Kongresi i Berlinit hodhi farën e konflikteve në Ballkanin Perëndimor!

Opinione

Kongresi i Berlinit hodhi farën e konflikteve në Ballkanin Perëndimor!

Nga: Assoc.Prof.Dr. Nijazi Halili Më: 26 gusht 2023 Në ora: 12:54
Nijazi Halili

Mbas Kongresit të Berlinit, Ballkani, do të bëhej arenë e përplasjes së interesave të Fuqive të Mëdha.

Në Kongresin e Berlinit nuk u adresua fare se çfarë do të bëhej më tutje me Perandorinë Osmane, si do të procedonin  popujt Ballkanik dhe as që u mor fare më çështjen madhore shqiptare, e cila, pikërisht për këtë gabim të Kongresit ,do të bëhej nyje e krizës së ardhshme Ballkanike.

Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia ndeshin shumë në Ballkan. Rusia si në planin ideologjik, si pan-sllave ortodokse edhe strategjikisht kërkonte rrugë të sigurta dalje në Mesdhe.   Pikërisht, për këtë, Mbretëria e Bashkuara donte të parandalonte daljen Ruse në Mesdhe.  

Nga ana tjetër, bashkimi i Gjermanisë dhe Italisë kishte vënë në pozitë ambige pozicionin Evropian të Austro-Hungarisë drejt Jug-Perëndimit.

Vetëm Gjermania pas Luftës Franko-Prusiane kishte dal fuqia më e madhe në Kontinent, nuk kishte direkt interes në Ballkan, prandaj edhe mund të ndikonte më së miri në  rajonin e Ballkanit.

Për paradakos, Rusia dhe Austro-Hungaria që ishin më të zhytur në interesat Ballkanike, ishin që të dyja aleate të Gjermanisë dhe bënin pjesë në të ashtuquajturën “Lidhja e Tre Perandorëve”, e krijuar për të mbrojtur monarkizmin dhe Evropën Kontinentale. Pra, Kongresi i Berlinit, në një farë mënyre ishte debati diplomatik ndërmjet aleatësh për përplasje qëllimesh.  Kancelari Bismark kishte si qëllim madhor që të mos cenonte pozitat  delikate të Gjermnanisë në marrëdhënie ndërkombëtare. Ai kishte në platformë, sipas së cilës Gjermania do të bëhej fuqi, nëse fuqizohet nga brenda dhe do të mbetej paqësore nga  jashtë.  Mbas Kongresit të Berlinit, Bismarku nu do të mund më gjatë t´i qëndronte aleancës me Rusininë.

Në vend të Realpolitikës së tij, Bismarku filloj që të ndërtonte marrëdhënie me shumë armiq potencial të tij. Në këtë situatë, Krymenistri Rus, Gorchakov, e quante Traktatin e Berlinit ...”Unë e konsideroj Traktatin e Berlinit faqen më të errët të jetës sime”. Pra, në një farë mënyre Kongresi hodhi farën e konflikteve të ardhshme, siç do ishin Luftërat Ballkanike, e pas tyre, Lufta e Parë Botërore.  Lufta e parë Botërore, me vrasjen e Franc Ferdinandit, Pretendentit të fronit të Perandorisë së Austro-Hungraisë.  Evropa mbolli shi në Ballkan në Kongresin e Berlinit dhe, si përgjigje korri breshër nga ballkanasit me Luftë e Parë Botërore. U provua në diplomaci shprehja teologjike se “çfarë bën në këtë botë e gjen serish këtu”.

Autori është anëtar i New York Academy of Sciences, USA. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat