2 korriku 1990 – Në qarqe të brendshme e të jashtme

Opinione

2 korriku 1990 – Në qarqe të brendshme e të jashtme

Nga: Dr. Sc. Salihe Salihu Më: 1 korrik 2021 Në ora: 11:03
Dr. Sc. Salihe Salihu

Diskursi politik është i varur nga relacionet e qarqeve të brendshme e të jashtme dhe shërben për një funskionalizim të mirë në gjitha nivelet shoqërore. Ky relacion duhet të jetë në kongruencë të plotë në qëndrime, figurativisht si një qift siames, për të pasur stabilitet dhe qëndrueshmëri për secilin vend, rajon apo më gjerë.

Në rishikim të këtyre relacioneve në vitet 1990 përfshihet edhe Deklarata e 2 korrikut 1990-tës. Nga ky rishikim del se situata në ish federatën jugosllave nuk kishte ndonjë kongruencë të qëndrimeve as në qarqet të brendshme as në qarqet e jashtme prandaj diskursi politik për dhe ngjarjet që ndodhën në këtë periudhë mbetën nën hije. Në qarqet e brendshme ishte një përplasje brenda ish federatës jugosllave dhe nuk kishte unifikime në qëndrime dhe vendime për proceset politike brenda saj.

Pas rënies së sistemit komunist dhe transformimit në sistem post-komunist që pretendohej të ishte sistem demoratik u hap perspektiva për ndryshme në kuadër të ish federatës jugosllave. Fryma e pluralizmi ishte aktualizua dhe ishin themeluar disa parti që synonin ta shtrinin demokracinë.

Rrjedhimisht, diversiteti i mendimeve dhe qendrimeve për të ardhmen e ish federatës jugosllave nuk ishte rrugë e lehtë por nuk u vërejt asnjë hap apo përparim drejt ecjes për të instaluar sismtemin e demokracisë. Përvec kësaj, ishte një refuzim i hapur për të ecur në drejtim të diskursit të ri politik meqë substanca e demokracie ishte e papranueshme për t’u implementua në rrethana ekzistues të asaj kohe në të cilën ndodhej ish federatës jugosllave, e cila dominohej nga përfaqësues të etnisë serbe në udhëheqësin saj.

Filluan kundërshtimet e para rreth idesë për avancimin e statuseve të njësive federative por njëkohësisht edhe reagime të ashpëra. Kundërshtimet të fuqishme u vërejtën ndaj kërkesave të republikave të cilat kërkonin të pavarësohen dhe të jenë shtete sovrane. Këto kundërshtime filluan të përshkallëzohen kur republikat nuk tërhiqeshin nga e drejta e tyre për të qenë sovrane dhe të pavarura.

Ndërsa në këtë kohë, në qarqet e jashtme ishte lansuar vala e tretë e demokracisë por ish federata jugosllave nuk konsiderohej si kundërshtare për zhvillim dhe përhapje të demokracisë. Bindja e aktorëve relevant në qarqet e jashtme ishte se ish federata jugosllave do të demokratizohej prandaj nuk ekzistonte ndonjë vullnet apo gatishmëri e tyre për të përkrah kërkesat e njësive federative për avancimin e statuseve të tyre. Diskongruenca e diskursit politik në qëndrimet e brendshme dhe të jashtme ishte një fatalitet i cili rezultoj me pasoja të rënda për të gjithë.

Në këto rrethana Kosova ndonëse ishte në gjendje tejet të rëndë, ku ushtrohej një dhunë apartheid, ishte angazhuar të zgjidhte të ardhmen e saj. Në këto angazhime, Kosova veproj në harmoni me veprimet që ishin në përputhje me qarqet e brendshme federative dhe qarqet e jashtme botërore duke elaboruar kërkesat e tyre në përshtatje të diskursit politik në dyanët e këtyre qarqeve.

Në përshtatje të qarqeve të brendshme elita kosovare përpiloj kërkesa për të mos shkaktue destabilizim brenda federatës e rajonit. Këto kërkesa u shpallën në Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990 në të cilën avancohej statusit i Kosovës si njësi e barabartë dhe e pavarur në kuadër të federatës apo konfederatës, siç parashikohej. Nga të gjitha pikëpamjet ishin bërë përgaditjet e diskursit politik të Kosovës dhe me 2 korrik u shpalosen publikisht në Deklaratën e pavarësisë. Teksti i Deklaratës së 2 korrikut 1990 kishte vlera genuine demokratike sepse shfaqte vullnetin e popullatës mazhorante (mbi 90%) dhe respektimin e të gjitha të drejtave për të gjitha etnitë që jetonin në territorin e Kosovës.

Deklarata e 2 korrikut u hodhë poshtë nga qarqet e brenshme federative gjegjësisht nga udhëheqësia që kryesohej nga serbët dhe ky kundërshtim krijoj disavantash për t’a jetësuar Deklaratën. Kjo dëshmon se diskursi politik në relacionet e qarqeve të brendshme mes të Kosovës dhe Serbisë ishin pezmatuar skajshmërisht. Ky pezmatim u përshkallëzua vit pas vitit gjatë tërë dekadës së periudhës së viteve 1990-ta gjersa me luftë u riaktualizua çështja e Kosovës.

Përpos kësaj, Deklarata e 2 korrikut nuk u përkrah as nga qarqet e jashtme dhe si pasojë nuk u njoh dhe nuk u legjitimua pavarësia e sovraniteti i shpallur. Bazuar në tekstin e Deklaratës së 2 korrikut në parim në përmbajtje nuk ishte proklaumues për shpërbërjen e ish federatës sepse ende shpresonte që të drejtat bazike t’i fitonte përmes procesit të demokratizimit por megjithatë ky vullnet popullor nuk u njohë dhe nuk u pranua as nga qarqet e brendshme as nga qarqet e jashtme, gjegjësisht nga shtetet Perëndimore.

e mbështetjes së qarqeve të brendshme e të jashtme për t’a legjitimuar statusin e avancuar te Kosovës gjatë periudhës së vitit 1990-të ishte fatale për gjithë popullin e Kosovës. Por, në fund të vitieve të 1990-ta Kosova arriti t’a ndryshon diskursin politik dhe fituan simpatinë e botës. Kosova u faktorizua dhe u pranua si palë për zgjidhjen e fatit të Kosovës. Ky harmonizim i diskursit në relacionet e brendshme, tanimë tyta e pushkës së ushtarëve të UÇK-së i faktorizoj shqiptarët, dhe të jashtme rezultuan në finalizimin e statusit të Kosovës, në shtet sovran e të pavarur. Por, Deklarata e 2 korrikut 1990-ta ndonëse e mbetur nën hije dhe e anashkaluar nga të gjitha qarqet mbetet pjesë e historisë së popullit shqiptar të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat