Puna e parë e qeverisë për 2023: Konfiskimi i pasurisë të politikanëve që kanë vjedhur

Opinione

Puna e parë e qeverisë për 2023: Konfiskimi i pasurisë të politikanëve që kanë vjedhur

Nga: Faton Mehmeti Më: 3 janar 2023 Në ora: 16:45
Autori Faton Mehmeti

Pas marrjes së dritës së gjelbër nga Komision i Venecias, Kuvendi ka miratuar dokumentin përmes së cilës ndihmohet në konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Ky edhe duhet të jetë prioritet i qeverisë së Kosovës në vitin 2023. Qeveria e Kosovës, më 13 tetor të vitit që lamë pas kishte miratuar koncept-dokumentin për vetting-un në drejtësi përmes së cilit synohet të forcohet sundimi i ligjit.

Vetting-u është proces i rivlerësimit të figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ka për qëllim rritjen e tyre profesionale, luftimin e korrupsionit dhe ndikimin e krimit të organizuar, politikës apo elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë. Qeveria e Kosovë i ka duart e lira në të gjitha aspektet për të filluar me konfiskim të të gjithë atyre që kanë përfituar në kurriz të të tjerëve pa meritë, jo ligjshëm. Me ligjin në fjalë pasuria, përmes tij, mund t`iu konfiskohet të gjithëve, prej qytetarëve të thjeshtë, liderëve politikë e institucional, e deri edhe zyrtarëve e tjerë të zgjedhur në institucione të ndryshme të rëndësishme, ATK, Polici, Doganë, FSK e AKI.

Madje kjo mund të bëhet pa e pritur fare aktgjykimin dënues. cak duhet të bëjnë politikanët, jo ndonjë “peshk i vogël”, megjithëse askush s’duhet të shpëtojë nga kjo gjë. Nëse qeveria nuk konfiskon pasurinë e njerëzve të fuqishëm të politikës, atëherë konfiskimi i pasurisë do të jetë gjysmak, me destinim për të dështuar.

Edhe pse konfiskimi i pasurisë së “peshqve të mëdhenj” vështirë të ndodh, pasi ata pothuajse asgjë nuk kanë në emrin e tyre, disa paratë i kanë në vende të largëta afrikane. “Klani “Pronto” komplet duhet të jetë cak i konfiskimit të pasurisë, aty është e keqja e madhe. Këtij ligji duhet t’i frikësohen ata që kanë zhvatur këtë vend tani e 20 vjet. Para kësaj duhet bërë reforma në drejtësi, Vetting në drejtësi pasi me prokurorë të klanit “Pronto” zbatimi i këtij dokumenti që do bëhet ligj është vështirë të zbatohet. Kjo është baza e parë dhe kryesore për të shkëputur vendin nga e shkuara e errët. Viti 2023 të jetë vit i drejtësisë së munguar që 24 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat