Arbana Osmani flet për herë të parë për raportin me Luiz Ejllin

Mediale Vip

Arbana Osmani flet për herë të parë për raportin me Luiz Ejllin

Më: 29 mars 2024 Në ora: 19:35
Luiz Ejlli/ Arbana Osmani

Shumë është thënë mbi marrëdhënien e Luiz Ejllit dhe Arbana Osmanit.

Prej muajsh flitet për një ftohje të raportit mes tyre, gjë që u nxit edhe nga një deklaratë e Luizit, i cili muaj më parë i pyetur në lidhje me krisjen e tyre, tha:

'Unë jam këtu, ajo atje...Ka krisje... Në maj do zbuloj më shumë se s'më lejohet.'

E pyetur rreth kësaj në “Zë me Mirën”, Arbana tha se:

“Luiz Ejlli i pari, por të gjithë, kanë respektin tim maksimal dhe vlerësimin tim maksimal për atë çfarë kanë bërë në Big Brother. Raporti im përgjithësisht me të gjithë konkurrentët, fillon dhe mbaron me fillimin dhe mbarimin e Big Brother. Kështu që nëse na takon jeta, unë jam shumë e lumtur që t`i jap një përqafim të gjithëve.”

Ajo u pyet edhe për teorinë konspirative që arkullon në rrjet se do të prezantojë me Luizin dhe Edi regjisor, ‘Big Brother Vip Kosova’, sezonin që vjen. Por, refuzojë të përgjigjet, duke thënë vetëm:

“Unë po jetoj të tashmen. Sot jemi këtu, bashkë, ballë për ballë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat