Viti 2022, sfidat e Bashës dhe të Partisë Demokratike

Opinione

Viti 2022, sfidat e Bashës dhe të Partisë Demokratike

Nga: Skënder Kapiti Më: 4 janar 2022 Në ora: 20:35
Skënder Kapiti

Në fillim po i pyes ata të cilët  duan ashtu si dua edhe unë që një minut e më parë që të largohet Edi Rama si kryeministër me gjithe qeverine e tij, po u pyes se nese ta zëmë se Berisha e merr PD-në dhe bëhet ai kryetar, kjo gjë a nuk i shërben  më shumë se gjith të tjerëve së pari  Edi Ramës dhe Partisë socialiste. Pra Berisha si do përballej me socialistët të cilët do t’i thonë ik ore pse me ty do merremi e bisedojmë me një të shpallur “non grata” nga SHBA,dhe po kështu edhe SHBA-të kanë edhe deklaruar se nuk mund të bisedojnë me një të shpallur të padëshirueshën në SHBA.

Dhe në një situatë të tillë nese ndodh a paramendohet se do të vijë ne pushtet PD-ja me Berishën kryetar apo dhe me ndonjë të përzgjedhur prej tij?!

Kjo do t’i shërbente Edi Ramës,por nuk do të ndodhë sepse Basha ka përkrahjen e SHBA-ve.

Mjerim  për ata intelektualë të painformuar që nuk po e kuptojnë, dhe mjerim  për ata intelektualë të paguxim dhe për ata të korruptuarit që bëjnë sikur nuk e kuptojnë kete.

Sfidat e Bashës dhe të Partisë Demokratike janë: dhënia fund e regjimit berishist në PD dhe ndëshkimi e dëbimi sa me shpejt nga pushteti i regjimit të Edi Ramës.

Basha dhe Partia Demokratike ka përballë të gjithë llumin, hajdutërinë dhe korrupsionin oligarkiko- gjithpolitik të politikës së vjetër.

Foltorja e Sali Berishës ngjan shumë me ato tribunat politiko-ndëshkimore të masave dhe të zyrave të ishbyroistëve të Partisë Punës së Shqipërisë me lincime e herezira shpifjesh, akuzash, zbulimesh e ndëshkimesh ndaj elementëve antiparti në kuadër të zhvillimit të luftës së klasave për t’i zgjatur jetën regjimit.

Berisha thonë disa opinionistë pro tij është i fortë në opozitë por dështak në qeverisje.

Atëhere cfarë i duhet ky Shqipërisë, kur në opozitë është “i fortë” sepse kritikon duke sharë e shfryrë egersisht por që më shumë edhe mashtron, gënjen, manipulon e premton rrejshëmn  e kur vjen në pushtet korrupton, pengon demokracinë dhe drejtësinë, pra   dështon, dhe prej këtyre mori edhe ndëshkimin si person “non grata” në SHBA.

“I fortë” ishte edhe regjimi antihuman , ai i izolimit dhe ai antiamerikan i Enver Hoxhës, regjim i cili u kushtoi shumë shtrenjtë shqiptarëve të cilëve diktatori u drejtohen se barë do hamë dhe marksizëm-leninizmin nuk e tradhtojmë.

Mirëpo opozita, Partia Demokratike e drejtuar nga Z. Basha nuk ka pse të qëndrojë në opozitë për hatër të interesave të pushtetit dhe të korrupsionit të një individi si Berisha dhe  të disa individëve rreth tij.

Një parti apo një pushtet i cili i shërben një individi apo një grupi interesi pranë tij, ajo parti  është dhe bën  politikë regjimi, regjim i cili po përpëlitet deri me kërcënime dhe deri edhe  me ultimatume për ta uzurpuar PD-në, e për ta pasur atë strehë politike për të mbrojtur korrupsionin.

Prandaj Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i 18 Dhjetorit 2021 i dha fund frymës berishiste të regjimit.

Mirëpo i dalë boje, tashmë  karizmatizmit populist të  tij  nuk i premton as koha dhe as nuk  besojnë më se do të fitojë  edhe kjo farë foltorja mashtruese e zhurmuese e tij për të kapur Partinë Demokratike e për ta mbajtur peng për interesa të veta PD-në dhe demokracinë në Shqipëri , pasi nuk është më kryetar diktator i PD-së, dhe se tjetra dhe më kryesorja ai e ka damkën e zezë “non grata” nga SHBA-të.

Pra fundi politik i Berishës  dhe i atyre të cilët ia kanë parë hajrin atij është dhe erdhi si  i pashmangshëm.

Ultimatumet e fundit janë shenja të dështimit por janë më shumë edhe frikëra e panik që po i përdor tabori i Berishës   për të frikësuar të tjerët, ata të cilëve ai u frikësohet dhe që i urren.

Berisha sot urren më shmë Bashën dhe nuk dëshiron ngritjen dhe fitoren e Partisë Demokratike, sepse një triumf i PD-së  pa Berishën jo vetëm si  kryetar por as si antar të saj, për Berishën kjo përbën humbjen dhe diskreditimin me  të madh gjë të cilën ai e konsideron si fatkeqësinë më të madhe të karrierës së tij. Ai nuk e ka hallin as  te Edi Rama, as te “Open Ballkani” dhe as te korrupsioni dhe poshtërësite e keqqverisjes Rama, as te mosintegrimi por ai e ka hallin  te PD-ja pasi nuk e ka më pronë dhe as zyrë avokatie e përmbarimi politik të tij.

Paralajmërimin për fundin e regjimit politiko-korruptiv dhe autokratik e anarkodemnokratik të berishizmit e dha shpallja “non grata” nga SHBA  për Sali Berishën.

Si kunderveprim regresiv ndaj kësaj berishizmi ndermori një farë lëvizje foltoriste e intriguese që kulmoi me dy farsa pseudemokratike , të një farë mitingfoltoreje dhe të një farë referendumi anti-PD e anti-SHBA.

Djallëzia dhe hipokrizia e kësaj aventure dështake e dëshpëruese të ketij konglomerati korruptiv maskohen në emër të rithemelimit e të rikthimit të sovranitetit të PD-së ku objektiv sulmi u bë Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha si dhe kryesia e PD , Znj. Duma, Tabaku e Z. Bardhi, Alibeaj etj.

Kjo perdoret nga Berisha si maskë, pasi Berisha inatin dhe urrejtjen e kishte dhe e ka me SHBA, pse ato ia bënë atij publik korrupsionin, avokatinë për korrupsionin si dhe pengimin që Berisha i ka bërë demokracisëe shqiptare.

“Non grata” amerikane e nxori faktikisht Berishën jashtë politikës dhe nuk kishte pse Basha dhe Partia Demokratike ta mbronin Berishën dhe t’i kundërviheshin SHBA-ve për interesa të Berishës dhe të grupit të interesit rreth tij, që janë rrjeshtuar në pararojë të foltoreve si vepronin dikur pionerët dhe vullnetarët e Enverit.

Edhe protesta  që u organizua nga Berisha me motivin kundër vizitës së Presidentit serb Vucic, në fakt nxori zbuluar falsitetin si të mitingfoltores së 11 Janarit 2021 ashtu edhe atë referendumin e 18 Dhjetorit 2021 pasi në atë miting maksimumi mund të ishin 1 mije e 500 protestues. Dhe nuk u panë ata 44 mijë referendarët që me kinse e përjashtuan Bashën.

Berisha është konsumuar dhe nuk mund të fabrikojë më alternativë besueshmërie  antikorrupsioni, për drejtësi  e as për demokraci e rrjedhimisht as alternativë patriotizmi pasi atë e ka konsumuar qënia e tij në pushtet,  koha dhe tashmë e ka nxjerrë jashtë loje  “non grata” amerikane.

Partia Demokratike ka kapacitete, mundësi, energji dhe talente për ta nxjerrë Shqipërinë nga gropa e korrupsionit dhe e prapambetjes ku e ka zhytur vëndin politika e vjetër.

Sa më shumë kalojnë ditët, gjithnjë e më shumë po tkurret e po braktiset foltorja e Berishës , sa që mund  të përfundojë në një shoqatë politike nostalgjikësh e përfituesish të kohës së shkuar të Berishës.

Krahas fundit të berishizmit në PD, do të vijë pashmangshëm edhe fundi i regjimit korruptivo-kriminal i regjimit të Edi Ramës, regjim i cili padrejtësisht po vazhdon të qeverisë në mandatin e tretë me votat e blera nga paraja e pisët e korrupsionit dhe e vjedhjes së parasë publike.Me dëbimin e regjimit të skadaleve te qeverisë Rama nga pushteti Shqipëria del nga tranzicioni dhe shkëputet nga politika e vjetër e cila po e mban peng Shqipërinë, zhvillimin, demokracinë, ligjin dhe integrimin që prej 30 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat