Bledi nuk beson në dashurinë e Sarës dhe Bardhit: Është njësoj sikur të bie unë në dashuri me Ronaldo Sharkën

Mediale Vip

Bledi nuk beson në dashurinë e Sarës dhe Bardhit: Është njësoj sikur të bie unë në dashuri me Ronaldo Sharkën

Më: 10 mars 2024 Në ora: 18:18
Ronaldo, Bledi

Ish-banori i Big Brother VIP Albania dhe gazetari, Bledi Mane, ka qenë së fundmi i ftuar në ‘Fan Club’.

Ai ka diskutuar ngjarjet e fundit në këtë reality shou, daljen e Bardhit dhe raportin e tij me Sara Gjordenin.

I njëjti thotë se nuk beson në dashurinë mes tyre dhe se është njësoj sikur ai të dashurohej me Ronaldo Sharkën.

“Mes Sarës dhe Bardhit është njësoj sikur unë të dashuroj Ronaldon, po të dashuroj unë Ronaldon dhe Sara dashuron Bardhin, pra nuk ka dashuri”, u shpreh ai.

Kjo situatë shkaktoi të qeshura në studio, ku të pranishëm ishin: Ronaldo, Ina Kollçaku dhe Julka Gramo.

Bardhi ndërkohë kërkoi të largohej nga Big Brother për shkak të së ëmës, e cila u tha se kishte disa probleme shëndetësore.

Për daljen e reperit pati aludime të shumta, duke hedhur dyshime në këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat