Epokat e Historike të Shqipërisë se Re

Opinione

Epokat e Historike të Shqipërisë se Re

Nga: Spartak Ngjela Më: 3 prill 2023 Në ora: 21:09
Autori Spartak Ngjela

Historia e Re e Shqipërisë nën një prizëm strikt historik, si bashkim kombëtar i saj, deri tani ka ecur nëpër tri epoka:

Epoka e Parë e bashkimit kombëtar të Shqipërisë është ajo që krijoi Lidhja e Prizrenit në vitin 1878.

Epoka e Dytë e Bashkimit kombëtar të Shqipërisë është pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912, ku AustroHungaria nuk ia arriti ta krijonte si shtet të gjithë Arbërinë dhe Epirin, por vetëm një shtet me 28 mijë Km2 - Shqipërinë e sotme. Kurse Kosova dhe Çamëria mbetën jashtë..

Etapa e tretë e Bashkimit Kombëtar është Pavarësia Kosovës në vitin 1999- 2008.

Dhe, prandaj, në një vështrim simbolik mund të themi se të tria Etapat kanë ecur: nga Avdyl Frashëri tek Ismail Qemali dhe, nga Ismail Qamili tek Ibraim Rugova.

Kjo është historia moderne e Shqipërisë.

I. Tani, menjëherë pasi filloi për Shqipërinë Etapa e Tretë e historisë së bashkimit kombëtar; gjithka po ecën shumë përpara në favor të historisë së saj:

Në Gadishullin Ilirik, shqiptarët, në tre mijë vjet vetëm histori ilirësh kanë pasur, domethënë vetëm historinë e tyre dhe asnjë lloj tjetër historie, prandaj shqiptarët janë etnikisht të pastër në Gadishullin Ilirik.

Pikërisht kjo, tani u shfaq si fakt historik kudo ku ka katedra universitetesh perëndimore dhe historianë të mëdhenj.

Këtë fakt historik absolut, me shekuj na e ka fshehur dhe falsifikuar aleanca e madhe sllavo-greko-ruse antishqiptare 1878 -1999. Por edhe aleatët e tyre. Ndërsa tani gjithçka shqiptare ka marrë udhën e së vërtetës.

Por ishte viti 1999 i cili, kur, me çlirimin e Kosovës, filloi të shfaqej realisht zgjidhja e çështjes shqiptare në pjesën më të madhe të territorit shqiptar të pushtuar nga Serbia. Këtu, historia e Arbërisë mori drejtimin e bllokuar barbarisht nga dhuna dhe genocidi antishqiptar i Serbisë në fazën e fundit të tyre me banditizmin barbar të Sllobodan Milosheviçit.

Ishte forca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-që me fakt real çliruan Kosovën dhe krijuan kthimin e historisë së Shqipërisë tek e vërteta e shkelur në 150 vjet gjenocid antishqiptar.

Në fakt, këtu ka filluar Etapa e Tretë e historisë së Shqipërisë.

Po Çamëria? Po Maqedonia Shqiptare? Po Ulqini, po Tivari?

Të gjitha këto janë vënë sot në rrugën e çlirimit të Botës Shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Por po pritet që, lëvizja për shqiptarizmin në këto territore, të fillojë Etapën e Katërt të historisë së re të Shqipërisë.

Po ku ka qenë mbështetur historia e shpëtimit të etnisë shqiptare në Gadishullin Ilirik?

II.

Ka qenë gjuha shqipe që mbrojti ne shekuj dhe po e mbron tani edhe shkencërisht vijimësinë historike të arbrit, të Arbërisë dhe Shqipërisë. Më në fund, tani, në historinë e qytetërimit, u njoh si e provuar se është gjuha shqipe që prodhoi forcën e madhe të fjalës shqipe, e cila tani është e provuar shkencërisht se ajo ka vlerën e saj etimologjike edhe në shpjegimet koncepteve të mëdha në të gjitha gjuhet e mëdha të Evropës. Dhe, gjithashtu, ishte prova se shqiptarët janë pasardhësit e drejtpërdrejtë të Ilirëve, fakti i madh historik që krijoi edhe studimin e nivelit të lartë të historisë së Ilirisë dhe njëherësh edhe të gjuhës shqipe.

Në funksion të këtyre studimeve u gjet se më shumë se 70 përqind e mitologjisë së lashtë greke, shpjegohen vetëm me fjalën shqipe. Ishte Jeronim De Rada i pari që e solli këtë në njohje, dhe, më pas, edhe arbëreshi tjetër i madh Vincenso Dorsa. Që të dy, por sidomos Dorsa, dhanë kontributin të shquar në gjuhën shqipe, por edhe për historinë e Shqipërisë. Veçanërisht Vincenso Dorsa, që ishte edhe një etimolog i madh i gjuhës shqipe.

III.

Pas kësaj fillese të rëndësishëm, erdhi me nivel të lartë shkencor fakti gjuhësor i karakterit homerik të gjuhës shqipe: gjuha e Iliadës, e cila krijoi qytetërimin evropian, filloi të shpjegohet gjerësisht vetëm me kuptimin e fjalës shqipe.

Vepra e madhe e historianit Aristidh Kola, Arvanitas në Greqi, është një nga studimet më të mëdha të gjuhës shqipe për leksikun e shqipes që gjendet në Iliadën e Homerit, në gjuhën homerike. Ky autor ka nxjerrë nga Iliada rreth 900 fjalë të shqipes së sotme. Dhe kjo është një vlerë e madhe për historinë e Shqipërisë.

Sepse...

Ja, te kjo, dhe mu këtu lidhet filli historik i armiqësisë kriminale antishqiptare.

Sepse e gjithë ajo aleancë antishqiptare e shprehur më lart, ka qenë një marrëveshje e gjatë për pushtimin e territoreve shqiptare dhe për shpërnguljen me gjenocid e dhunë të tejme të etnisë shqiptare nga trojet e saja etnike. Dhe, e gjitha kjo, vetëm për të fshehur historinë e vërtetë në krijimin e qytetërimit evropian.

Duhet ta theksojmë kudo se Historia e Shqipërisë dhe e shqiptareve, e fshehur dhe e falsifikuar, ka qenë një marrëzi ndërkombëtare anti-shqiptare, por që gjithçka e filloi ndryshimin drejt të vërtetës në Shekullin e XVIII, në Shekullin e XIX-të, si dhe në fillimet dhe gjatë Shekullit të XX-të

Kjo sepse në këtë periudhë kohore u godit rëndë shkencërisht nga albanologët e mëdhenj austro-gjermanë dhe nordikë i gjithë falsifikimi historik i Arbërisë dhe historisë së saj në vijën historike që është: pellazgë-ilirë-arbër-shqiptarë.

IV.

Si një fakt me vlerë të madhe në këtë çështje del se gjuhëtari dhe filozofisë i parë që ka folur për vlerën e gjuhës shqipe ka qenë Gottfried Wilhelm Leibnic (1646-1717). Një filozof, matematicien dhe historian i madh në rang botëror, i cili tha në letrën e tij më 10 dhjetor 1709 se "shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë".

E pastaj me radhë të njëjtën gjë e pranuan dhe e çuan edhe më tej :

Franc Bop 1791-1867

Hans Erik Tunman 1846-1778

Johan George Fon Han (1811-1869

Gustav Mayer 1850-1900

Holger Pedersen 1867-1953

Kristian Sanfeld-Jensen 1773-1942

Norbert Jolkli 1877-1942

Maksimilian Lamberc 1882-1963

Dhe janë pikërisht këta shkencëtarë të mëdhej të historisë dhe gjuhësisë në Evropë që me forcën e tyre theksuan të argumentuar se gjuha shqipe është gjuha me e vjetër e Evropës. Dhe njëherësh këta sollën edhe dokumentimin e historisë reale të Shqipërisë.

Dhe të gjithë këta influencuan drejtpërdrejt në krijimin e Rilindjes Kombëtare të shqiptarëve, e cila i dha heroikës shqiptare motivin shkencor për t'ia përcjellë këtë të gjithë botës.

Pas veprave të albanologëve të mëdhenj , të dala në dritë nga vlera e madhe si figura të gjuhësisë evropiane që ata ishin, tani gjithçka po flet për iliro-shqiptarët. Dhe sot, askush nuk e kundërshton dot këtë vlerë historike të iliro-shqiptarëve, përveç pasionit qesharak të disa historianëve serbë, të cilët kuptohet se janë në hallin e tyre të vjetër historik si pushtues të territoreve iliro-shqiptare. Ata në dy shekuj e ndjejnë rëndë faktin që vetë janë të ardhur në Gadishullin Ilirik si nomadë dhe ardhacakë me dyndje barbare gjatë Shekullit të VI-të e të VII-të .

Si të tillë, sidomos serbët, me barbarizmin e tyre të theksuar, me dhunën dhe pastrimin etnik që kanë ushtruar kundër shqiptarëve, janë dhe do të vijojnë të paraqiten në histori si një shoqëri retrograde që në disa shekuj rresht ka martirizuar shqiptarët. Në thelb, serbët në shekuj kanë një kompleks inferioriteti ndaj shqiptarëve: për gjuhën dhe historinë ilire. Dhe jo vetëm kaq, se ata si të ardhur në shekullin e VI-të në Gadishullin Ilirik, nuk kanë pasur fare kontakt me Perandorinë Romake, dhe as me Athinën e lashtë, në një kohë që shqiptarët janë një popull me histori të lavdishme në lashtësi si me Athinën edhe me Romën, se janë bashkë-historikë dhe pjesëmarrës direkt në të dy qytetërimet edhe atë të Romës edhe në atë të Athinës. Madje në Romë perandorët me origjinë Ilire kanë qenë nga më të famshmit. Janë 23 perandorë të Perandorisë Romake me origjinë ilire që nga viti 249 te erës se Re e deri në vitin 578. Duke filluar nga i famshmi Klaudi i II-të dhe Aureliani, deri te më të famshmit: Diokliciani, Konstandini i Madh dhe Justiniani i I-rë dhe tetëmbëdhjetë të tjerë.

Sigurisht, ky është inferioriteti historik i serbëve, dhe kjo i ka hedhur si pushtues e genocidialë kundër etnisë shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Por tani gjithçka ka marrë fund: iliro-shqiptarët e kanë fituar luftën me ta, sepse e vërteta historike flet për shqiptarët.

V.

Por, rezistenca mbinjerëzore e shqiptarëve, pasi i shpëtoi shqiptarët si raca e vetme ilire në Evropë, erdhi në ditët tona dhe po korr frytet e saj etnike me bashkimin kombëtar të shqiptarëve.

Dhe pikërisht kjo kohë pro shqiptare në historinë aktuale, ka sjellë aktualisht dy shtete shqiptare në Ballkanin Perëndimor: Shqipërinë dhe Kosovën.

Por tani, pas pavarësisë së Kosovës, duket se Iliria është gati për të shkuar në territorin e saj, nga Shkodra e deri në Nish, i cili ka qenë kryeqendra e Dardanisë.

Na duhet të theksojmë se me origjinë nga Nishi ilir kanë dalë dy perandorë ilirë të Romës: Konstantini i Madh që strukturoi dhe krijoi Bizantin, dhe njohu krishterimin si fe kryesore të Perandorisë Romake; dhe Justiniani i Parë, themeluesi i veprës së madhe juridike për të Drejtën Civile që u quajt Corpus Juris Civilis, si rishkrim i nivelit të lartë i të Drejtës Romake.

Dhe...

Vetë fjala Nish vjen nga gjuha shqipe Njish, që donte të thosh se Nishi ishte qytetini parë i Dardanisë

VI.

Gjithçka antishqiptare ka qenë një aleancë kriminale dhe e organizuar nga kisha ortodokse serbe, që gjithmonë ka qenë në vetvete një shërbim ushtarak sekret antishqiptar.

Por edhe nga kisha ortodokse greke që ka qenë e njëjta gjë me atë serben.

Dhe...

Nga Porta e Lartë në Stamboll qe e dinte se, po të dilte në pah historia e Shqipërisë, nuk do të kishte më histori të Perandorisë Osmane - ngaqë një numër i madh i liderëve e saj të mëdhenj si pashallarë dhe si vezirë të mëdhenj, kanë qenë shqiptarë.

Që të tria këto aleanca kanë përdorur dhe kanë luftuar me çdo mjet që t'i asimilimin shqiptarët.

Historia e Shqipërisë tani që është shkencërisht e vërtetuar, kur të shkruhet saktësisht për 3 mijë vjetët e ecurisë së saj mes heroizmit dhe një sakrifice të gjatë sublime, edhe vetë historia e Evropës e ajo e qytetërimit evropian do të marrë një forcë të re në përmbajtjen e vet: do të marrë forcën e së vërtetës.

Tani historia e Shqipërisë ka mbi 60 vite që po ecën drejt shkëlqimit të merituar.

Po si u shfaq gjatë viteve 90' e deri në vitin e ndritur 1999 me kaq forcë fakti historik i karakterit shqiptar në të gjithë Ballkanin?

Duhet ta ritheksojmë, ashtu sikurse thamë më lart se: Lufta e Kosovës dhe çlirimi e pavarësia e Kosovës si shteti dytë shqiptar, e ka futur Shqipërinë në Etapën e Tretë të historisë së re. Por edhe Ballkanin Perëndimor e ka shtënë në vijën historike të rivlerësimit faktik të shqiptarizmit integral.

E ku ka Ballkan! Ai që sot quhet Gadishulli Ballkanik, i emëruar me këtë emër nga Aleanca Madhe Antishqiptare, ka pasur dhe ka vetëm një emër të vërtetë historik: Gadushilli Ilirik.

Sepse, ky emër i famshmi u ndërrua dhe u quajt Gadishulli Ballkanik nga frika sllave që kërkonte me dhunë pushtimin e territoreve të gjera shqiptare, dhe sidomos të provës historike që tregoi se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve.

Sidomos origjina ilire e vërtetuar i ka bërë historianët dhe politikanët serbë që të flasin me arsye fëminore për historinë.

Por, si po rishfaqet historia e madhe e Arbërisë ilirike dhe Shqipërisë e shekullit të XIX dhe e fillimit të Shekullit të XX, kur ajo u gjymtua nga Aleanca e Madhe anti- Arbëri?

Ajo tani ka filluar rrugën e Bashkimit kombëtar, dhe është në ngritje, kurse pushtuesit e saj janë në dekadencë të plotë.

Po çështje e Çamërisë, zonës së dytë të gjymtuar nga genocidi dhe shpopullimi i dhunshëm, a do të fillojë.

Sigurisht që do të fillojë.

A do të fillojë ndërkombëtarisht?

Kjo do të varet nga politika e madhe Amerikane, perëndimore e ndërkombëtare, e cila e ka në favor historik Shqipërinë e Bashkuar, në konfliktin e saj me Rusinë.

Prisni, dhe shikoni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat