Kritikohet “Forbes” për kopertinën me Kylie Jenner - Bota Sot
Kritikohet “Forbes” për kopertinën me Kylie Jenner

Mediale Vip

E mërkurë, 19 shtator 2018

Kritikohet “Forbes” për kopertinën me Kylie Jenner

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 09:25
Kylie Jenner

“Kylie Jenner, në moshën 21 vjeçare ajo është rrugës për t’u bërë miliarderja e vetë-bërë më e re ndonjëherë”.

Ky ishte shkrimi në faqen e parë të revistës “Forbes”, e cila kishte shfaqur gratë më të pasura të Amerikës dhe kishte dedikuar një pjesë për Kylie Jenner dhe linjën e saj të kozmetikës e cila ka vlerë prej 900 milionë dollarë.

Megjithatë jo të gjithë u ndanë të kënaqur me këtë artikull.

 

Shumë persona kritikuan “Forbes” se përdori temin “vetë-bërë” duke thënë se Kylie Jenner kishte lindur në familje të pasur dhe të famshme, dhe se nuk ishte realizuar në milionere vetë.

Madje disa nga komentet ishin se me këtë artikull janë ofenduar të gjitha gratë që kanë ardhur nga vende të vogla, familje të varfëra dhe kishin sakrifikuar çdo gjë për t’u bërë të pasura.

Edhe dictionary.com kishte një shkrim për Jenner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test