Opozita frikësohet se çka do korr, u ka humb rruga në oborr

Opinione

Opozita frikësohet se çka do korr, u ka humb rruga në oborr

Nga: Dedë Preqi Më: 20 maj 2021 Në ora: 17:12
Dedë Preqi

Në një vend ku nuk respektohet ligji dhe përmbysen rregullat ligjore sipas të cilave udhëhiqet pushteti i një vendi, aty nuk ekziston më dukuria e pastër e pushtetit që buron nga një shoqëri njerëzore, kuptimi i së cilës merr kahe të rebelimit dhe çrregullimit shoqëror, ku pësojnë edhe marrëdhëniet themelore të ekzistencës nder njerëzore, pikërisht falë kësaj anarkie në vendin tonë lindi edhe përdorimi i pushtetit në mënyrë të gabuar.

Opozita e sotme e Kosovës, PDK, LDK, dhe AAK, për 20 vite në pushtet, të cilët lënë gjurmë me pasoja të rënda në gjitha fushat e jetës së qytetarit të këtij vendi, të cilët e udhëhiqen pushtetin përmes  ndjesive dhe dëshirave të tyre, duke e lënë pas dore interesin e qytetarëve të vendit.

Dhe tani shohim këtë opozitë, e cila sot nuk po e luan rrolin e opozitarizmit, por rrolin e « sektizmit » të cilët sikur janë futur në një sekt të veçantë, ku rregullat i caktojnë vetë dhe lutja e tyre e vetme është që qeveria e Albin Kurtit, mos ti pengojë dhe t’ua prishë rehatinë.

Kjo opozitë, sikur nuk është e vetëdijshme dhe nuk e njeh rrolin e vet, apo nuk dëshiron ta pranojë se sa keq mbolli për 20 vite sa ishte në pushtet, duke menduar se, nëse e ke pushtetin në dorë, duhet ti keni duart e lira edhe ta keqpërdorni atë, për të arritur qëllimet e veta egoiste dhe partiake, me ç’rast brenda një kohe të shkurtër shumica e tyre arritën të bëhen milionerë në kurriz të popullit.

 Opozita, e cila sot po trumbeton për çdo gjë që nuk është në rregull dhe normale në Kosovë, për të gjitha këto dështime fajtore e bëjnë pozitën, e cila tani po sa i ka mbushur 50 ditë në qeverisjen e saj, ndërsa në realitet opozita po harron se deri dje ishte vetë në pushtet dhe për keq menaxhimet e deridjeshme, jo që nuk jep përgjegjësi dhe llogari, por krekoset dhe mburret me të kaluarën e saj, thua se nuk i ka ndodhur asgjë këtij vendi.

Opozita e sotme nuk ndjehet mirë, dhe i duket se po i cungohen të drejtat e saj, sepse sikur i janë sosur « tulat e gomarit » dhe ndjehet e pa fuqishme për të realizuar qëllimet e veta, dhe brengë e kanë që nuk janë mësuar të jetojë pa luks dhe të marrin paga vetëm aq sa u  takon, prandaj është vështirë që dëshpërimin e tyre ta kthejmë në optimizëm, dhe shansa e tyre mund të jetë vetëm atëherë kur do ta kthejnë besimin e humbur nga qytetarët e vendit.

Në përgjithësi është kjo gjendje e pa lakmueshme në Kosovë, secilës i referohemi kur bëhet fjalë në veçanti për  pandeminë e Covidit 19-të, por mund të shtojmë se edhe vendet tjera janë në ballafaqim e sipër me këtë lloj epidemie, por te ne, problemet janë të dyfishta, sepse mungon organizimi i i gjitha subjekteve politike, në këtë rast mungon angazhimi i opozitës, me çrast vërejmë rënjën e përcaktueshmërisë opozitare, e cila nuk e jep një shembull të mirë dhe përkrahës, që të dilet nga kjo krizë e thellë, por prej opozitës kemi vetëm zhurmë dhe kritika të ashpra me fyerje dhe sharje të pa ndalura ndaj qeverisë Kurti, duke e marrë si jo normale dhe si abuzim qeverisjen dhe rrolin e saj.

Opozita në krye me PDK, LDK dhe AAK, mbollën aq keq në qeverisjet e tyre, sikur tani ndjejnë një lloj frike se çka do të korrin në të ardhmën dhe sikur u ka humbur rruga në oborr, sepse ndaj gjithë asaj avarie dhe keqmenaxhimi me pushtetin e tyre, duke thyer e plaçkitur edhe arkën e shtetit, dhe duke vjedhur miliona të tjera nga djersa e popullit, athua dikush duhet të jep përgjegjësi morale dhe penale, nëse Kosova i thotë vetës shtet ligjor dhe shtet i së drejtës.

Ne shqiptarët në përgjithësi duhet të mësojmë njëherë që të bëhemi vetvetja dhe zotërues të vetvetes, jo gjithherë të presim dikën që të na i kryejnë punët tona, apo sikur jemi mësuar të na rrie dikush mbi kokë, që të na urdhërojë dhe të na drejtojë sikur bagëtinë, dhe pastaj sikur kanë thënë edhe më herët se « shqiptarët nuk dinë ta qeverisin vetveten pa i drejtuar dikush me shkop ».

Kjo qeveri në krye me Albin Kurtin, në planin dhe programin qeveritar ka të përcaktuar kriteret  e një shteti normal dhe funksional dhe do të krijojë kushte minimale dhe të barabarta për gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim dhe një hapësirë në të cilën njeriu i këtij vendi mund të jetojë në paqe dhe me dinjitet të plotë.

Plani dhe programi i qeverisë Kurti 2, përveç tjerash është edhe një plan strategjik dhe gjithëpërfshirës, është plan i gjithmbarshëm zhvillimor, i cili brenda 4 viteve do gjejë zbatimin e vet në gjitha fushat dhe mjediset në realizimin e 146 masave konkrete.

Me sa duket për opozitën, një plan i tillë është plan i dëshirave, siç e thekson PDK, plan pa program sipas AAK, dhe plan që nuk paraqet si do duket Kosova mbas 4 viteve, sipas LDK.  Në një mënyrë nuk po u intereson fare Plani dhe Programi i qeverisë Kurti, por domethënia e tyre është e qartë, sepse nuk i lë të qetë kompleksi dhe shqetësimi ndaj pushtetit të Albin Kurtit, këtu është problemi që po ua turbullon dhe mjegullon pamjen opozitës, e cila kauzën e vet shterpë po e ngritë për asgjë send, vetëm nga sëmundja për pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat