Këngëtarja nga Kuksi, Gordana Kingji apo Baby G jo edhe rrallëherë është fokus i mediave rozë.
Ndonëse shpesh bën bujë në media, ajo shquhet për stilin e veçantë e herë pas here edhe karakteristik.
Kësaj radhe, Gordana zgjodhi dy imazhe për t’i ndarë me ndjekësit në të cilat shfaqet me një stil të ndryshëm por që në të vërtetë i shkon shumë. Pas një kohe të mrekullueshme të kaluar në Shqipëri, Kingji është rikthyer në Londër.
“Mos u nal”, është projekti i fundit i publikuar nga ajo edhe pse që një kohë ka paralajmëruar prurje të reja.