Kundër atyre që janë kundër Albin Kurtit: Ai po bën ato, për të cilat e ka votuar Kosova

Opinione

Kundër atyre që janë kundër Albin Kurtit: Ai po bën ato, për të cilat e ka votuar Kosova

Skënder Kapiti Nga Skënder Kapiti Më 16 qershor 2023 Në ora: 12:28
Albin Kurti

Jam kundër të gjithë atyre politikanëve e intelektualëve shqiptarë, jam kundër të gjitha mediave mercenare të cilët sot kundërshtojnë Albinin pse ai po mbron Kosovën, demokracinë, shtetin, institucionet, dinjitetin e territorin e Kosovës kundër protestave të dhunshme e destruktive të serbëve mbështetur nga Rusia e Serbia.

Jam kundër të gjithë atyre politikanëve shqiptarë, kundër të gjithë atyre intelektualëve e mediave të pa bosht kombëtar dhe mercenarë të cilët sot kundershtojnë Kurtin për të vetmin “faj” të tij: pse ai po mbron Kosovën kundër komploteve dhe intrigava të Serbisë, po mbron Kosovën kundër protestave të dhunshme të serbëve qëllimi i të cilëve është për të shkatërruar shtetin e Kosovës, për coptiimin e saj e që mbështeten nga Rusia e Serbia.

Jam me Albin Kurtin sepse me Albin Kurti është Kosova e cila e votoi Albinin pikërisht sepse ai po bën atë për të cilën e votuan shqiptarët e Kosovës. Dhe arësyet se përse e votuan Kurtin në Kosovë janë këto të cilat unë i kam arsyetuar në shkrimin tim me titull:

“Arsyet pse fitoi vetëvendosja dhe Albin Kurti”, Shkrim i cili është shkruar me 11 Tetor 2019, e ku po këto janë edhe aresyet e fitores tjetër të madhe të Albinit dhe Vjosës në zgjedhjet e parakohshme edhe me 14 Shkurt 2021, ku ishkualicioni i korrupsionit,hajnisë e tradhtisë kombëtare mori ndëshimin demokratik mëse të merituar, e ku po pikërisht këta dështakë janë sot kundër Kutit por edhe politika dështake në Shqipëri dhe shumica e mediave e Tiranës, e sidomos Kryeministri Edi Rama.

“Arsyet pse fitoi Vetëvendosja dhe Albin Kurti”

Nga Skënder Sadri KAPITI , 11 Tetor 2019

1-Partitë politike ,PDK dhe LDK, e kanë sunduar skenën politike në Kosovë që nga Çlirimi i saj e deri më sot, dhe kjo, por sidomos bashkëqeverisja e tyre e fundit i diskreditoi dhe i konsumoi së tepërmi të dyja ato parti, pasi dështuan në luftën kundër krimit dhe korrupsionit; dështuan në ndërtimin e demokracisë dhe “shkelqyen”në mosfunksionimin e saj dhe te ligjit, gjë e cila bëri të kundërtën: instalimin dhe perfeksionimin e korrupsionit në sistem dhe infektimin e rëndë të këyre dy partive politike të të dy kryetarëve të tyre si Hashim Thacin e PDK-së dhe Isa Mustafën e LDK së me krimin, korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë kombëtare të tyre.

2- Atyre u munguan kapacitetet politike, juridike, intelektuale, profesionale, diplomatike dhe patriotike; si dhe iu mungoi përgjegjësia, përkushtimi dhe vullneti politik për ndërtimin e një shteti ligjor modern dhe me standarte demokratike, gjë e cila bëri të mundur edhe mosliberalizimin e vizave për në BE.

3-Dështuan në aspektin e ndërtimit të një sigurie dhe mirëqënie ekonomike dhe përkujdesjeje sociale dhe punësimi gjë e cila rezultoi me eksodin e madh të qytetarëve nga Kosova drejt BE-së.

4- Politikës apo elitës politike që e dominoi Kosovën iu konsumuan të gjitha akrobacitë e pazaret e politikës së interesit personal, nepotik, klientelist e klanor si dhe të gjitha mashtrimet e gënjeshtrat politike e publike.

5- Politikën PDK-LDK e diskredituan dhe dy marrëveshjet me dëm të jashtëzakonshëm të prestigjit dhe të interesit kombëtar si: Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe Marrëveshja për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë, duke u ekspozuar kështu edhe si një politikë kundërpatriotike.

6- Votuesi kosovar votoi për një politikë të re, për klasën e mesme, për një rrugë të mesme kundër monopoleve korruptive politiko-ekonomike dhe polarizimit të shoqërisë në një pakicë të pasurish dhe një shumice të varfër dhe të papërkrahur; populli i Kosovës votoi për një politikë antikrim dhe antikorrupsion.

Pra, votuesit në Kosovë ndëshkuan politikën e vjetër e të dalë tashmë jashtë mode, ndëshkuan politikën e parazitizmit; politikë e cila u ndëshkua për mungesën nga ana e saj të disiplinës dhe respektit ndaj parimeve dhe vlerave kombëtare dhe demokratike. Dhe prandaj publiku ia besoi kështu politikën dhe qeverisjen një politike të re, asaj të “Vetëvendosjes” dhe Albin Kurtit e cila ka bërë gjatë gjithë kohës një opozitë të fortë, reale, të sinqertë me popullin dhe që ka pasur guximin dhe kurajon për të thënë të vërtetën dhe për ta mbrojtuar atë, si dhe për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve, të shtetit dhe interesin kombëtar.

Ajo gjithnjë ka kërkuar ndërtimin e shtetit ligjor, demokracinë dhe kombëtarizmin; për të bërë reformimin e shtetit dhe të shoqërisë me reforma moderne dhe reale; duke u përballur guximshëm me politikën e pushtetit i cila ka përdorur përveç të tjerash kundër saj edhe dhunën, edhe hipokrizitë: që dështimet, gabimet dhe fajet e veta t’ua faturonte atyre të cilët nuk kishin faj, pra opozitës ,”Vetëvendosjes”.

Këto i konstatoi votuesi në Kosovë dhe prandaj ai votoi patriotizmin real, ndryshimin, të renë dhe perspektivën, ligjin dhe demokracinë, pra “Vetëvendosjen”, e cila ka treguar se: si të parin parim dhe premtim ajo ka interesin publik dhe atë kombëtar.

Qëndrimi i “VETEVENDOSJE”-s ka qenë i papajtueshëm me filozifinë e keqpushtetit të PDK-se, si kur ajo keqqeverisi së bashku me LDK-në e Isa Mustafës ashtu edhe kur ajo keqqeverisi së bashku me AAK dhe NISMA-n.

Ajo ka qenë kundështar i vendosur dhe i palëkundër kundër pushtetit oligako-korruptiv të tyre, kundër pushtetit autokratik e personal të Presidentit Hashim Thaçi, kundër tradhëtive e pazareve me trojet e me territoret, kundër ndarjes së Kosovës.

Prej vitesh , qe nga formimi i saj, VETVENDOSJA ka qenë opozita më e besueshme në betejën politike të saj kundër krimit të organizuar, korrupsionit, hajnisë dhe tradhëtisë publike të të gjitha pushteteve që kanë qeverisur Kosovën.

Prandaj votuesi inteligjent kosovar votoi për më të mirën, për ndryshimin,votoi për VETVENDOSJE-n , votoi për Republikën, për shtetin ligjor dhe të së drejtës;votoi për antikorrupsionin, për konsolidimin e pavarësisë e të demokracisë dhe për integrimin e Kosovës.

Le të besojmë dhe le të shpresojmë për ndryshimin përmirësues dhe çmontimin e ndëshkimin e sistemit oligarko-korruptiv,mafioz dhe hajdutokrat.

Le të shpresojmë e të besojmë për çlirimin e energjive politike, patriotike dhe të intelektualizmit të vërtetë e pozitiv.

Urime “VETËVENDOSJES” dhe Albin Kurtit”.

Shënim: Dhe sot Albin Kurti pikërisht po bën atë për të cilën Kosova dhe votuesit e saj ia besuan atij pushtetin: për të bërë e mbrojtur shtetin , për ligjin e dejtësinë, për t’u shërbyer qytetarëve dhe për të të cmontuar korrupsionin ngasistemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat