Ulja në vendin e duhur, fjala me peshë, dhe të folurit pa thumbim tendencioz janë mrekullia e njerëzisë

Opinione

Ulja në vendin e duhur, fjala me peshë, dhe të folurit pa thumbim tendencioz janë mrekullia e njerëzisë

Nga: Sami Arifi Më: 4 gusht 2023 Në ora: 09:32
Sami Arifi

Mrekullia e popujve me zgjim të lartë edukimi qëndron në vendin e tyre, sepse aty ka fjala peshë pa tendencë, mendimi shprehet pa thumbim tendencioz gjatë hulumtimit për të ndriçuar rrugën e shëndetshme të jetës gjatë ecjes drejt përparimit dhe zhvillimit të vendit…

Baba nga përvoja e tij jetësore iu lenë porosinë tre djemëve të tij, duke iu thënë, kur të shkoni në vende kuvenduese merrni me vete metrën, peshorën dhe gjilpërën.

Djali i madh e pyeti dhe i tha ç‘më duhet metri, babai i tregon se metri të vyen ta caktosh sa vend të takon duke u bazuar në shumicës së atyre njerëzve me aftësitë që kanë, ta matêsh, ku të takon vendi dhe rendi…

Djali dytë pyeti po ç‘më duhet peshorja, përgjigjet babai, peshorja të vyen para se ta folësh fjalen ta vesh në peshore, sepse pasi ta nxjerrësh fjalën nga goja s‘mund ta peshos…

Djali i tretë e pyeti po gjilpëra ç‘më duhet baba, babai duke qeshur iu përgjigj djalit, para se ta thumbosh dikend thumbo vehtëveten me gjilpër në mënyrë që t’ia ndjesh dhembjen atij që e thumbon me fjalë…

Uroj që këto kêshilla t‘iu shërbejnë kuvendarëve të popullit tonë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat