Big Basta ironizon Fifin, cili ishte shkaku

Mediale Vip

Big Basta ironizon Fifin, cili ishte shkaku

Më: 10 mars 2024 Në ora: 21:59
Big Basta, Vesa Luma, Fifi

Fifi ishte mbrëmjen e djeshme në "Big Brother VIP" për të performuar para banorëve.

Ajo dhuroi një super atmosferë duke kënduar disa nga super hitet e saj. Mes të tjerash, këngëtarja ka kënduar edhe "Jemi dhe s'jemi" të Vesa Lumës.

Gjë që mesa duket nuk është pritur mirë nga kjo e fundit dhe bashkëshorti i saj Big Basta. Big Basta ka publikuar videon e Fifit duke kënduar në BBV, teksa ironizon për të drejtat e autorit.

"Ma dërguat këtë video që po këndon gruaja ime tek Big Brother, por artistja që shumë e respektoj dhe që po këndon live në shtëpinë më të famshme në Shqiptari nuk është gruaja ime ... Madje nuk e di as që kjo këngë të jetë e saja ... #copyright #albania"-shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat