Bariu i krekosur, me kopenë e zgjebosur

Opinione

Bariu i krekosur, me kopenë e zgjebosur

Nga: Agim Jazaj Më: 16 korrik 2023 Në ora: 14:28
Agim Jazaj

Pra, sëmundja e rëndë e; Vjedhje- “Zgjejbjes” të Shqiptarëve nga qeveria, është shtrirë në gjithë tentakulat, nivelet, ku ka prekur rëndë gjithë: Tufën, Stallën, Kullotën dhe Bariun e zgjebosur; nga maja e thoit tek maja e flokut- e thonë me plotë gojën dhe e ndjejnë virusin e rënë rëndë, sëmundjen e zgjebes edhe rilindistë të verbër; më në fund i kanë thirruar rradakes!

“Qeveri Teknike dhe Zgjedhjet të Parakohëshme”:

E vetmja mundësi për të ndaluar së paku revanshin e këtij Abuzivizmi të pa shoq, dhe mundësinë e diagnostikimt të “Zgjebes” që ka prekur rëndë qeverinë”- apelojnë edhe qyetetarë të thjeshtë!...

Kë të pastrojmë më parë?

“Shqipëria, Atdheu ynë i dashur ka nevojë për drejtësi dhe kjo drejtësi fillon me mbrojtjen e Kushtetutës, shtetin e së drejtës dhe interesat e ligjshme të shtetasve”-publikonte ditë më parë një analist i njohur.

Dhe Së pari Shqipëria do bëhet kur: Shqiptarët të mos urrejnë njeri-tjetrin,të mos grabizin njeri-tjetrin, po të duan njeri- tjetrin!...

Aldua dje sapo i ra telefonit! S’po e dëgjoja mirë, sa i revoltuar, aq dhe i relaksuar, ngjante. Kish dalë, nëpër rrugët e qytetit me llabane në kokë, me ulërimë e sokëllimë, duke “kënduar” me oi, oi:

Kullota, kopeja dhe stalla,
Kë të pastrojmë më përpara?
Dhe bariu i “krekosur”,
Kokë’e këmbë i zgjebosur!...


E mora si shakanë e ditës, të lidhur edhe me 1 Prillin! Mirëpo; Një bari i moçëm na anët tona, ishtë vënë në “alarm” këto kohë për “Zgjeben” e rënë në kopenë e bagëtive të tij….

Mirëpo bariu meraklli- i hedh syt përtej vathës e tufëzës së vet, në “Tufën e Madhe”; Shqipëri, ku ka pllakosur kjo sëmundje e rëndë, ngjitëse, vdekjeprurëse…

Virusin e zgjebes e ndjejnë dhe e vuajnë të gjithë, e cila ka rënë- rëndë mbi; bariun, stallën, kopenë dhe kullotën… Aldua vijon i revoltuar në celular: “Ke marë vesh? Shënoje, publikojeni: Njerëzit janë vënë në alarm, për zgjeben që ka rënë, diagnostikimin- dozën antizgjebe. Kanë hapur edhe vaskat për bajëzimin e tufës, si dikur…Kanë siguruar preparatin dhe mjetet e punës…

Me matrapik, lopata e kazma, fshesa e furça për të pastruar e dezinfektuar stallën, për t’i hequr edhe suvanë…

Me pompa për të spërkatur kullotat…

Me letër zmerile, furçë metalike, matrapik: Për të kruajtur së pari: Trupin, dhe sidomos trurin e bariut të prekur rëndë nga kjo sëmundje…
Madje kanë hedhur idenë si domosdoshmëri: Me satelit nga lartë; për të dezinfektuar edhe kullotat, nga poshtë, po kanë merakun për kanabisin e rilulëzuar dhe lojrat e fatit të ç’legalizuara më 2018 dhe rilegalizuara sot nga Rilindja”!

Tenderi; thonë se është hapur dhe janë në garë disa firma prestigjioze euro-amerikane, pa u përjashtuar edhe firma brenda vendit, si të pa zgjebosura, por dhe nga ato të cilat e kanë sjellë këtë virus…

Analiza fare e thjeshtë çon në përfundimin e saktë edhe bariun e tufëzës: “Në stallën, tufën dhe me bariun e zgjebosur, a mund të mbetet e pa zgjebosur edhe ndonjë kokë bagëtie, “steril”, e sapo zbritur nga mali? Mirëpo debatet dhe analizat “për zgjeben e rëndë”, rënë përgjatë, sidomos gjatë kësaj qeverrisje-vithisje, kanë ashpërsuar gjuhën dhe njerëzit…

Shëmtimi i Rracës, Abuzimi me pusht-pushtetin dhe

I pari që duhet të dallonte dhe të parandalonte Zgjeben e tufës, do të ishte vet bariu, i cili duhet të kishte dalluar e klithur me oi-oi, sapo të shfaqej sëmundja…
“Mund ta dallojë dhe të luftojë, i zgjedbosuri që i futi zgjeben edhe tufës”- më thot Aldua…

Të ndodhur përballë kësaj gjëme, të gjithë shqiptarët i madh e i vogël, duhet të ngrihen më këmbë, të heqin nga fytyra, trupi i tyre këtë sëmundje, turp, zhyl që ka mbuluar fytyrën, trupin e gjithë shoqërisë shqiptare edhe mbi ata që nuk gjejnë rehat as në varr, por dhe ndaj atyre që do të vijnë pas, duke marë arratinë nëpër rrugët e botës:

Arratisur syrgjynosur
Nëpër botë, të zgjebosur…


Ky është turpi dhe krimi i pa fund edhe përpara syve të botës, por dhe mëkati më i madh që ka mbuluar këtë vend, ka shëmtuar keqas rracën shqiptare, sa të vjen turp, i gjendur si “kau i balë” në sytë e botës, kur prezantohesh në pikat e kalimit si shqiptarë, me gati 4 milion popull, të mbetur nëpër rrugët e botës…
Edhe pas 30 viteve, 1/3 e shqiptarëve largohen nga vendi, marrin arratinë. Nuk largohen për një jetë më të mirë, arsyetonte Kryeministri, por arratisen sepse këtu nuk kanë asnjë mundësi për punë, për të jetuar- thotë edhe bariu i thjeshtë i tufës së zgjebosur, nuk kanë as dhe vend varri! Tentojë të kundërshtojë këtë të vërtetë. Por, edhe një Rilindës i lindur dhe i rilindur më bënë të ngre duart lart: “Eja të dalim qoftë nëpër rrugët e Vlorë-Skelës dhe do të shohim nëpër lokale këmbë përmbi këmbë vetëm të rinj dhe të reja që rrëkëllejnë kafe dhe tymosin duhan, në mos kanabis! Pinë me ndonjë dyshkë që ua marrin prindërve nga pensionet e deri dhe nën kërcënim e dhunim nga binatë e tyre…

Dhuna e krimi edhe në familje janë bërë shok, është po virusi i zgjebes, i shtrirë deri në këtë qelizë!

U premtua nga “Rilindja, për 300 mijë vende pune. “ka vende pune, po nuk ka specialist”; e tëra kjo ka rezultuar si: Demagogji- demode!

Kush e futi “zgjeben”, kriminalizimin?

“Shqipëria, Atdheu ynë i dashur ka nevojë për drejtësi dhe kjo drejtësi fillon me mbrojtjen e Kushtetutës, shtetin e së drejtës dhe interesat e ligjshme të shtetasve”- theksonte në analizën e tij me profesionalizëm kohë më parë drejtori i gazetës “Telegraf”, analisti i nderuari Ëngjëll Musai.

Pyetja e thjeshtë të çon edhe në analizën e thjeshtë: Kush e bëri Kriminilalizimin, e futi deri dhe në Tempull, në Parlamentin shqiptar? Drejtësia apo politika?

Kush e kanabizoi Shqipërinë, POLITIKA-SHTETI, APO DRJETËSIA?

Është ndalur, apo është thelluar borxhi Publik?!

Është rritur, apo është ulur varfëria, krimi; padrejtësia, ligësai dhe poshtërsia?

Janë mbajtur premtimet, apo janë shtuar mashtrimet për 300 mijë vendet e punës?

Kush i ka shitur pasuritë kombëtare mbi e nënë tokë, të minierave, pasuritë e naftës që nga Kuçova, Rafinerinë e Naftës në Ballsh, pasuritë e Naftës në Gorisht, shteti apo drejtësia? Kush e ka lënë shkretë Hidrocentralin e Kalivaçit? Kush po e zbraz Shqiprërinë? Po e thellojnë apo e zbusin varfërinë? Po i mbyllin, apo i kanë hapur edhe më thellë plagët?

-Kush i shkatërroi vlerat Kombëtare, vuri matarpikun, duke shkatërruar edhe “Sheshin e Flamurit”; pa marë së pari mendimin e vlonjatëve dhe pëlqimin e mbarë Shqiptarëve për të vithisur sheshin “Historik, Kujtesën Kombëtare”?

U denoncuan, u mënjanuan nga tufa e zgjebosur, apo u graduan shkaktarët e këtij krim- abuzimi, pyeste dje edhe një qytetar i serisë, i revoltuar, dje përpara “Petor Markos”?! Kush i fut njerëzit në konflikt dhe i drejton për te “Goja e Ujkut”, për të kërkuar drejtësi, nga Padrejtësia?

Administrata shtetërore me dhunuesit dhe përdhunuesit e përzgjedhur nga politika e Rrënim- Rrëmbimit dhe Shëmtimit-Poshtërimit!

Qytetarët ruajnë librezat punës, me firma dhe vula të pa falsifikuar, por SHTETI- DHUNUES, i detyron këta të shkojë edhe në Gjykatë, sepse po shteti, nuk ka derdhur Kontributet, nuk janë hedhur në SISTEM. Qytetari ka vetëm këtë të drejtë ligjore, logjike dhe kushtetuese: Të mbajë në xhep LIBREZËN E PUNËS! Nuk mban përgjegjësi; për mos hedhjen, apo fshirjen nga sistemi i kontributeve nga administrata e jashtë sistemit. Ky është “SHTETI” që po kërkojnë me pishë shqiptarët?!
Një bilanc drithërues shënojnë statistikat e tranzicionit-stanjacionit shqiptar…


Edhe “BARIU” i politikës harron shkakun e mbi 9000 viktimave të vrarë, kryesisht për problemet e pronësisë. Po kush është shkaku edhe për këtë krim mizor? Pa dyshim edhe drejtësia ka pjesën e vet, por pjesën më të madhe, “të LUANIT” e ka politika, shteti me ligjet që ka bërë, zhbërë edhe moralitetin njerëzor, ka dhunuar e deformuar normat më elementare të qytetërimit, ka futur në konflikt shqiptarët, nuk ka ofruar zgjidhje, po i ka drejtuar ata në “GOJËN E UJKUT”, te (PA) Drejtësia, për të zgjidhur, mos zgjidhur pikërisht nuskat, nga zuskat, mëkatet që u ka bërë politika, shteti ndaj shtetasve të tyre, me leks, pleks e kokleps, ligje dhe maliqe, me vendosjet, zhvendosjet e mbivendosjet e pronave, duke u dhënë një pronë mbi 3 e katër pronarëve.

A mund të zgjidh këtë lëmsh-mëkat drejtësia, sipas “SHTETARËVE-MËKATARËVE”: Faj nuk ka ai që e bënë “NUSKËN”, por faji drejtohet tek ai që nuk e zgjidh NUSKËN. Fajtor nuk është SHKAKTARI?!…

Për të larguar fajin nga vetja shkaktarët e SKALIONIT TË PARË, SHTETARËT, e ngrënë gishtin te shkaktarët e SKALIONIT TË DYTË, të cilët zgjidhen dhe përzgjidhen, po nga këta, që i akuzojnë si shkaktarë, kur janë të tretët në radhë- i klasifikon edhe bariu i thjeshtë.

“A mund të bëjë dekriminializimin; KUSH BËN KRIMINALIZIMIN”?!- shtronte arsyetimin dje edhe një Rilindës i Votës së Arsyes, teksa debatonte me një Rilindës të Votës Qorre?!

Në grykërrjedhje, apo në grykëderdhje?…

“Kur t’na fërshëllejnë plumbat turinjve, do kujtoheni”- paralajmëroi shumë më herët- ish deputetit Ben Blushi.

Zëra apelues dhe paralajmërues edhe nga brenda STALLËS, atje në TEMPULLIN e përdhosur…

VETTNG, i trumbetuar edhe si “KORRIGJIM”, NËN ZË, “VARKË SHPËTIMI”, ligji i dekriminalizmit, ka impaktet e veta, por edhe koston gjithashtu.
Por, mjeshtrit e politikës me këtë “korrigjim”, pra Vettingun, duan të dalin PAQ, pa u LAGUR nga zullumet! Edhe në varr të ndjekin mëkatet, edhe atje nuk gjejnë rehat-djalli!
Edhe një i analist i thjeshtë, pa gradat e tilla e bënë analizën e thjeshtë, shkoqur krahasimin: “Edhe i penduari që ka bërë një faj, i cili përfiton statusin e të penduarit, me ligjin e formuluar, nuk mund të dalë paq, veçse i zbritet një përqindje e kohës së vuajtjes”!

Ndërsa mëkatarët e politikës shqiptare duan të dalin paq, qoftë dhe me (dhe pa) “statusin e të penduarit”, madje dhe të shpërblehen, të riciklohen deri dhe të gradohen abuzuesit, me grada zyrtari!

Por, edhe më i thjeshti e vijon analizën e thjeshtë: “Përgjatë këtyre viteve si politikë nuk janë ricikluar asnjëherë kryetarët e shtetit, në botë dhe te fqinjët tanë, për gati 3 dekada, dhe asnjë drejtues institucioni.

Ndërsa ne pushtetin legjislativ, ekzekutiv e kemi bërë normë, duke e ricikluar, për dështimet e shënuara dhe të shëmtuara! Edhe në Amerikë rrallë janë ricikluar, pushteti në 2, mandatime, presidentët…

Përderisa vendi ynë, ka partner më të afërt, të cilit i referohemi shpesh; Italisë fqinje, qytetaria evropiane e së cilës i ndryshon, pra qarkullon elitat qeveritare edhe brenda 6 muajve, llogaria jonë bëhet fare shkoqur: “Ne, na bie t’i qarkullojmë këto “elita”, të ndotura- këllirë edhe brenda 6 javësh”!

Njerëz të thjeshtë, në biseda, qoftë dhe në rrugët e Vlorës këto ditë, shtrojnë arsyen dhe pyesin: Nga duhet të nis dezinfektimi? Nga burimi, në grykërrjedhje, apo në grykëderdhje”?!

Një (kope) milet, shfrytëzohet dhe poshtërohet lehtësisht!

Abusurdi i marrëzisë ka prekur majat nga të marrët, që kanë ngjitur majat dhe duartrokiten nga të vërbërit, nga trut dhe qorrat nga syt!
-O ZOT: Një milet (kope) i pa ditur, shfrytëzohet dhe poshtërohet lehtësisht!

Por, askush nuk pajtohet se në vendin tonë përgjatë mbi 3 dekadave është e zgjebosur e korruptuar, kompromentuar dhe e kriminalizuar vetëm drejtësia, e para si pushtet! Asnjë nuk e vë në mëdyshje se duhet reformuar dhe duhet pastruar drejtësia, me themel e çati! Po së pari dezinfektimi i Zgjebjes, duhet të nis, i shumë vonuar nga politika, qeverrisja e shthurjes!

Dhe nëse do të monitorohej, me referendum, me numëror të huaj, jo me numërorët partiak, të cilët deri më tani nuk numërojnë votat, por ngatërrojnë votat dhe specialist të fushës së zooteknisë, do të përcaktonin “diagnozën”; se kush duhet pastruar më parë: Bariu, Stalla, Tufa, Vatha, apo Kullota?…

Bilanci do të rezultonte se pastrimi, madje dhe dezinfektimi duhet të nis nga: Bariu i zgjebosur, Stalla, Tufa e madje; Vathën dhe Kullotën…

Mirëpo dje, kur po përmbyllnim këtë opinion, u përhap haberi taze, nga disa qytetarë vlonjatë dhe media lokale, sa mosbesues, aq dhe bindës:

“Bariu, i tufës së zgjebosur kishte, mbledhur tufën në vathën e zgjebosur dhe kishte dalë përpara më këmbë, te dera, duke i’u drejtuar kopesë me fjalët e tij, pa marë përgjigje prej tyre”:

*“Unë po largohem si bariu juaj, sepse nuk e parandalova zgjeben, po u futa zgjeben juve dhe vetes”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat