Shkoi Dulla dhe erdhi Dula, apo shko e eja si Adem Peja....?!

Opinione

Shkoi Dulla dhe erdhi Dula, apo shko e eja si Adem Peja....?!

Nga: Agron Shabani Më: 21 gusht 2021 Në ora: 14:56
Agron Shabani

Duke i parë, lëxuar, studiuar dhe analizuar ngjarjet dhe zhvillimët e përgjithme paradokaale, turbulente, reaksionare dhe anakronike në Kosovën e paraluftës dhe pasluftës: Lirishtë mund të thuhet se në Kosovë përmes "lustracionëve", abolicioneve, konvertimëve, rezignacionëve, frustracionëve, akrobacioneve, shablonëve dhe makinacionëve të ndryshme përverse, ataviste, abondonuese, pseudoreformatore, anarkoteorike, pseudoshkencore, subkoshiente, kontrakulturore, antidemokratike, kontrarevolucionare dhe antidemokratike etj., u ndryshuan sistemet (pushtetet) dhe klikat e ndryshme sundimtare, pushtetmbajëse ose politike, por jo edhe njerëzit, soganet, fiksionet, recidivet dhe mentalitetët e njohura despotike, autoritare dhe totalitariste.

Nga kjo rezulton se "pushtimi serb ishte i mirëseardhur për një pjesë të madhe të sundimtarëve të ri të Kosovës" në kuptimin e asaj se nga ai sistem (regjim) dhe mentalitet represivë, despotik, autoritar dhe toralitarist, Kosova dhe shqiptarët kanë

lënguar nepër shekuj ose dekada!

Ligjet, trendet, tarifat, kushtet dhe "standardet e reja revolucionare dhe demokratike" që i vendosën "apostujt e lirisë" së bashku me "kalorësit" ose "gardianët e bërjes së shtetit" me tespih, urata, sehire ose hajmelia të ndryshme "pacifiste" ose "gandiste", ishin të njejta ose analoge me ato të regjimit kriminal dhe gjakatar të Millosheviçit etj. 

Në rrafshin social dhe ekonomik sidomos. 

Kështu që "kullakët e kuq" nga qyteti, sa çelë e mbyllë sytë u substituuan ose zëvendësuan me çifçinjët dhe çipçinjtè e ri të ardhur nga fshatrat ose provincat e ndryshme kosovare si "zeus" ose "zotërinjë të ri" të shtetit dhe pushtetit kosovar. 

Të "korrurat dhe tè vjelurat"e tyre shin të jashtë­za­konshme në kuptimin e kapjes së shtetit dhe pushtetit, gjegjësisht, klanizimit, uzurpimit, fosilizimit, tribalizimit, privatizimit dhe monopolizimit të përgjithshëm të­ lirisë (çlirimit), shtetit, pushtetit, pronës, pasurisë dhe moralit të përgjithshëm shoqërorë ose qytetarë.

Të gjitha këto masa, sollën një mirëqenie të përgjithshme për sundimtarët e ri të Kosovës dhe tarafet e tyre gjithandej, gjegjësisht një përbuzje, injorancë, skamje ose varfëri të skajshme për shtresën urbane ose qytetare të Kosovës që shihëshin (shikohëshin) si "bejlerë, agallarë" ose "kullak të kuq" të ish sistemit monist ose jugokomunist në Kosovë. 

U zhdukë tërësisht klasma e mesme në Kosovë, ku ngelën vetëm dy klasa ose kategori qyetare ose sociale: Tè pasurit ose milionerèt institucional dhe funksional dhe tè varfèrit ekstrem. 

Ndërkaq, edhe intelektualët politikë ose politikanët intelektual së bashku me akteret ose protagonistet e elitave shkencore, kulturore ose intelektuale të Kosovës, e kishin braktisur skenën politike ose politikëbërëse të Kosovës dhe nuk ishin më aty si dikur. 

Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të Kosovës që karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eks­perimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize. Por, jo! 

Kjo frymë dhe kjo metodë, u zhdukë si dukët në fetus ose embrion. Shkaqet kryesore akoma nuk dihen?

Ndërkohë që edhe mendimet, bindjet, insinuatat, spekulimet, parullat, sloganet, banderollat, replikat ose polemikat e ndryshme mbi UÇK-së dhe luftës çlirimtare dhe patriotike në Kosovë, paraqesin rastin e një manipulimi ose falsifikimi flagrant të origjinës dhe vet historisë së lavdishme të UÇK-së.

Mos të flasim këtu mbi tendencat e ndryshme hipokrite, paradoksale, reaksionare dhe anakronike mbi rajonalizimin, partikularizimin, privatizmin, klanizimin, fosilizimin, instrumentalizimin, majorizimin, familjarizmin ose monopolizimin e luftës heroike dhe patriotike të UÇK-s. Sidomis mbi ndarjen e saj në "pjesën rurale" dhe në "pjesën urbane"! (....)

Se këndejmi, duke i vërejtur dhe hetuar në krye të herës tendencat, paradokset dhe ""standardet" e mesipërme pë­rverse, retrograde, reaksionare dhe anakronike në Kosovën e pasluftës: Të nxitur dhe stimuluar edhe nga Serbia, Rusia dhe Turqia, vasalët, mercenarët ose agjentët e tyre u trafikuan dhe kontrabanduan në hallkat ose zinxhirët kryesorët kryesorë të shtetit dhe pushtetit kosovar.

 

Kjo edhe me dorën e zgjatur dhe kokat e përulura dhe fare boshe të disa ish komandantëve ose udhëheqësve të UÇK-së.

 

Ndonëse edhe Kosova e re së bashku me "popullin e ri kosovar" të "dalur ose lindur nga lufta" dhe "kushtetuta e Ahtisarit & Company".. ku ishin (janë) të përziera ose gërshetuara kombe, etnitete, minoritete, kultura dhe ideologji të ndryshme me të gjitha ndryshimet dhe specifikat e tyre: Përbënin një terren ose  "kompaktësi dhe tërësi" të rrallë në kuptimin e një konglo­merati ose "përzierje frytdhënëse" të kombeve dhe kombësive tè ndryshme, ku kanë "bashkëjetuar paqësisht" të gjitha ideologjitë dhe tradi­tat e mundshme nacionale, etnike, fetare, kulturore, politike, ushtarake (luftarake), historike, gjeografike etj. 

 

Kështu  që "rrënjët e kulturës dhe civilizimit të lashtë iliro-shqiptar nè Kosovë (Dardania Antike)- nuk ngelèn vetèm me origjinë shqiptare, por gjithashtu edhe serbe, turke, boshnjake, rome, gabele ose cigane etj. Kjo për faktin se në kuadër të shtetit, pushtetit dhe "popullit të ri kosovar" të gjithë u deshtë të punojnë, sundojnë ose qeverisin së bashku sipas "planit" ose "pakos ligjore" të Mahti Ahtisarit.

 

Ndër­kaq, edhe më i çuditshëm është fakti se si serbët edhe sot e kèsaj dite e konsi­derojnë vetveten përcjellës të drejtpërdrejtë dhe të pandër­prerë të civilizimit të lashtë të Kosovë­s ose Dardanisë Antike. Duke e quajtur Kosovës si "Jerusalem ose djep të kulturës serbe! 


Kjo deshmonë qartë se një pjesë e madhe e popullit dhe lidershipit serb, akoma janë të zhytur ose fundosur dikund thellë në vetminë ose errësirën e madhe të egoizmit, nihilizmit dhe paditurisë së përkthyer në muzguj ose hije të lugatëruara mesjetare, primitive ose arkaike, dhe kërkojnë përmes vrimës së gjilpërës të "drejtën" ose të "vërtetë­n" e tyre "morale, kulturore dhe historike" në Kosovë!


Ndryshe nga kjo, kultura dhe civilizimi i lashtë i iliro-shqiptarëve në Kosovë (Dardani), Shqipëri dhe gjithandej në Ballkan dhe më gjërë që i urrejnë dhe mohojnë aq shumë serbët, rusët, turqit dhe ca popuj të tjerë lindorë ose aziatikë, gjithëmonë janë çmuar dhe vlerësuar me nota të larta ose superlative nga mendjet e ndritura të shkencës, kulturës dhe historisë perëndimore. 


Profeti Muhamet i cituar nga analet ose kronikat e ndryshme të historisë ndërkombtare, në një rast thotë se: "Të dobishëm janë vetëm ata popuj ose ata njerëz që mësojnë dhe i mësojnë të tjerët, kurse të tjerët (jashta tyre) janë të dëmshëm, domethënë, prej tyre nuk ka dobi". (Fund i citatit.)


Kjo do thotë se etja dhe uria e kosovarëve për lider ose politikan dhe diplomat të ditur (intelektual), profesional, kompetent, asnjëherë nuk kanë qenë më të mëdha, aditive, imediate ose alarmante.

 

E jo për politikan, diplomat ose kryediplomat të ndryshëm (bla-bla-bla e tra-la-la), të cilëve me ua lypur ose kërkuar trutë edhe me qyski, tarrakop, laser, teleskop, mikroçip ose mikroskop, nuk ua gjeni dot.

 

Kot se koti!

 

Ndërkohë që formulat ose ekuacionet ushtarake, politike ose diplomatike të Serbisë, Rusisë, Turqisë ose dikujt tjetër-kundër Kosovës dhe shqiptarëve, gjithëmonë kanë qenë me shumë të panjohura dhe të papritura.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat