeon po ndjekin të njëjtën skemë.

Por, Romeo nuk ka të njëjtëin mendim. Ai gjatë fjalës së tij tha se lidhja nuk do e ndihmonte aspak në këtë shtëpi, madje iu drejtua dhe me një pyetje opinionistëve dhe vetë moderatorit.

Ledion Liço iu kthye banorit duke i thënë se marrëdhënia e dashurisë e ka ndihmuar të shkojë në finale vëllain e tij, Donaldin, madje edhe Luizin vitin e kaluar.

Por, sipas moderatorit këtë vit ka një ndryshim pasi Heidi është më aktive se vajzat, Kiara dhe Beatrixi.

Romeo: Unë kur kam hyrë në fillim në shtëpi, kur kam qenë në shtëpinë time, unë kam thënë bashkë me familjarët tim edhe me Donaldin që ka qenë pjese e këtij formati. Kam thënë që është shumë e pritshme që unë të lidhem, është e pritshme se njerëzit këtë presin nga unë. Si mund të më ndihmojë mua kjo gjë që të shkoj në finale, pyetje për ju?

Ledjoni: Siç ka ndihmuar fituesin e vjetshëm, siç ka ndihmuar finalistin e parvjetshëm dhe të tjera me radhë. A e di çfarë ndryshimi i vetëm me vjet dhe parvjet është se vjet dhe parvjet ato vajzat nuk kishin kaq opinione sa ka Heidi vjet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat