Gazeta “Bota sot” shkatërruese e së keqes dhe përkrahëse e vlerave të përjetshme kombëtare

Opinione

Gazeta “Bota sot” shkatërruese e së keqes dhe përkrahëse e vlerave të përjetshme kombëtare

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 26 qershor 2023 Në ora: 17:50

“’Bota sot" është e vetmja mburojë apo ombrellë informative mbarëkombëtare që mbulon popullatën shqiptarë nga rrebeshet politike të të gjitha anëve: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Diasporë  Ku dallon e veçohet "Bota sot" nga gazetat tjera?, dallon sipas sekretit gazetaresk, kjo fshehtësi e saj është sa më larg partive qeveritare e sa më afër qytetarëve të saj.

"Bota sot" është gazetë që dërmon e shkatërron të përkohshmit: interesxhijtë, të këqijtë, të shëmtuarën jetësore.
Simbolika e kësaj gazete është, se, botën jetësore të shqiptarëve e bashkon në një, të kaluarën në të sotmen dhe të ardhmen shqiptare në të sotmen. Pra, kur bota e kaluar historike dhe bota e ardhme shoqërore lidhet me botën e sotme atëherë krijohet  përjetësia e gazetës "Bota sot".

"Bota sot" është gazetë që përkrahë dhe mbron vlerat e përjetshme kombëtare, shoqërore, politike, fetare, kulturore e artistike, e në anën tjetër lufton, dërmon e shkatërron të përkohshmit: interesëxhijtë, të këqijtë, të shëmtuarën jetësore.

Qoftë e përjetshme gazeta "Bota sot", urime e shumë e shumë përvjetore! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat