Kurrë mos iu thuani “kurrë” atyre që i keni zgjedhur ose votuar vet!

Opinione

Kurrë mos iu thuani “kurrë” atyre që i keni zgjedhur ose votuar vet!

Nga: Agron Shabani Më: 13 korrik 2021 Në ora: 17:30
Agron Shabani

Shqiptarët e Kosovës dhe gjithabdej, njëherë e përgjithëmonë duhet të mësohen t'i njohin dhe respektojnë ata që i kanë zgjedhur ose votuar vet.

Ndërkaq, liderët ose udhëqësit me të lartë shtetror dhe nacional (Presidentja, Kryeministri, Kryeparlamentari, Kryediplomatja et.)-është koha e fundit t'i njohin dhe respektojnë ata që i kanë zgjedhur ose votuar. Popullin ose sovranin.

Sëpakut, kështu thonë rregullat ose ligjët e njohura politike ose politologjike.

Sekëndejmi, termi ose nocioni politikë ose politika, parasegjithash është refleks ose reflektim i njohur shkencor, intelektual, profesional dhe humanist ndaj fjalëve greke 'tä politika' ( pushteti shoqërorë ose qytetar që thërret, obligon, organizon dhe mobilizon) dhe 'hè politik' (arti, talenti, aftësia ose zgjuarësia për të udhëhequr ose qeverisur). Të dyja fjalët ose nocionet e mesipërme ('tä politka' dhe 'hè politik') -janë nxjerrur ose huazuar nga konteksti i njohur semiotik ose semiologjik "politikos" ( shoqërorë, qytetar ose politik) dhe "politiès" (anëtar ose pjesëtar i shtetit, pushtetit ose bashkësisë politike).

Me kalimin e kohës, termi ose nocioni 'politik' ose 'politika' në domenin e njohur modern ose bashkëkohorë, ka njohur dhe pësuar ndryshime ose transformime të shumëta ekskursive dhe diskursive.

Në gjuhën angleze si për shëmbull, me termin ose nocionin "polity" ose "policy" nënkuptojmë dimenzionin formal dhe tradicional të politikës, gjegjësisht, procesin e rregullimin tè njohur institucional dhe konstitucional të shtetit dhe pushtetit me të gjitha parimet, premisat, kontraditat ose kundërthëniet e njohura politike, partiake, parlamentare, konceptuale, ideologjike dhe të tjera që iu shërbejnë ose kontribuojnë procesëve, zhvillimëve dhe përparimëve të gjithëmbarëshme individuale dhe kolektive në të mirën e popullit dhe shtetit.

Aristoteli mendonte se shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik. Duke i ndarë kështu politikën dhe filozofinë politike në anën teorike dhe anën praktike. Respektivisht, në retorikë, oratori, skolastikë, etikë, ekonomi etj. Për dallim të "polisit" (shtetit) të Platonit, Tukididit etj.

Për të qenë me konkret, Albin Kurti erdhi në krye të ekzekutivit (pushtetit) kosovar mbi bazën e njohur të vullnetit të përgjithëshem (volontè genèrèlle) të popullit ose elektoratit shqipat ose kosovar, si dhe mbi bazën e shumicës perlamentare ose politike (volontè de tous) në parlament. Duke qenë këdhtu edhe lideri ose politikani me i votuar ose më popullor shqiptar në Kosovë ose me largë.

Roma Antike siç dihet, u ngritë ose projektua asokohe nga modeli grek, respektivisht nga "polisi", "politia"(politeia) dhe "polietika" (greke)- në "civitas" (qytet-shteti), "civis" (qytetari) , "civilis" (i hapur ose qytetar) dhe "res publica" (republika)

Në mesjetë problemi qëndrorë ose kryesorë i politikës së shtetit, pushtetit dhe shoqërisë së përgjithshme njerëzore ose qytetare, ishte bindja dhe mendimi disolutiv mbi prejardhjen ose origjinën e dyfishte të sojit ose specieve njerëzore ose politike: Nga organizmi ose bashkësia e tyre klanore, farefisnore, familjare ose politike si dhe nga vullneti ose dërshira e Zotit (Hyjit) dhe popullit.

Ndërkohë që politika e gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, qeveritare ose qytetare,

dikur me vonë u shndërrua në regnum (sundim) të egër absolutist, autokrat, aristokrat ose teokratiko-despotik, sipas urdhërave dhe vullnetit të njohur kishtar ose klerikalist.

U mor vesh se sipas Shën Augustinit dhe Shën Tomës (Akuinskit): Që nga fillët ose origjina e civilizimi tonë njerëzorë, kanë ekzistuar problemët ose mospajtimët e ndryshme në mes "civitas terrenit" ( shtetit tokësor, gjeografik ose politik) dhe "civitas Deit" ("shtetit të Zotit"). Por, janë edukata, kultura, morali, disiplina, përvoja, arti, mjeshtëria ose zgjuarësia e njohur politike (Ars Prudentia) së bashku me përvojen, aftësinë ose zgjuarësine e njohur qeverisëse, pushtetmbajtëse ose politike (Prudentia Regnativa), si dhe vigjilencèn ose zgjuarësinè e njohur popullore, qytetare ose nacionale (Prudentia Civilis ose Civilis Prudentia) ato që i bëjnë të kapshme, të prekshme, komparative dhe analogjike idetë dhe teoritë e ndryshme disonante, disolutive, kognitive, introspetive dhe retrospektive mbi ngritjen ose ndërtimin e politikës mbi bazat e njohura shkencore dhe humaniste.

Në epokën e re moderne ose bashkohore, politika e përgjithshme u ngritë ose transformua nga "Ars Prudentia" ose "Prudentia Regnativa" në "Virtus Prudentia", gjegjësisht, në aftësi dhe shkathtësi të mbajtjes së pushtetit me anë të mekanizmave ose instrumentëve të njohura të shtetit dhe pushtetit.

Ndonëse, sipas konceptëve ose definicionëve të njohura shkencore dhe humaniste, sekularizimi dhe singularizimi i mendimit politik, e kanë sjellur ose shkaktuar edhe ndarjen (divorcin) e shtetit, pushtetit dhe politikës nga diktatët ose postulimët e ndryshme absolutiste, despotike, fetare (klerikaliste), autoritare, totalitariste etj.

Gjithashtu nuk duhet harruar se me ndikimin e recepcionit, percepcionit, etikës, retorikës dhe politikës së Aristotelit, si dhe me rënien ose zbejhen e platonizmit si ide dhe teori, skolastika politike në mesjetë, do i njihte dhe pranonte teorinë ose mendimin praktik dhe teorik mbi ndarjen ose divorcin e njohur në mes etikës, politikës dhe ekonomisë etj.

Ndryshe nga kjo, Makiaveli si intelektuali, mendimtari ose filozofi më i spikatur i periudhës së njohur të Humanizmit dhe Renesansës, njihet edhe si arkitekti ose instruktori më i rëndësishëm dhe kryesor i sekularizmit dhe singularizmit të mendimit politik mbi shtetin, pushtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare. Duke i verejtur ose hetuar edhe ndarjet dhe dallimët e thella (esenciale ose substanciale) në mes etikës dhe politikës.

Ndaj, sipas Nikolla Maiavelit dhe Shën Tomës (Akuinskit)- politika është pjesë e rëndësishme ose kryesore e përvojes, aftësisë ose zgjuarësisë njerëzore, intelektuale, profesionale ose politike, gjegjësisht, "ars prudentia" dhe "prudentia regnativa".

Në epokën e re moderne ose bashkohore, me krijim e kushtëve dhe rrethanave të reja shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, historike, shkencore, kulturore, industriale, tregtare, ekonomike dhe të tjera: Ndryshuan edhe idetë, teoritë, konceptët ose definicionet e ndryshme në favor të ngjarjeve ose zhvillimëve të njohura revolucionare, evolutive, restauruese ose empirike.

Në Francë dhe Angli si për shëmbull, qyshë në shekullin XVI, kishin filluar të ndjehëshin dhe hetohëshin dallimet ose ndryshimet e mesipèrme.

Sipas Thomas Hobsit, politika ose çdo gjè politike, nuk janë të natyrshme ose natyrale, por produkt ose prodhim artificial ose mbipopullor i vullnetit dhe fuqisë absolute të pushtetmbajtësve ose sundimtarëve të ndryshëm, të cilëve nuk iu nevojitët vullneti hyjnor ose "shteti i Zotit" (civitas Dei), si dhe "vullneti qytetar" ose popullor, por sundimi ose pushteti absolut. "Auctoritas, non veritas facit legem" .

Albin Kurtit dhe qeverisë së tij (1) si duket, dikur i bën puç ose grushtet politik në Kuvendin e Kosovës, nëntoka politike, gjegjësisht krimi i organizuar, kontrabanda, korrupsioni, trafiku dhe prostitucioni politik ose parapolitik së bashku me qarqët ose "forcat" e ndryshme retrograde, reaksionare, parabolike dhe diabolike. Kush e di...!?

Michael de L' Hospital dhe luteranisti i njohur, H. Arnesius, do i veçonin dikur fushën ose terrenin e njohur të parapolitikës si qytet -shteti i jetës (civitas) nga politika e pushtetit ose qeverisjes ( res-publica) mbi të cilat sipas tij ngritët dhe krijohet politika e shtetit dhe pushtetit.

Përderisa, sipas J. Althuizusit, "politika është art ose mjeshtëri e jetës së përbashkët shtetrore, nacionale, klasore, sociale etj."

Ndërkohë që sipas Makiavelit, Rusoit (Rousseaue) dhe të tjerëve: "politika dhe morali politik, ishin të mundur vetëm me hartimin (përpilimin), formulimin dhe firmosjen e një traktati, marrëveshjeje ose kontrate të re sociale dhe politike mbi të cilën do vihëshin bazat ose themelët e reja të sistemit, pushtetit, komunitetit ose bashkësisë së gjithëmbarëshme shoqërore, qytetare ose politike.

Ndonëse, në shekullin XIX dhe XX , kanë dominuar ose ambivaluar tre (3) ide, teori, koncepte, definicione ose botëkuptime politike: Koncepti ose botëkuptimi i njohur etatist dhe egalitarist, sipas të të cilit 'politikë ose politike është e tërë ajo që bën dhe i takon vetëm shtetit', e dyta 'politika është e lidhur ngusht me pushtetin ose efikasitetin e autoritetit të shtetit ose qeverisë' dhe e treta: 'politika duhet kuptuar si term, nocion, proces, definicion, narratib dhe obligim kontemplativ, evolutiv, empirik dhe dinamik. Pa i harruar këtu edhe konceptët ose botëkuptimet tjera etatiste ose egalitariste mbi mendimin dhe vetëdijen shtetrore, nacionale dhe politike me anè tè "teknikès sè forcès" ose fuqisè sè shtetit dhe pushtetit" etj.

E kaluara ose historia kanë dëshmuar shpesh se rrobat ose kostumët e liderit ose politikanit të lartë, nganjëherë mund të jenë shumë të mëdha e nganjëherë tjetër shumë të vogla ose shumë të ngushta në trupin ose organizmin e përbashkët të kombit dhe atdheut.

P. S. Ata shqiptar që jetojnë në Kosovë, e blejnë bukën 5O cent, ndërsa ne "shatzat" ose "gerrnaçat" e diasporës, nga "çallmi" ose "salltaneti i madh", hamë djath me shumë se bukë, ose i paguajmë nga 5 euro për një kg bukë!

A dini pse (përse)?

Sepse, i kemi çallmin, inatin dhe budallallëkun, shumëherë më mëdhenjë, se sa centimetrat e trupit ose mikromilimetrat trurit...)))

Prandaj, "nata për të mençurin ose për të diturin, është një ditë me herët, ndërsa dita ose drita, një natë me pak.", siç tha dikur Talesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat