Në 24 vjetorin e atentatit ndaj themluesit & shefit të Agjencisë Kombëtare për Informim, Heroit të Kosovës, Enver Maloku!

Opinione

Në 24 vjetorin e atentatit ndaj themluesit & shefit të Agjencisë Kombëtare për Informim, Heroit të Kosovës, Enver Maloku!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 11 janar 2023 Në ora: 11:56
Enver Maloku

Në kohën e okupimit klasik të Kosovës nga regjimi i egër kriminal & gjenocidal i armikut shekullor serb, në një terr të imponuar informativ, Heroi Enver Maloku, mori mbi shpatulla shpërthimin e territ, duke themeluar Agjencinë Kombëtare të Informimit, të quajtur : Qëndra për Informim e Kosovës (QIK).

Enver Maloku në levizjen tonë nacionale për liri & pavarësi, 1989-1999, si bashkëpunëtor besnik i presidentit historik Rugova dhe n'krye të QIK-ut, paraqet profilin e intelektualit të guximshëm dhe të mprehtë, si dhe zërin autentik dhe artikuluesin unik të kësaj levizje dhe aspiratave identitare nacionale.

Njeriu që ndoqi ëndrrën e popullit të vetë për liri, punoj dhe ra për lirinë e Kosoves dhe në prag të saj nga dora e zgjatur e armikut shekullor, serbo-sllav, shqipfolës që s'ishin serb dhe as nga Serbia, por bënin punën e saj me zell.

Vrasja e Tij me atentat me 11 janar të vitit 1999, ngriu zemrat, por gjakoj lirinë në agun e saj, vetëm gjashtë muaj para çlirimit defintiv nga pushtuesit dhe invadimit triumfal të trupava çlirimtare të Alencës Veriatlantike të NATO-së n'krye me Amerikën.

Në janarin  e akullt të shqiptarëve, në muajin e acart i cili si fatum tragjik ngriu zemrat tona përgjatë historisë, që nga përjetësimi i kryezotit mesjetar, Gjergj Kastriotit-Skenderbeu, Isa Buletinit Jusufit, Bardhit e Kadriut, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, si dhe Zahiri, Hakifi dhe Edmondi, vrasja e temershme e Enver Malokut, sikur lidhë hallkat e vrasjeve n'janaret e foftë-akull, të Kolonelit Tahir Zemaj e komandant Smajl Hajdaraj n'Kosoven e çliruar prej armikut, vrasje këto që pasuan vrasjen e shkeullit, atentatin në Tiranë ndaj Ministrit të Mbrojtjes së Republikes së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi.

Enveri nuk e priti lirinë e Kosoves për të cilën u martiruzua deri n'flijm sublim, duke mos u ligështuar dhe as dorëzuar para stuhisë së fortunave të kohës, të cilave u bënte ballë me guximin e pashoq dhe qendrimin e palëkundur deri n'pëmbushjën e misionit fisnik, çlirimin e Kosoves dhe pavarësinë e saj, edhe pse kishte shpëtuar nga tentim-atentati i parë.

U vra mizorisht, n'pabesi në atentatin e dytë të organizuar, pak muaj pas të parit, por nga e njëjta dorë armike-gjakatare, por tanimë më e sofistikuar dhe më katile duke qëlluar për vdekje burrin e shquar dhe luftetarin e paepur të kauzës nacionale për liri e pavarësi, tribunin e fjales së lirë dhe të guximit intelektual, besnikun e presidentit  Rugova, Enver Maloku.

Martir i përcjelljës së vertetës absolute për Kosoven dhe shqiptarët në etnikumin gjenetik dhe pertej tij, në qendrat e vëndosjes ndërkombëtare edhe në tri gjuhë botërore ; angleze, gjermane dhe frënge.

Hero i parë i fjalës së lirë dhe gazetarisë Kosovare bashkohore, për guximin intelektual të spikatur në kohë të rënda okupimi dhe para syve të regjimit kriminal dhe gjenocidal të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Enver Maloku, pishtar i informimit dhe depertimit të fjalës së lirë ; të shkruar dhe publike, nga Kosova e robëruar nga armiku shekullor, por nga shpirti i popullit liri-kerkues i Republikes së Kosoves dhe Agjensioni Kombëtar i saj, Qendra për Informim e Kosoves (QIK-u), shef i së cilës ishte deri në vrasjen e Tij me 11 janar 1999 në Prishtinë.

Informimi dhe sistemi paralel i arsimit në Kosovë, ishin halë në sy, regjimit të Millosheviqit dhe pushtetit të instaluar në Kosovë, për çfarë Millosheviqi ishte n'siklet dhe nuk gjente mjete dhe metoda konvencionale për t'i penguar dhe zënë fymën.

Qendra për Informim e Kosoves (QIK-u), shefi së cilës ishte Enver Maloku që nga themelimi i saj n'fillim të viteve t'90-ta dhe deri të vrasja e Tij, bëri një punë kolosale në pasqyrimin dhe përhapjën e së vertetës për Kosoven të shkaktuar  nga regjimi i egër kriminal  dhe i aparthejdit serb në Kosovën martire dhe n'kërkim të lirisë.

Regjimi i Millosheviqit kishte shënjëstruar QIK-un dhe shefin e saj, Enver Maloku, andaj Sigurimi Shtetëror Serb përmes UDB-së ishte n'kërkim të metodave të sofistikuara për eleminimin e Tij, por duke kamufluar me metoda të luftes speciale anti-shqiptare dhe involvimin e shqiptarëve  në një luftë vëllavrasëse të përgaditur mirë në kuzhinat e regjimit kriminal dhe t'mbështetura në përvojën e Serbisë hegjemoniste-memorandumiane dhe  të Naqertanjes së Garashaninit, për çfarë gjeti momentin e duhur dhe shfrytëzoj në dobi të Serbisë dhe duke dëmtuar shqiptarët dhe kauzen e tyre për Liri.

Serbia i'a doli të stigmatizoj Levizjen Nacionale të Shqiptarëve të Kosoves për Liri & Pavarësi dhe Presidentin Rugova, duke eklipsuar gjithë Levizjen aktive paqëore si të dëmshme dhe jo-produktive për Kosovën dhe shqiptarët, meq nuk pranonte që të hynte në një luftë të armatosur kundër regjimit dhe këtë e bënte përmes UDB-së dhe recidiv shqipëfolës të asaj strukture të cilët mbillnin dhe kultivonin këtë klimë dhe frymë me pasoja për shqiptaret, për pasojë edhe eleminimi dhe ekzekutimi me atentat, nuk ishte më problematik dhe i pa realizueshëm, meq atentatorët ishin të bindur se viktima e tyre, ishte "armik" i shqiptarëve dhe i opsionit të çlirimit me armë dhe luftë të armatosur.

Tanimë, zhvillimet dramatike në teren dhe fokusi i Qendrave të Vendosjes Nderkombëtare mbi Kosoven, kishte imponuar dhe diktuar një çasje dhe dinamikë të atyre të cilët e shihnin si rast unik   fitilin e vëllavrasjes ndërshqiptare si qelës asfiksimi të kauzes për liri, dhe në anën tjetër, rast i volitshëm i atyre të cilët, donin që t'i hapin shtigje struktures së tyre për pushtet, të imponuar dhe diktuar me gryken e armeve dhe atentate kundër figurave të cilat i shihnin si pengesë për raealizimin e sanimeve të tyre, kryekëput anti-shqiptare dhe n'dobi të armikut shekullor.

Urdhëri për atentatin ndaj Malokut dhe tjerëve, u dha nga kupolla e krimit me seli n'Tiranë, pikërisht nga "Shtabi i Rognerit", nga ku kishte burimin e keqja për Kosovën dhe shqiptarët, u dha nga ata të cilët nuk duronin lidershipin e presidentit historik Rugova, istitucionet legjitime & legale dhe vetë verdiktin e Sovranit.

Tanimë, udhëheqësit shpirtëror të kësaj kaste anti-shqiptare, në Prishtinë & Tiranë, pasi formuan SHIK-un klandestin, ilegal dhe kriminal, Agjensinë e "lajmeve" : "Radio Kosova e Lirë" dhe sektorë tjerë tër po kësaj natyre, panë momentin e duhur në kauzën e tyre për pushtet duke atentatuar fillmisht bashkëpunëtorët e afërt të presidentit Rugova e deri të vetë tentim-atentatet ndaj presidentit historik, për të krijuar kështu efektivisht parakushtet e propagandes ideologjike të ekstremit majtistë në linçimin dhe ekzekutimin e figurave të dëshmuara nacionale në luftën për liri & pavarësi, deri të marrja e pushtetit me çmimin e vëllavrasjes.

Zoti e bekoftë Heroin, Enver Maloku dhe familjën e Tij,

Zoti e bekoftë Kosovën.

Lavdi dhe nderim veprës jetësore n'sherbim të atdheut, Heroit të Kosovës, Enver Maloku  !

f.b

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat