“Të kam vëlla, hajde në dasmë” – Heidi provon fustanin e nusërisë, aktori shpërndan ftesat

Mediale Vip

“Të kam vëlla, hajde në dasmë” – Heidi provon fustanin e nusërisë, aktori shpërndan ftesat

Më: 29 mars 2024 Në ora: 18:52
Heidi

Sonte Romeo dhe Heidi do të “lidhin kurorë” në një ceremoni plot emocione dhe shumë surpriza.

Dasma e planifikuar nga “Vëllai i madh” është marrë shumë seriozisht nga çifti.

Romeo ka filluar të shkruaj ftesat e dasmës të cilat i ka ndërtuar në formën e disa aeroplanëve të vegjël ku shkruan “Të kam vëlla hajde në dasmë”.

Nga ana tjetër Heidi ka provuar fustanin e nusërisë mes shumë batutave me vajzat që po e ndihmonin.

Teksa ajo provon fustanin vajzat e këshillojnë që për tu dukur më elegante të vesh fustanin pa reçipeta.

Kjo ka shkaktuar të qeshura kur Julia i thotë që ajo i paska mashtruar dhe Heidi me të qeshur shprehet se Romeo është mashtruar për format e saj fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat