Nuk janë të pakta rastet kur këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia ka ndryshuar stilin e flokëve.
Madje, tejet shpesh e shohim me stile të ndryshme të flokëve e me ngjyra të llojllojshme.
Edhe kësaj radhe, Haxhia ka publikuar një fotografi në Instagram në të cilën shfaqet tërësisht bionde, pamja e së cilës ju lë ‘pa fjalë’.
Artistja 23 vjeçare së fundmi ka qenë kryetemë e mediave rozë për shkak të intervistës në ‘NIN’ e që sqaroi edhe problemin që ka me reperin, Noizy.
Sido që të jetë, “Kujt po i han” është thënia e saj e preferuar me të cilën arsyeton gjithçka.