Krimet serbe ndaj hebrenjve

Opinione

Krimet serbe ndaj hebrenjve

Nga: Daut Kelmendi Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Serbia ishte e para që qysh në vitin 1941kishte ngritur në Evropë kampet e përqendrimit, kurse ishte e para në Evropë që i kishte dërguar telegram Rajhut të tretë në Prill të vitit 1942 me përmbajtjen: Serbien ist Juden frei ( qe do të thotë Serbia është pastruar nga hebrenjtë). Në Vozhdovac afër Beogradit në dhjetorë të vitit 1941ishte kampi i parë i përqendrimit në Evropë që mbante prefiksin si kamp i përqendrimit hebrenj. Gjatë muajit dhjetorë vitit 1941,në këtë kamp u grumbulluan të gjithë hebrenjtë që kishin jetuar në Beograd. Për këtë qëllim ishte formuar policia special për zbulimin dhe burgosjen e hebrenjve. Gjatë muajit janar dhe shkurt të vitit 1942 në këtë kamp u vranë 8.000( tetë mijë hebrenj).

Në Serbi konstruktuan dhe patentuan kamionë special me gazë të quajtur “Dushegubka” (që do të thotë vrasës i shpirtit).Sipas statistikave mekëta kamion u vranë afro 68.000 (gjashtëdhjetë tetë mijë hebrenj).Të gjithë këta hebrenj u varrosën në varrezat masive në lokacionin e quajtur Jajinci afër Beogradit.

Serbia ishte kampion i Evropës në shpejtësinë dhe përkushtimin që kishte treguar në vrasjen dhe zhdukjen shpejtë të hebrenjve.

Sipas statistikave deri në qershor të vitit 1942, Serbia kishte vrarë e masakruar afro 86% të hebrenjve që në atë kohë kishin qenë në Serbi.

Këtu do të bëjmë një krahasim në mes të Italisë fashiste dhe Serbisë. Edhe pse Italia ishte shtet fashist, në Itali shpëtuan mbi 75% e hebrenjve kurse në Serbi vranë 86% e hebrenjve.

Hebrenjtë që arritën të ikin nga Serbia në Kosovë për të iu shpëtuar masakrave serbe, me ndihmën e shumë familjeve të shqiptarëve të Kosovës arritën të kalojnë në Shqipëri. Shqiptarët e Kosovës rrezikuan jetën e tyre dhe familjeve të tyre duke ndihmuare duke shpëtuar shumë hebrenj që kishin ikur nga dora gjakatare serbe. I vetmi faj i këtyre njerëzve të persekutuar ishte se ishin hebrenj.

Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë ku numri i hebrenjve ishte dhjetëfishuar gjatë luftës se dytë botërore. Përfaqësitë konzullare shqiptare kishin marrë një rekomandim intern që t`iu jepen viza turistike hebrenjve nëpër Evropë kinse për të vizituar Shqipërinë,e kjo ishte në fakt mënyrë për të shpëtuar nga vrasjet që ishin duke ndodhur anë e kënd Evropës së pushtuar nga fashizmi. Për kontributin e dhënë në shpëtimin e hebrenjve Deni Dayan propozon që populli shqiptarë të shpallet si popull bujarë e fisnik në mes popujve.

Tani në këtë kohë Serbia trumbeton dhe mundohet ti mbulojë krimet ndaj hebrenjve duke paraqitur veten kinse si viktimë. Serbia vrau edhe shtetas amerikanë në vitin 1999 duke i varrosur në varrezat masive në Batajnicë afër Beogradit. Është për tu çuditur sesi Serbia edhe pas 23 viteve nuk i dënoi vrasësit të cilët ekzekutuan shtetasit amerikan vëllezërit Bytyqi. Ai që i vrau në vend se të dënohet u avancuar nga grada e kolonelit në gradën gjeneral dhe sot e atë ditë jeton ilirë në Serbi. Dollarët që i morën nga Serbia 16 kongresmenët janë dollarë të përgjakur nga dora e vrasësve, dhe pavarësisht letrat që i nënshkruan e dërguan presidentit Biden, NUKMUND TË I LAJNË DUARTE PËRGJAKURA TË SERBISË DERI NË BRRYL. Me nënshkrimin e kësaj letre ata jo që e komprometuan vetën por edhe organin që e përfaqësojnë d.m.th. vetë zemrën e demokracisë botërore pra Kongresin Amerikan.

Mendoj se është obligim i të gjithëve e sidomos i hebrenjve që të shkruajnë për këto krime të llahtarshme të serbëve kundër hebrenjëve dhe të i dekonspirojnë këto rrena të Serbisë.

Duke i ditur të gjitha këto veprime të Serbisë dhe kontributin saj në vrasjen dhe masakrat e hebrenjve, por edhe të tjerëve në ish Jugosllavi, ELI ËIZEL nobelist hebre dhe i mbijetuar i kampit të Aushvicit e kishte përkrahë fort dhe pa rezervë presidentin Klinton për bombardimin e Serbisë në vitin1999, në mënyrë që të ndalë zhdukjen dhe shfarosjen e popullit shqiptarë të Kosovës.

Mendoj se letra qe iu ka dërguar Dr Bislimi16 kongresmenëve perkrahëse Serbisë ka një peshë dhe rëndësi shumë të madhe në momentin kur Serbia me anë të manipulimeve, rrenës, por edhe me para po mundohet të tregojë veten si demokrate e pro amerikane e në të vërtet punon kundër Amerikës e interesave të saj në tërë Ballkanin e çdo kund kur jepet rasti. Këso letra si të zotit Bislimi duhet të shkruajnë edhe shoqatat e tjera shqiptare në Amerikë. Këso letrash duhet dërguar edhe kongresmenëve dhe senatorëve tjerë duke i njoftuar me letrën e turpshme të kolegëve të tyre drejtuar presidentit Baiden e në të cilën e lartësojnë Serbinë, e cila në Ballkan është vetëm një protektorat rusë dhe asgjë mete për. Të shkruash të vëren dhe të ju thuash amerikanëve se e zeza është e bardhë është vërtetë marrëzi.

Unë këtu mund të them pa rezervë se në botë nuk ka asnjë popull pro-rus se që janë serbët. Përkundër tyre mund të them pa rezervë se nuk ka në botë populli më pro-amerikan se shqiptarët.

Në Serbi kemi një sistem totalitarë sikurse ai në Kine, Rusi e Bjellorusi ku një njeri është president, parlament, qeveri, një sistem PURO diktatorial pa opozitë në kuvend. Të vetmen opozitë e paraqesin dy deputet shqiptarë dhe tre boshnjak. Deputetët shqiptarë janë në procese gjyqësore për shkak të deklaratave në Kuvendin e Serbisë ku fjala e lirë është e ndaluar. Pra kjo është Serbia demokratike të cilën e përkrahin 16 anëtarë të Kongresit Amerikan zemrës së demokracisë botërore.

Pavarësisht tentimit të këtyre kongresmenëve që Serbinë ta paraqesin si parajsë të demokracisë,presidenti Biden i ka informatat dhe e di fort mirë se kush janë serbët dhe Serbia dhe çfarë sistemi diktatorial sundon brenda saj. Presidenti Baiden di për krimet e serbëve dhe Serbisë duke filluar nga Kroacia Bosnja dhe Kosova, krime të cilat Serbia i mohon dhe nuk i pranon,bile nuk kërkon as falje, që është një gjest pendimi. Derisa Serbia e mban këtë pozicion të mohimit të krimeve dhe i lartëson kryerësit e krimeve dhe nuk i dënon kriminelet, përzihet në punët e brendshme të shteteve fqinje duke i promovuar interesat e Rusisë në Ballkan,ajo duhet izoluar çdo kund dhe në çdo hap. I vetmi qëllim i Serbisë tani është që të shfrytëzojë sa më shumë fonde nga BE-ja kurse sa i përket integrimit në BE, ai është një formalitet sepse Serbia nuk është e interesuar as për integrim e as për marrëveshje me Kosovën sepse këtë nuk e do Rusia. Jam thellësisht i bindur se po që se i ofrohet sot Serbisë integrimi në BE, ajo do ta refuzonte sepse integrimi i Serbisë në BE nuk është interes i Rusisë. Rusia me anë të agjentëve të saj i kontrollon të gjitha shërbimet sekrete në Serbi si ato policore ashtu edhe ato ushtarake, dhe kur të dojë mund ta eliminon presidentin e Serbisë nëse nuk iu bindet urdhrave ruse. Vuçiq e di mirë si ka përfunduar kryeministri pro- perëndimore Gjingjiq që deshi Serbinë ta orientojë kah perëndimi. Mu për këtë asnjëherë nuk u hetua prapavija e vrasjes së tij.

Si përfundim:

Mendoj se është koha e fundit që bashkë udhëheqësve të Ligës Shqiptaro - Amerikane zotit Joe Dioguardi dhe zonjës Shirley Cloyes Dioguardi të iu ndahet mirënjohje nga presidentja Vjosa Osmani për punën e palodhshme dhe kontributin e jashtëzakonshëm për çështjen e Kosovës në Amerikë.

Nuk duhet humbur kohë dhe energji në bisedimet me Serbinë derisa nuk i pranon krimet e kryera ndaj shqiptarëve përgjatë 121 viteve. Derisa nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe kompensimin e dëmeve të luftës. Derisa presidenti i Serbisë nuk përkulet para viktimave të masakrës serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz, dhe derisa iu mohon të gjitha të drejtat shqiptarëve të Luginës së Preshevës, nuk ka pajtim me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat