Çfarë (çka) po ndodhë me Shqipërinë dhe shqiptarët?!

Opinione

Çfarë (çka) po ndodhë me Shqipërinë dhe shqiptarët?!

Nga: Agron Shabani Më: 30 korrik 2023 Në ora: 16:11
Autori Agron Shabani

Gazetat ose agjencitë e ndryshme të lajmeve, gjatë ditës së djeshme kanë bërë të ditur

për zgjedhjen (e porositur ose dekretuar sigurisht) të Lulëzim Bashës në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSH-së)!

Lulëzim Bashën nuk e njoh nga afër, por nga ato që kam mundur t'i shoh, dëgjoj, lexoj, mësoj dhe kuptoj nga largësitë ose distancat e ndryshme: Lulëzim Basha, jo vetëm që është i pabesë, i paskrupullt, tinëzak, perfid, linçues, komplotist, intrigant, spekulant, manipulant, delirant dhe marionetë e dreqit e të birit: Por, është edhe shumë i paditur, i pakualifikuar, stupid, nebuloz, cinik, injorant, inkompetent, jo konsekuent dhe jo adekuat ose jo autoritativ për poste ose funksione të ndryshme drejtuese partiake, qeveritare ose politike.

Por, ia që niveli i ulët i edukatës, kulturës, nderit, moralit dhe vetëdijes së gjithmbarshme shtetërorë, nacionale, politike, strategjike, kognitive, intrinznike, ekstrinznike dhe kështu me radhë të elektoratit (popullit) dhe strukturave drejtuese (kryesive) të partive të ndryshme politike në Shqipëri (edhe në Kosovë sigurisht) së bashku me meritë, inatët, urrejtjet, xhelozitë, dhe në fund hakmarrjet e ndryshme primitive, provincialiste, fanatike, paranormale ose par apolitike sipas "Kanunit", gjegjësit sipas "logjikës dhe filozifisë" së robit, klanit dhe fisit: Ua kanë bërë mundur të zgjidhën ose kandidojnë në poste, funksione ose instanca të larta drejtuese, edhe personave ose individëve të ndryshëm me inteligjencë të ulët, apo me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), psikofizike, psikosociale etj.

Thuhet se misionarët, iluministët, teistët ose deistët e ndryshëm euro perëndimor, dikur kishin hasur në pengesa ose vështirësi të shumta teorike dhe leksikologjike para pjesëtarëve të paditur të fiseve ose komuniteteve të ndryshme primitive, para fetare ose para politike në Kongo dhe vende tjera të Afrikës, kur iu thanë:" Nëse gafet, gabimet ose mëkatet tuaja kanë qenë me të mëdha ose më të zeza se korbi, ato do iu falën dhe bëhen të bardha si floku i borës, me kusht që të mos i përsërisni më gabimet ose mëkatet tuaja!"

Dhe, meqë në Afrikë nuk kishte rënë kurrë borë, dhe mëkatarëve ose ateisëve të shkretë afrikan, iu mungonin si të thuash njohuritë themelore ose elementare mbi borën (dëborën) e bardhë: Atëherë misionarëve ose iluministëve të lartpërmendur euro perëndimor, iu desht t'ua "përkthejnë" dhe adaptojnë fjalët ose mësimet e veta mëkatarëve ose afetarëve afrikan, duke iu thënë se :"gabimet ose mëkatet e tyre, do iu faleshin dhe bëheshin të bardha si thelbi i arrës së kokosit."

Ndryshe nga kjo sipas Hoze de San Martinit: "prepotenca, cinizmi, injoranca, mburrja dhe krenaria e pabazë, janë një paaftësi që zakonisht i prekin ose godasin vdekatarët mjeranë dhe të pakënaqurit me vetveten e tyre, të cilët janë dehur, mashtruar ose imponuar me një pjesë të papërfillshme të pushtetit, sundimit, karrierës dhe pasurisë së pa vlerë dhe pa meritë!"

"Shumë prej tyre janë të marrë, të verbër, kokëfortë dhe fanatik në rrugën, misionin, karrierën ose profesionin që kanë zgjedhur, por shumë pak prej tyre ia arrijnë cakut ose qëllimit.", do thoshte Friedrich Nietzsche, për të shtuar se: "në politikë nuk ka fakte, argumente dhe miqësi të sinqertë, por vetëm frikë, interes dhe interpretime të ndryshme. "

"Ata që besojnë, mendojnë dhe logjikojnë, nuk kanë nevojë për bindje dhe spjegime të ndryshme, ndërkaq atyre që nuk besojnë, nuk mendojnë ose s ‘logjikojnë, nuk mund t'u spjegoni asgjë. "( Toma Akuisnski)

"Zot i Madh dhe të gjithë ju deshmitar të jetës dhe veprës time, kam lindur si njeri, kam jetuar si njeri dhe dua të vdes si njeri." (Sokrati)

Se këndejmi, motivi, vullneti dhe guximi për të jetuar i lirë, sovran, autonom dhe autentik në një botë të sunduar ose dominuar nga "dishepujt" ose "apostujtë"e ndryshëm diabolik të "mbretërisë së të keqës", sipas Arthur Schoppenahauerit, janë faktorët kryesorë që e mbushin, plotësojnë dhe dominojnë jetën e njeriut të ditur, të guximshëm dhe liberatorë.

Nërkaq, frika, dyshimi dhe pesimizmi i përgjithshëm ose total, të lavdëruar nga Tolstoi dhe të admiruar nga Niçeja si një "alternativë solomonike" ndaj Hegelit dhe të tjerëve, patjetër çojnë në konkluzionin ose përfundimin e njohur ekstrem ose radikal sipas të të cilit: Njerëzit e lirë, të diturit, të mençurit, të urtë, të pavarurit ose njerëzit sovran, integral, intelektual, inteligjent ose ekselent, e kanë idealin e jetës dhe përparimit të gjithmbarshëm individual dhe kolektivë, ndërsa, të paditurit, të marrët, të robëruarit, të shiturit, korruptuarit, horrat dhe maskarenjtë e ndryshëm, e kanë "motivin" dhe "idealin" e vdekjes, nënshtrimit (poshtërimit) dhe shkatërrimit.

U mor vesh se me kalimin e viteve ose me "ndërrimin e epokave": Njerëzit i tradhtojnë idhujt, miqtë, aleatët, liderët, partitë politike, idealet, konceptet e ndryshme ose vizionet e tyre, më një "epokë tjetër" më të re ose aktuale, ashtu siç e tradhton një burrë gruan e tij për një grua tjetër më të bukur dhe më të re dhe anasjelltas.

Kjo është ajo që më se tepërmi iu intereson psikologjisë dhe filozofisë analitike. E sidomos atropofilozofisë dhe epistemologjisë politike.

Kjo për faktin e njohur se, është fati i dhimbjes, pleqërisë, sëmundjes dhe vdekjes që varet nga të triat ose nga të gjithat bashkë. Në këtë rast, fenomenologjisë së shpirtit i kundërvihet fenomenologjia e natyrës.

"Të parët që erdhën dhe morën aq sa munden; ishin artarët ose argjendarët. Dhe, unë isha i kënaqur; sepse po vidhnin. Pastaj erdhën dhe morën hebrenjtë ose cifutët: Heshta, sepse më ishin antipatikë. Pastaj erdhën dhe morën pedofilët dhe homoseksualët, u ndjeva i lehtësuar dhe redaktuar, sepse ishin të besditshëm dhe patologjik. Me vonë, erdhën e morën komunistët dhe unë nuk u thashë prapë asgjë, sepse vet nuk isha komunist. Një ditë erdhën të më merrnin edhe mua, aty ku nuk kishte mbetur më askush për t´i ngopur ose plotësuar epshet dhe orekset e tyre. ( Berthold Brecht)

Duke iu referuar psikologjisë politike:

Psikologjia si disiplinë shkencore, e cila për objekt dhe subjekt studimi dhe analize i ka njeriun dhe shpirtin ose kultin e tij, është mjaftë e re, apo, siç thotë psikologu i njohur gjerman Ebinghaus: Psikologjia e ka të kaluarën shumë të gjatë, por historinë e shkurtër.

Se këndejmi, psikologjia politike si shkencë, apo si disiplinë e posaçme shkencore ose metodologjike, nga pikëpamjet e veçanta, i pasqyron dhe ndriçon aktivitetet dhe sjelljet e njerëzve, duke na bërë të mundur t’i njohim dhe kuptojmë më lehtë e më mirë sjelljet, veprimet dhe reagimet e njerëzve, me të cilët takohemi çdo ditë: në qeveri, parlament, parti politike, radio, televizion, gazeta, në teatro, kinema, salone, rrugë, në shkollë, universitet, në punë, në shtëpi, në samite ose konferenca të ndryshme ndërkombëtare, ndërshtetërore, ndërqeveritare etj.

Psikologjia i studion dhe analizon realitetin dhe aktivitetin psikike ose psikologjik së bashku me jetën dhe botën psikike (psikologjike), shpirtërore ose emocionale të personit ose individit. Qofshin ata ose ato femra ose meshkuj.

E sidomos stabilitetin mental ose psikologjik së bashku me aftësitë, vlerat, cilësitë, shprehitë, vendosmërinë, temperamentin, konsekuencat dhe konsistencat e ndryshme, nevojat, kërkesat, interesat dhe cilësitë e tjera të personalitetit, të cilat shprehen ose manifestohen në reagimet dhe sjelljet e tij ndaj njerëzve ose qytetarëve të vendit ose popullit (kombit)të tij përkatës ose respektiv, ndaj popujve dhe vendeve tjera dhe kështu me radhë.

Detyra praktike e psikologjisë qëndron në të zbatuarit e rezultateve të hulumtimeve teorike, me qëllim të kryerjes ose përmbushjes sa më të suksesshme ose praktike të veprimtarive ose aktiviteteve të njohura shtetërore, nacionale, politike, diplomatike, shkencore, kulturore, informative, industriale, teknologjike, ekonomike etj., të elitave ose prominencave të njohura fetare, kulturore, politike, diplomatike etj.., të cilat reflektohen në organizimin sa më të suksesshëm të punës në industri, ekonomi, arsim, shkencë, kulturë, informim, qeveri, parlament, parti politike, politikë të jashtme ose diplomaci dhe kështu me radhë... Duke i evituar, sanuar dhe larguar pengesat ose vështirësitë e ndryshme objektive dhe subjektive të personave ose individëve të ndryshëm me probleme ose aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale, psikologjike dhe të tjera, të cilët e pengojnë ose vështirësojnë kryerjen e punëve apo obligimeve të ndryshme shtetërore, nacionale, qeveritare, parlamentare, politike, diplomatike, administrative, juridike etj.

Psikologjia na bënë të mundur t’i njohim dhe kuptojmë më mirë njerëzit, jetën, botën, natyrën dhe vetveten tonë në përgjithësi...

Duke na treguar rrugën se si të veprojmë ose reagojmë në situata të ndryshme negative ose pozitive, që t’i evitojmë të metat ose dobësitë e ndryshme objektive dhe subjektive, dhe t’i zbatojmë të mirat dhe cilësitë e njohura pozitive, integrale etj.

Na tregon rrugën e formimit të vetive psiçike ose psikologjike të 'kultit të individit ose personalitetit' etj.

Ndonëse, sipas Nikolla Makiavellit: "Njerëzit udhëhiqen ose komandohen sipas disa principeve të ndryshme: Nga frika, dashuria, urrejtja, xhelozia dhe interesi."

Sidoqoftë, largimi i diktuar, dirigjuar dhe imponuar i Prof. Dr. Sali Berishës nga politika dhe funksionet udhëheqëse ose lideriste në PDSH-së, dhe në Shqipëri: Lënë të kuptohet se për gratë dhe "burrat e fortë" të Shqipërisë dhe PD-së, me rëndësi kanë flokët e lyera me gell të Lulëzim Bashës, se sa interesat e larta shtetërore dhe nacionale të shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat