Sikur u thanë të gjitha pa treguar dhe vërtetuar asgjë!

Opinione

Sikur u thanë të gjitha pa treguar dhe vërtetuar asgjë!

Nga: Agron Shabani Më: 24 gusht 2023 Në ora: 19:06
Agron Shabani

"Liria ose zhvillimi i lirë i personit ose individit, janë parakusht themelor për zhvillimin e lirë të të gjithëve."( Marks & Engels) 

Apo, "i vetmi burg i vërtetë është frika, dhe e vetmja liri e vërtetë është liria (çlirimi) nga frika." (Aung San Suu Kyi)

Kështu është edhe me mendimin, raportin ose shkrimin e lirë gazetaresk ose publicistik.

Më rëndë është flitët dhe të shkruher pa frikë. Qoftë kjo "pro & contra"....Nuk ka rëndësi.

Denis Dediero në një rast thotë se: "Edhe përkunder faktit se njeriu sipas ligjëve të njohura natyrore dhe mbinatyrore, ka lindur i lirë, megjithatë prej gjithëkah e gjithandej është i rrethuar ose burgosur me pranga ose zinxhirë të ndryshëm. 

Nuk ishte aspak e lehtë të jetoje dikur në mes "lirisë së rrezikuar dhe robërisë së qetë", gjegjësisht në mes censurës ose mediokracisë totale ose absolute të partisë-shtet dhe shtetit parti.

Të censurohej fjala ose mendimi i lirë, të ndalej, fshihej ose shurdhohej zëri në etërin ose pultin e transmetimit, të shpallnin armik të Radio-televizionit të Prishtinës, "Rilindjes" dhe "bashkim-vëllazërimit jugoslavë", të linçonin, të shpifnin, stigmatizonin, demonizonin (satanizonin), apo të quanin "anëtar të klikës fashiste, balliste ose ultranacionaliste" pa patur asnjë lidhje fizike, politike, ideologjike ose organike me ta.

Të leçitnin, izolonin dhe bojkotin edhe disa nga "anëtarët ose funksionarët e lartë politik ose partiak" të familjes ose farefisit për një raport ose kronikë radiofonike të Mehmet Haziri, Fatmir Podrimja, Mark Marleku, Musë Preniçi, Lek Musolli, Beqir Sopa, Behxhet Baraliu ose Muharrem Baqa, në lajmet e mengjesit, ngjarjet e ditës ose ditarin e mbremjës në Radio Prishtinë.

E sidomos nëse i quaje asokohe veprimët makabre dhe tepër funebre të soldateskës dhe policisë serbe-kundër popullatës së pambrojtur shqiptare në Kosovë, muzguj dhe hije të lugatëruara të mesjetës të atij vargu të zgjatur shovenësh dhe animalësh të vërbuar prej Karpatëve në ditarët ose lajmet qëndrore të Radio Prishtinës.Sidomos gjatë vitëve 1989 dhe 199O...në Kosovën e thyerje, ngjarjeve dhe zhvillimëve të mëdha.

Dorën në zemër, nuk ishte aq lehtë asokohe të flisje dhe raportoje hapur kundër serbëve në Radio Prishtinë ose dikund tjetër. Të dridhej toka nën këmbë edhe në dhomën e fjetjes ose shtratin bashkëshortorë. Të hante nata e gjatë serbe që nuk sosej.

Nuk ishte guxim ose trimëri e posaçme, por ishte borxh ose obligim i madh ndaj kombit dhe atdheut të ndodhur nën pranga dhe zinxhirë, ku edhe vdekja sikur të bëhej dasëm ose festë e madhe! Me besoni ju lutëm.

Nejse!

Të gjitha këto besoj dhe shpresoj se janë të ruajtura ose arkivuara dikund në arkivën e Radio Prishtinës etj.

Se këndejmi, konceptët ose definicionët e njohura revolucionare, restauratore, evolutive, kognitive, empirike, shkencore dhe humaniste mbi të drejtat natyrore dhe historike të popujve ose kombëve të ndryshme gjithandej globit për vetvendosje, shkëputje dhe liri të përgjithshme shtetrore dhe nacionale nga çizmja ose tutelja e huaj, së bashku me të drejtat dhe liritë themelore ose universale të personit ose individit, kanë lozur (luajtur) një rol të rëndësishëm ose krucial tek popujt, shtetët ose kombët e ndryshme gjithandej globit.

Ndonëse, distinkcioni (distinksioni) i kulturës, informacionit, civilizimit, evulocionit, revolucionit, emancipimit, religjionit, nderit, moralit, shkencës, teknikës, politikës dhe diplomacisë moderne ose bashkkohore, së bashku me "ligjët" e njohura të Malthusit dhe Parkinsnoit etj.., anominë (ndjenjen e keqe ose disfunksionale të jetës ose karierës shkencore, intelektuale ose profesionale pa vlera, atribute, prerrogative, deshmi, cak, limit ose qëllim të caktuar ose paraprak), amnezionin, animozitetin, amorozitetin, inhibilitetin, nebulozën, stupiditetin, indolencën, mediokritetin, naivitetin, dogmatizmin, nihilizmin, demagogjinë, hipokrizinë, diabolinë, skizofreninë, patologjinë, narkolepsinë dhe anomalitë tjera objektive dhe subjektive të personit ose individit në raport me kolektivitetin, respektivisht me popullin (kombin), shtetin, pushtetin ose shoqërinë e gjërë njerëzore ose qytetare: Ndodhën në fokusin ose agjendën kryesore të politologjisë, filozofisë, sociologjisë dhe psikologjisë politike. E përse (pse) jo edhe të historisë, antropologjisë, epistemologjisë, ontologjisë (gneseologjisë), logjikës dhe disciplinave tjera shkencore ose humaniste.

Gjithashtu, politologjia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia e përgjthshme analitike dhe ajo politike, pos tjerash, na mësojnë ose bëjnë të ditur edhe mbi suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, strategjike, gjeopolitike, protokolare, diplomatike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si amnezioni dhe retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomaci, fobia, paranoja, frika, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, mutacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë.

Ndërkohë që revolucioni i njohur (antiborxhez) në Francë së bashku me revolucionin industrial në Angli: Asokohe pos tjerash i sollën ose afirmuan arsimimin, emancipimin, moralin, kulturën, disciplinën dhe fitorën epokale ose historike të vlerave, parimëve, postulimëve, ideve, vizionëve, idealeve dhe teorive të njohura shkencore, humaniste, sekulare ose avangardiste-përballë rendëve ose sistemëve të ndryshme natyrore, ordinare, primitive, absolutiste, klasike, tradicionale, borxheze, skllavopronare, feudaliste dhe të tjera së bashku me solidaritetin e njohur social, manual, mekanik, fizik (organik), sindikalist, politik, fizikën sociale (sociofizikën) etj.: Revolucioni i njohur në SHBA-s, e solli dhe afirmoi të drejtën sovrane, legjitime, natyrore, historike, gjenealogjike, etnike ose biogjenetike për liri dhe pavarësi të përgjithshme shtetrore, nacionale dhe politike nga çizmja, kurora ose tutelja e huaj koloniale, imperiale, hegjemoniste, ekspanzioniste, politike, sociale, ekonomike, ushtarake ose militariste. Duke e nënkuptuar këtu (me theks të posaçëm) edhe maksimën ose idiomën e njohur greke, sipas të së cilës :"Të marrëve, të paditurve, të robëruarëve dhe fukararënjëve, askush nuk u jep bukë, para, liri ose drejtësi, por vetëm shëmbuj të ndryshëm, leksione dhe këshilla.

Ndryshe nga kjo, në një shtet dhe shoqëri të eksplatuar ose absolutizuar maksimalisht, ku ndarja e punës intelektuale nga ajo manuale ose mekanike, i bashkëngjitet tutelës ose dominimit të aristokracisë ose borgjezisë pushtetmbajtëse (pozitare), opozitare ose politike, dhe ku proceset neutralizuese si puna e transformimit të kulturës shtetrore dhe nacionale në diçka të pavarur dhe sovrane nga çdo lloj raporti ose marrëdhënieje me "praksisin" ose "shtetin e thellë dhe dubioz": Siku e bën të pamundur integrimin e elitës së njohur shkencore, intelektuale, informative, kulturore, politike dhe diplomatik në politikën dhe politikëbërjen shtetrore dhe nacionale.

Ndaj, edhe koncepti ose formulimi i një ideje dhe teorie praktike, teorike dhe dialektike të kulturës dhe jetës shtetrore, nacionale ose institucionale, të ndarë ose veçuar nga patriarkati, direktoriati (drejtorati) ose "iluminati fetar, kulturor, informativ, politik ose diplomatik", të ngjanë në metaforen ose aforizmin e njohur me titull “Dushi me gruan dhe fëmijën brenda në dush” tek "Minima Moralia"! (...) 

Kjo për faktin se midis stimujve dhe motiveve të kulturës dhe ideologjisë së njohur shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, kulturore dhe historike: një vend të veçantë zë  motivi i mashtrimit ose gënjeshtrës, ku kultura çlirimtare, luftarake (luftarake), shtetrore, nacionale, institucionale, konstitucionale, politike ose diplomatike, paraqet imazhin dhe mesazhin e një shoqërie njerëzore ose qytetare që nuk ekziston fare. 

Duke i stisur, mbuluar, valorizuar dhe glorifikuar kushtet dhe rrethanat politike, sociale, materiale ose ekzistencialiste, ku ngrihet çdo gjë që është njerëzore ose qytetare, dhe me veprimin e vet qetësues ose ngushëllues, kontribuon duke mbajtur në jetë strukturat e korruptuara, deklasuara, diskredituara dhe kompromituara moralisht, politikisht dhe në çdo formè tjetër në emër të mbijetesës ose ekzistencës së përbashkët individuale dhe kolektive. 

Kjo mbase është edhe teza ose teoria e kulturës si ideologji shtetrore, nacionale, politike dhe historike, e përbashkët në shikim ose vështrimin tè parë me teorinë borgjeze, skllavopronare ose feudaliste të dhunës dhe eksplatimit (shftytëzimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit në emër të idealeve, vizionëve dhe kauzalitetit të përbashkët shtetror, nacional, politik, ushtarak dhe historik etj.

 Ndaj, nëse e quajmë sot realitet shtetin dhe vet "popullin e ri kosovarë" së bashku me pozitën dhe opozitën e atjeshme politike dhe parapolitike: Atëherë ky "realitet" është padyshim aparent dhe transparet, për sa kohë që jeton, penetron, konkuron, koniukton, koniukturon, interferon, navigon, kolporton, bashkpunon dhe është valid, funksional, aksional dhe i barabartë me të tjerët në arenën botërore ose ndërkombtare. 

E sidomos atëherë kur përballë të së vërtetës së njohur të shtetit dhe pushtetit aktual në Kosovë, si gjithmonë, vazhdon të bëhet "korrektuese", "restauratore" ose "iluministe" gënjeshtra tjetër që e denoncon dhe e vret shpesh të parën.

Kështu që të dyjat bashkë gjejnë strehë dhe audiencë të madhe mediale, publike ose politike në Kosovë.

U mor vesh se forcat dhe energjitë e njohura racionale e kritike të pranishme në konceptin elitar dhe egalitar të kulturës shtetrore dhe nacionale, do duhej të vendosëshin ose pozicionoheshin si fraksion-kundër funksionit të palës kundërshtare “antropologjike” ose antropolitike. 

Ndërkohë që impulset revolucionare, evolutive, racionale dhe progresiviste të së parës, do duhej t' iu kundërvihen implikimeve konservatore, retrograde dhe ataviste të së dytës. Mbase, në narrativin (narracionin) ose kapitullin e njohur shkencorë ose humanist që që flet për “Industrinë kulturore dhe politike”,- koncept që Theodor Adorno dhe Max Horkheimeri e favorizonin më tepër në krahasim me konceptin unilateral ose monologjikë (bla-bla-bla ose tra-la-la) të “kulturës borgjeze”, skllavopronare ose feudaliste në momentet e "shkëlqimit" të tyre më të madh. 

Ndonëse, politika borxheze, skllavopronare ose feudaliste, gjjthëmonë prodhon diskurse, narrative, paradigma dhe solucione demomiake, diabolike, reaksionare dhe anakronike të cilat nuk kishin asgjë të përbashkët me kodin dhe unitetin e njohur etikë dhe metestetikë. Zëvendësimin aparent i një metode me një metodër tjetër doli të është vetëm recidivë, riciklim ose riprodhim i po atyre marrëdhënieve themelore ose elementare që ruajnë sistemin (regjimin) e kaluar ose paraprak në tërësinë e tij.

Së këndejmi, ndërkohë që "Robinson Krusoja" i cili duke u bërë mik si dhe duke vërë raporte të shkëlqyera me atë "Nomadin fisnik" të Daniel Defosë, kishte fituar mbështetje dhe simpati të shumëta ndër qarqët e ndryshme fetare, kulturore, politike dhe artistike të kontinentit plak: Monteskiu, me anë të "Letrave Persiane" ndërkaq, do ia mundësonte edhe një të padituri ose parsimuari që të vështronte dhe analizonte asokohe në menyrë kritike mbi të metat dhe strukturën e atëhershme shpirtërore, kulturore, artistike, politike, organike, mentale ose psikologjike të kontinentit plak dhe me largë.

Fjalët e nxhehëta së bashku me retorikat ose oratoritë e ndryshme boshe ose patetike, nuk i pjekin as bukën, as kulaçin.

Kuptohet, se në atmosfera dhe situata të ndryshme imediate, aditive, imperative, kognitive dhe të tjera, debati, dialogu, kompromisi dhe konsenzusi i njohur në mes pozitës (pushtetit) dhe opozitës parlamentare dhe politike, të duket mëse të nevojshëm, aditiv ose imediat. E sidomos lidhur me epilogun final të dialogut (monologut) maratonik, monotonik ose tragjikomik të Kosovës me Serbinë, si dhe për çështje dhe aspekte tjera kruciale, esenciale, substanciale, fundamntale ose kolaterale të kombit dhe atdheut.

Por, gjithëmonë duke ia njohur, pranuar dhe respektuar ingerencat, kompetencat, autorizimët, vlerat, kualitetët dhe aftësitë e njohura intelejtuale, profesionale, intelegjente, institucionale dhe konstitucionale njëri tjetrit. 

Në instancë të fundit liria (çlirimi), populli, shtetit, pushteti, nderi, morali, integriteti, sovraniteti dhe pavarësia e Kosovë, nuk janë pronë private ose personale e askujt. 

U mor vesh se roli, misioni ose funksioni i njeriut të ditur, të mençur, intelektual, profesional dhe intelegjent, në kërkimet, studimet ose analizat e njohura politologjike ose filozofike, mund të kuptohen, përceptohen, anticipohen dhe definohen vetëm përmes 'grafikonit' ose 'rubikonit' të njohur të aktivitetit ose 'pleshmërisë së lartë' intelektuale, intelegjente, profesionale, kontemplative, komprehensive, komplementare, suplementare ose superlative që ka për qëllim ngrtijen dhe formulimin e një teorie praktike dhe dialektike të kulturës dhe etikës së njohur shtetrore, nacionale, institucionale, konstitucionale, intelektuale dhe profesionale në kuptimin shtetit dhe pushtetit si obligim ose përgjithësi e lartë morale, ligjore, intelektuale, profesionale etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat