Ada Deda është modelja më e re e zbuluar së fundmi. Ajo është bërë e njohur me anë të disa fotosesioneve të saj për fotografë të njohur dhe profesionistë.
Padyshim që vajza e deputetes demokrate Albina Deda, është bërë një nga modelet më të lakmuara dhe të kërkuara në treg.
Në fotosesionin e saj më të ri ajo na ka tërhequr më shumë vëmendjen me ndryshimin e llukut, e cila duket si një nuse, por imazhe këto të realizuara vetëm për set fotografik.
Në llogarinë ‘Instagram’, ka mbledhë mbi 17 mijë fansa me imazhet provokuese dhe seksi që ajo nuk heziton të shpërndajë.