A veproi mirë apo jo Albin Kurti me rikthimin e Arben Vitisë në postin e ministrit të shëndetësisë?

Opinione

A veproi mirë apo jo Albin Kurti me rikthimin e Arben Vitisë në postin e ministrit të shëndetësisë?

Nga: Faton Mehmeti Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 19:41
Autori Faton Mehmeti

Rifat Latifi ishte i vetmi ministër në qeverinë Kurti 2, i mirëpritur edhe nga opozita në fillim të emërimit të tij. Pastaj dihen akuzat më tepër subjektive se objektive. Tanimë janë bërë tre muaj nga dorëheqja e tij, shëndetësia ishte udhëhequr nga ushtrues detyre.

Pas tre muajve rikthehet në krye të ministrisë së shëndetësisë Arben Vitia, dy herë ish ministër. Të kujtojmë se në fillim të pandemisë, Arben Vitia ishte ai që mori vendime të forta, të cilat ndikuan që vendi mos të kishte numër të lartë të infektimeve, po flasim për ministrin Vitia në qeverinë Kurti 1. Derisa në qeverinë Kurti 2 duket se ishte i shpërqendruar në garën për Prishtinën, të cilët nuk e fitoi dot.

Me ministër Vitia, Kosova ishte lavdëruar edhe në botë për menaxhim të mirë të pandemisë. Ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, në qeverinë Kurti ka qenë ministri më i popullarizuar, më i vlerësuar për shkak të menaxhimit të mirë që i bëri situatës me Covid 19 në fillimet e saja.

Arbeni, aq shumë mori lëvdata sa edhe votuesve të partive tjera u vinte keq që Vitia bashkë me qeverinë u rrëzua në periudhën më delikate, me që rast edhe situate me Covid ishte nën kontroll. Kthimi i z. Vitia në krye të shëndetësisë nuk është aq pa rrezik duke pasur parasysh vështirësitë e mëdha në këtë sektor, me një ministër të paragjykuar e të kritikuar. Arben Vitia ka rastin unik për të demantuar të gjitha kritikët me punë, pra dyshimet t'i hedh poshtë me punë të mirë.

Reformat e thella janë elementare dhe shumë të rëndësishme. Albini mund të ketë bërë mirë ose jo me emërimin e Arben Vitisë këtë vetëm koha do e dëshmojë.

Nëse do të jetë Arben Vitia në Kurti 1 s’ka dyshim se rezultatet s’do të mungojnë, ndonëse i plagosur pas humbjes në garën për të parin e kryeqytetit, Vitia duhet të hyjë me vullnet të fortë për të rikthyer gjërat në rrugën e mbarë jo vetëm për vetën por edhe shëndetësinë tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat