“Ka hare, por është false”- Ilnisa dhe Meritoni krahasojnë dasmën e tyre me të Heidit dhe Romeos

Mediale Vip

“Ka hare, por është false”- Ilnisa dhe Meritoni krahasojnë dasmën e tyre me të Heidit dhe Romeos

Më: 29 mars 2024 Në ora: 20:55
Heidi, ROmeo, Ilnisa dhe Meritoni

Ndërsa vijojë përgatitjet e dasmës së Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit në Big Brother Vip 3, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, që e kanë përjetuar këtë ndjesi, e kanë krahasuar me ceremoninë e tyre.

Ndryshe nga dasma e tyre, Ilnisa shprehet se ka hare, por thekson se është false nga ana e banorëve. Ajo shprehet se kur u bë nuse, vajzat nuk i dhanë asnjë fetë bukë që ta hante.

Edhe Meritoni ka shprehur pakënaqësi nga ana e banorëve, duke thënë se janë me dy fytyra.

Pjesa nga biseda:

Ilnisa: Krahasimisht me dasmën tonë, këtu ka një lloj hareje, fake, por ka hare. Rëndësi ka që Romeo të bëjë qejf, por për këta… Ia thashë dhe dje, këtu mund të interpretohet si të duan, por Romeo e di se për atë gëzoj.

Meriton: Unë me Romeon kam prish të gjitha raportet, por dua që ta gëzoj dhe kaloj mirë, sepse e di vetë sesi jemi ndjerë dhe kemi përjetuar dasmën tonë.

Ilnisa: Atë ditë unë isha në kuzhinë dhe s’më bënë një fetë bukë të haja. Çfarë njerëzish

Meriton: Këtu mundohen të fshehin dyfytyrësinë,  kinse e duan dashurinë. Kanë qenë këta që e kanë goditur dashurinë prej ditës së parë dhe vazhdojnë duke thënë se dasma po bëhet për herë të dytë sepse publiku nuk ju do

Ilnisa: A thuhet kjo gjë. Kjo është cektësia dhe unë nuk e mbush dot me asgjë

Meriton: Mundohen të lumturohet duke na lënduar neve

Ilnisa: Ca lëndimi, ne jemi mirë me njëri-tjetrin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat