“Më thanë ‘ti je burri i shtëpisë’”- Albano Bogdo rrëfen divorcin e prindërve: Isha 12-vjeç, dy muaj më pas dola të shisja akullore e banane buzë detit

Mediale Vip

“Më thanë ‘ti je burri i shtëpisë’”- Albano Bogdo rrëfen divorcin e prindërve: Isha 12-vjeç, dy muaj më pas dola të shisja akullore e banane buzë detit

Më: 29 mars 2024 Në ora: 18:26
Albano Bogdo

Aktori i humorit, Albano Bogdo, në një bisedë me konkurrentët e Fermës Vip, ka folur për divorcin e prindërve dhe barrën e rëndë që i ra mbi supet për familjen, që në moshën 12-vjeçare.

Pas ndarjes së prindërve, Bogdo shprehet se u detyrua të hiqte dorë nga fëmijëria dhe të bëhej burri i shtëpisë.

Ai tha se dy muaj pas divorcit të  prindërve, dilte buzë detit duke shitur akullore e banane për 12 orë në ditë.

“Kam qenë 12 vjeç kur u divorcin prindërit. Motra , vëllai 6 muajsh. Kur divorcohen prindërit kur je 12 vjeç e kupton gravitetin e situatës, se të vijnë këta gjigandët dhe të thonë ‘je ti burri i shtëpisë tani’ të traumatizojnë, të trembin.

Je një fëmijë që luan piano, lexon Dostojevskin, e këtej të thonë je burrë i shtëpisë tani duhet të punosh. Të heqin nga fëmijëria, nuk të lënë të shijosh as pubertet as adoleshencë as asnjë gjë dhe bëhesh burrë menjëherë.

Dhe unë nga fëmijë i vogël, pas dy muajsh isha hajde banane hajde akullore në anë të detit, nga 7 e mëngjesit deri në 7 të pasdites”, tha Bogdo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat