Kurti: Pas 8 vjetësh bllokim projekti, Mitrovica bëhet me repart të ri pediatrik

Mitrovica

Kurti: Pas 8 vjetësh bllokim projekti, Mitrovica bëhet me repart të ri pediatrik

Më: 2 prill 2024 Në ora: 17:38
Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se reparti i përuruar sot për Pediatrinë e Mitrovicës, është shërbim shtesë për fëmijët e kësaj komune.

Siç specifikon Kurti, projekti i ndërtimit të objektit të ri ishte bllokuar për 8 vite, ndërsa pas 8 vitesh, nga sot, do të ofrohen për herë të parë shërbime radiologjike – ultrazëri dhe rentgeni mobil – dhe spirometria, si dhe do të mund të realizohen të gjitha analizat e nevojshme laboratorike për pacientët e repartit.

”Pediatria në Mitrovicë kishte vetëm një dhomë dhe shtatë shtretër. Për 8 vjet ishte bllokuar projekti i ndërtimit të objektit të ri. 8 vjet pas, Mitrovica bëhet me Repart të ri të Pediatrisë, me 11 dhoma të pajisura plotësisht, me dhomë për mjekim intensiv dhe 25 shtretër për hospitalizim.

Reparti i përuruar sot, përveçse infrastrukturë e re e me pajisje mjekësore të gjeneratës së fundit, është edhe shërbim shtesë për fëmijët e Mitrovicës. Këtu tani do të ofrohen për herë të parë shërbimi radiologjik – ultrazëri dhe rentgeni mobil – dhe spirometria, si dhe do të mund të realizohen të gjitha analizat e nevojshme laboratorike për pacientët e repartit.

Me plane që numri i tyre të shtohet në të ardhmen e afërt, aty aktualisht punojnë shtatë pediatre e pediatër dhe 15 infermiere. Hapësirat e reja e të përshtatshme të punës dhe pajisjet moderne do të jenë mundësi shtesë që të vazhdojnë të përmbushin misionin e tyre jetik e fisnik. E fëmijët do të marrin shërbime më shumë, trajtim më të mirë, në mjedise të këndshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat