Akti kriminal i vrasjes së policit Afrim Bunjaku nga grupi terrorist serb, zbuloi qartë para botës, se Serbia po nxitë dhe kërkon luftë të re në Ballkan!

Opinione

Akti kriminal i vrasjes së policit Afrim Bunjaku nga grupi terrorist serb, zbuloi qartë para botës, se Serbia po nxitë dhe kërkon luftë të re në Ballkan!

Nga: Rexhep Elezaj Më: 24 shtator 2023 Në ora: 19:11
Rexhep Elezaj

Ka vite dhe muaj, që faktori politik shqiptar i Kosovës, ka folur qartë siç edhe ia ka tërhequr vërejtjen komunitetit ndërkombëtar, BE-së dhe SHBA-ve, se regjimi fashist i Beogradit në krye me neo-kriminelin A. Vuçiq, janë shkaktari kryesor i destabilizimit të situatës në veri të Kosovës, por edhe asaj në Bosnje me kriminelin M. Dodik, si dhe faktin, se regjimi fashist dhe diktatorial i Serbisë, dialogun me Kosovën e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë vetëm sa për sy e faqe.

Pra, i cili regjim qe 11 vite vazhdon duke e mashtruar BE-në dhe SHBA-të, se gjoja është për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, etj., e që të gjitha i ka pasur rrena dhe manipulime të pista, dhe asgjë tjetër, me qëllim për t’i mashtruar dhe manipuluar faktorët ndërkombëtarë, derisa në anën tjetër, ka investuar me miliona euro në armatim dhe propagandë të ndyrë kundër Kosovës, kudo në Evropë dhe në SHBA.

Pra, faktorët politik dhe shtetëror të Kosovës, kanë bërë çdo gjë që këtë politikë fashiste dhe destabilizuese të Beogradit zyrtar në Kosovë, t’ua bëjë të qartë BE-së dhe SHBA-ve, por të cilët faktorë, pothuajse asnjëherë nuk i morën me seriozitet vërejtjet dhe sugjerimet e palës shqiptare, ngase dukej qartë se ata kishin një plan dhe strategji tjetër ndaj Ballkanit, sidomos ndaj Kosovës, në njërën, dhe ndaj Serbisë, në anën tjetër, gjë që me sulmin e sotëm barbarë dhe terrorist të grupit prej mbi 30 terroristësh i hudhur në Kosovë (Banjskë afër Zveçanit) nga vetë presidenti serb, Vuçiq, të cilët vranë policin Afrim Bunjaku dhe lënduan rënd dy policë tjerë, mendoj se ky akt terrorist i dha fund sot agonisë 10 vjeçare të BE-së dhe disa vendeve tjera, se Serbia dhe regjimi i saj kriminal paskan qenë faktor stabiliteti dhe bashkëpunues me Brukselin dhe Washingtonin. Ngase dërgimi i këtij grupi terrorist në veriun e Kosovës nga regjimi i A. Vuçiqit për të vrarë policë shqiptarë si dhe për ta filluar luftën e re në Ballkanin perëndimorë, është akti i fundit që Brukseli zyrtar dhe Washingtoni duhet të distancohen nga veprimet kriminale të kriminelit A. Vuçiq, i cili po me përkushtim po i zbaton urdhërat e marra nga Moska zyrtare dhe shefi i saj krimineli, Putin.

Përndryshe, nëse nuk do ndërmerren masa urgjente nga BE-ja dhe SHBA-të për ta ndaluar planin dhe skenarin e Serbisë për lutë të re në Bosnje dhe Kosovë, rajoni i Ballkanit perëndimor do shndërrohet edhe njëherë, pas 30 viteve, në vatër të luftërave të përgjakshme, meqë regjimit aktual dhe kriminal të A. Vuçiqit, gjegjësisht planimetrisë së SANU-s serbe për krijimin e “Botës serbe”, i konvenojnë vetëm luftërat, siç kanë vepruar regjimet serbe në Ballkan qysh nga Mesjeta e deri në ditët e sotme. Pra, zhdukjen e popujve fqinj për ta krijuar Serbinë e madhe, të cilën asnjëherë nuk do arrijnë që ta bëjnë, derisa në Ballkan ekzistojnë popuj që janë të gatshëm ta mbrojtur qenien e tyre etnike dhe shtetërore, siç është Kosova dhe Bosnja.

Lavdi jetës dhe sakrificës së policit, Afrim Bunjaku, i cili sot ra dëshmor në mbrojtje të sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat