Vëllazërimët e dështuara

Opinione

Vëllazërimët e dështuara

Nga: Milazim Maraj Më: 25 gusht 2023 Në ora: 08:32
Autori Milazim Maraj

Dështuan vëllëzërimet me të huajt. Dështuan përkundër angazhimeve shqiptare të kemi vëllezër ata që nuk i kishim vëllezër. Të i duam armiqtë tonë duke i quajtur vëllezër. Provuan shqiptaret vëllazërinë me turq por përkundër gjatësisë së këtyre lidhjeve gjashtë shekuj përfunduan me shumë humbje dhe dhimbje për shqiptaret. Ishin pra ata që donin territoret tona dhe jo neve, ishin ata që donin të na ç’ kombëtarizonin, nga shqiptarë në turq.

Provuam vëllazërimin me ruset por ja që doli tentim i kotë, i mashtruar dhe që nuk funksionoj. Leninin, Stalinin që ne u përkulem deri në tokë për këtë vëllazërim, por që edhe kjo dështojë, madje të dy dështimet përfunduan me humbje tona marramendëse në numër të shqiptarëve dhe në sipërfaqe të territoreve tona.

Humbëm shumë territore, shumë popullatë shqiptare dhe patëm shumë fatkeqësi të pa njohura në historitë e kriminologjisë botërore. Provuam edhe vëllazërimin me kinezët por ja që edhe ai doli jo funksional. Shkruan dhe kënduan këngë shqiptaret për Maocedunin por edhe këtë këngë shqiptaret përfunduan me vajë. Enver Hoxha e Mao ceduni sa do që i pari ishte servil ndaj të dytit nuk ishin si buka prej një brumi si që thuhej në këngë. Kjo gjithashtu u vërtetua si gënjeshtër.

Kinezët nuk i kanë vëllezër shqiptarët dhe thënia vëllezërit kinez e miqtë kosovar ishte krejtësisht gabim. Kjo u provua dhe përfundoj me Kinën, por me Kosovën vazhdon një dush i ftohtë. Provuam edhe vëllazërimin-bashkimin Jugosllav edhe ky vëllazërim përfundoj si më parë me dhunime, vrasje, djegieje, shpërngulje dhe fatkeqësi të rënda për shqiptaret jo për serbet. Fatkeqësisht shqiptaret harruan varret e të prindërve dhe fatkeqësitë i krijuan serbet. Tradita e vjetër e kërkimit të vëllazërisë nuk po ndalet.

Tani na dolën vëllezërit prej feje. Myslimanët i paskemi vëllezër sepse janë konvertuar në fenë islame, kështu thotë mulla Shefqet Krasniqi. Nenad Trifunoviqi nga Beogradi qenka vëllai i jonë ndërsa vëllezërit tonë të gjakut që i takojnë fesë krishtere jo vetëm që nuk i paskemi vëllezër por as krishtlindjet nuk po lejuaka feja të ua urojmë. Ky konvertimi i serbit nga Graqanica ishte për të u puthë hoxha më këtë mysliman të “shtrenjt”? Tani ka mundësi që të na predikojnë hoxhë Luba, hoxhë Sllobodani, hoxhë Miliqi, hoxhë Kosta etj. Kjo propagandë është e vjetërsuar, madje shumë herë e provuar deri tani dhe e konstatuar si e pa vërtetë dhe qëllimkeqe. Sipas jush kjo qenka dëshira e zoti?

Sipas kësaj zoti i do shqiptaret, të përçarë, në mes veti dhe të vëllazëruar me armiqtë e tyre të provuar që shtatë shekuj pa ndërprerë? A ju besohet ju o shpirtshitur? Që do të thotë fare të pa shpirt ndaj shqiptarëve, ndaj vëllezërve tuaj të një gjaku që përjetuan të njëjtat vuajtje. A ja vlen të derdhet gjaku jonë për atë që ju e quani (Hakun) tuaj?. A duhet që ju të largoheni nga odat tona? Me këto predikime që ju i bëni, them se po. Shqipfolës që pengoni shqiptaret të unifikohen dhe të shpëtojnë nga Bosat tuaj serb, rus dhe iranian.

Ju që tani jeni shumë në Kosovë dhe bëni propaganda antishqiptare, po provoni vëllavrasje në mes të shqiptarëve në Kosovë ashtu sikur ndodhin në Arabi. Një Mulla i shpirtshitur thotë të mos tubohemi rreth flamurit kombëtarë, sepse është një leckë; kështu pati thënë një komunist shqipfolës në vitet e tetëdhjeta në Kosovë. Ju predikoni që gjuha shqipe është haram, është gjuhë e kaurit dhe gjuhë e lanetit.

Ndërsa ata që janë kthyer në rob, ju besojnë, heshtin si mumie dhe bindën. Një tjetër kësi mullahi thotë se mund të martohemi, brenda familjes: me vajzën e hallës, tezës, dajës axhës. Kjo që është krejtësisht e ndaluar sipas kodit kombëtarë shqiptarë që nuk martohen as brenda fisit. Koha është që të kthehemi një herë e mirë të tubohemi rreth flamurit tonë kombëtar. Të respektojmë shumë vëllezërit tonë, që do të thotë të respektojmë vetën tonë. Të dallojmë mirë dhe çartë kush është vëllai, kush është miku e kush armiku. Pastaj të analizojmë një herë e mirë kush është miku jonë e kush është armiku që nuk behët mik kurrë.

Vëllezër janë vetëm ata që i kemi në lidhje gjaku. Madje edhe juve që keni dal kundër gjuhës, kulturës, mirëqenies shqiptare dhe gjakut tuaj duhet të u mallkojmë por vëllezër u kemi. Mallkua ju qoftë tambli i nënës shqiptare! Të u largojmë nga Xhamitë dhe odat tona? Ju jeni shpirtshitur dhe predikimi i juaj është kundër dëshirës së zotit. Gjuha shqipe është gjuhë e zotit. Shqiptaret janë njerëzit e zotit dhe Zot të këtij vendi.

Koha është” të shikojmë çdo ditë vetën në pasqyrë ta puthim apo ta pështyjmë në fytyrë (A.Sh). Koha është të kthehemi nga njeri tjetri duke folur shqip, të bisedojmë shqip, të vendosim shqip, me besa besë; për të mirën tonë kombëtare dhe të miqve tonë. Të jemi të zotët në tokat tona, në shtëpitë tona dhe të presim mikun sipas traditës tonë kombëtare. Te presim armikun ashtu si e meriton. Këtë nuk na e sigurojnë të serbet as grekët. Këtë do ta bëjmë vet. Të mendojmë dhe vendosim me urtësi, vizion shkencor pa folklor, pa rrahagjoks e lavdime. Ta kuptojmë çartë se nuk kemi jetë të lumtur ne mesin e njerëzve tonë të palumtur. Marrëveshjen tonë nuk do ta gjejmë të Vuçiqi, as të Mitsotakisi as të Putini as të Xi. Këtë e kemi këtu në shpirtin tonë të mirë; ta promovojmë, se bota do të kthehet mbarë.

Jemi popull i mbarë dhe mbarësia është në neve. Ta shfrytëzojmë këtë dhunti që nuk e ka çdokush. Ta shfrytëzojmë në vend të inatit. Të kontribuojmë në civilizimin botërorë, të deponojmë vlerat tona në të gjitha fushat. Të deponojmë humanizmin e Nënës Terezë. Përcaktimin kombëtarë të Gjergj Kastriotit. Ta vejmë në shërbim për hire të fëmijëve tonë, për nderim te të parëve tonë që na ruajtën etnitetin dhe dinjitetin tonë, me shpirt nën dhëmb. Te jetojmë jetën e lumtur në tokën tonë, se këtë e meritojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat