A ka shpresë në shërimin e Serbisë!

Opinione

A ka shpresë në shërimin e Serbisë!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 2 janar 2023 Në ora: 12:18
Sherif Ramabaja

Derisa Serbia ishte tërbuar në vitet e 80 dhe zhvillonte aparteid ndaj shqiptarëve, kishte dal si feniksi Ibrahim Rugova i cili politikisht luftonte për mbrojtjen e popullit të tij  dhe në anën tjetër, e informonte botën për këtë sëmundje të fqinjëve tanë.

Në vitet e 90, serbët ishin përgatitur t´i sulmonin të gjithë jo serbët në ish Jugosllavi. Që nga ajo kohë u vërejt se kishim të bënim me një pacient të sëmurë, për të cilin shqiptarët me shekuj kishin paraqitur dëshmi, po askush nuk i merrte seriozisht. Kryesisht rajoni ballafaqohej me një pacient të rrezikshëm, që kishte një diagnozë të pashëruar.

Kjo diagnozë këtë popull e kishte shoqëruar gjatë shekujve, po fatkeqësisht po  e përcjell edhe në shekullin 21, dhe pikërisht edhe në vitin 2023 në të cilin sapo kemi hyrë.

Çështja është se kush mund ta shëroi këtë popull nga një sëmundje e tillë megalomane, jo shëruese?

Ekzistojnë ndoshta shumë mundësi për ta ndihmuar një pacient të tillë, po shumë konsiderojnë që vetëm masat radikale, ndoshta do ta ndihmonin një pacient të tillë që të shërohej.

Mënyrë më e mirë do të ishte që pacienti të shfaqte vet dëshirë për shërim, prandaj me sukses do të fillonte faza e parë e terapisë, në të kundërtën gjërat do të ashpërsoheshin me pasoja katastrofale.

Institucione, intelektual dhe ekspert mundohen që t´i përshkruajnë shkaqet dhe arsyet se pse pacienti nuk po fillon me procesin e shërimit.

Një mendim i përgjithshëm është se: derisa shtetit i prijnë ish pacientët që vetë popullin serb e kishin nxitur dhe zhytur në luftën e viteve 90 dhe po ashtu të njëjtit e drejtojnë sërish politikën shtetërore të Serbisë, nuk pritet shërim i këtij populli.

Bashkësia ndërkombëtare shpesh nuk merret me shkaqet dhe pasojat, po sipërfaqësisht mundohet vetëm plagët t´i kuroi, pa u marr me shërimin e  plotë të tyre.

Ne jemi dëshmitarë se si Putini në pamundësinë për ta pushtuar popullin ukrainas, po e zhvillon taktikën e tokës së djegur.

Ai jo vetëm që po mundohet ta shkatërroi tërësisht kombin ukrainas 40 milionësh, po në të njëjtën kohë ai po paraqitet edhe si armik i vetë popullit të  tij. Vetëm izolimi i Rusisë nga perëndimi, paraqet një çmim tejet të lartë për këtë shtet.

Ky shembull do të mjaftonte për t´u zgjuar nga gjumi populli serb, po si duket edhe këta sëmundja i ka mbërthyer aq fort, sa do ta kenë vështirë të shërohen.

Me një diagnozë të tillë fatale herë mësyjnë në Bosnje, herë në Mal të Zi e herë në Kosovë.

Deri më sot ka munguar një barë shërues për këtë popull, po nëse asgjë nuk ndihmon, atëherë bashkësia ndërkombëtare duhet të merret me shërimin përfundimtar të pacientit.

Një mundësi është që të lirohet nga viruset e viteve 90, kur pacienti si i çartur herë mësynte djathtas herë majtas, herë para e herë mbrapa.

Mundësia tjetër do të ishte që pacientin ta izolonin, deri sa të jetë plotësisht i vetëdijshëm që e ka humbur betejën dhe të dorëzohej.

Do të ishte mirë që pa humbur kohë bashkësia ndërkombëtare edhe njëherë ta diagnostikonte pacientin në mënyrë që në bazë të diagnozës, të fillonte me terapinë adekuate të shërimit.

Përndryshe ekziston rreziku i tërbimit të pacientit dhe pasojat do të ishin të rënda për të gjithë, sepse patjetër fqinjëve të tij u imponohet intervenimi i përbashkët në mënyrë që të shpëtonin prej tij.

Shërimi më i mirë do të ishte kur populli vetë zgjohet nga gjumi dhe shpreh dëshirën t´i largoi viruset e tij nga pushteti, që po e mbajnë peng. Përndryshe pasojat më të mëdha do t´i bartin vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat