Modelja Hana Shehu po vazhdon suksesshëm rrugëtimin e saj në Amerikë.
Bukuroshja nga Prishtina do të jetë pjesë e festivalit të njohur të modës ‘La Jolla’ në Kaliforni.
Festivali ka nisur dje dhe do të zgjasë deri nesër. Ndërsa Hana do të bëhet pjesë e kësaj ngjarjeje me projektin e saj ‘Hana’.
Ndryshe modelja vitin e kaluar i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me Shkumbin Nokën, një nga dasmat më të përfolura të vitit të kaluar.