Kur bie niveli i deteve, liqeneve dhe lumenjve, shtohet niveli dhe sasia e përrockave, moaçaleve ose kënetave!

Opinione

Kur bie niveli i deteve, liqeneve dhe lumenjve, shtohet niveli dhe sasia e përrockave, moaçaleve ose kënetave!

Nga: Agron Shabani Më: 26 shtator 2023 Në ora: 10:26
Agron Shabani

Saherë që bie ose ulet niveli i ujit të detrave, oqeaneve, liqenjeve ose lumenjve, rritet niveli, numri ose sasia e përrockave, kënetave ose moçalëve.

Veni re!

Ndërkohë që edhe lozët e pocërrkave, lëshojnë "shtat" dhe ngjiten (hypin) mbi lisa!

Dhe, çfarë (çka) ndodhë pastaj....?! 

"Pasi e përfundojnë luftën trimat, gjigantët, viganët, akterët, protagonistët ose heronjtë e saj kryesor, atëherë ia nisën luftës xhuxhat, horrat, maskarenjët, matrapazët, kllounët, dezertorët ose ata që e kishin mohuar, shantazhuar, penguar, vjedhur (plaçkitur) dhe kriminalizuar dikur luftën!", do thoshte dikur (në një verzion tjetër)-Uinston Çërçilli.

E vërteta është bijë e kohë dhe jo e autoritetëve të shtetit, pushtetit ose politikave të ndryshme ditore ose peridike. Apo...!?

Çdo foshnje ose qenie (krijesë) e mundshme njerëzore ose homo sapiente, sipas ligjëve të njohura hyjnore, natyrore dhe antropobiologjike, lindë e shëndetshme dhe intelegjente, por ia që mepastaj e bëjnë të sëmurë, të vrazhdë dhe të marrë shteti dhe shoqëria, gjegjësisht kushtët dhe rrethanat jetësore, shoqërore, familjare, politike, sociale, ekonomike, ekzistencialiste etj.

E sidomos atëherë kur prehën fatët e njerëzve, popujve (kombëve) dhe shtetëve të ndryshme së bashku me "tabelat e ligjëve" të ndryshme historike, gjeografike, ushtarake, politike, sociale, ekonomike etj.

Ç'është e vërteta, të gjithë ata që për vite ose dekada të tëra i kanë vjelur frytët (mjetët) dhe gëzuar të gjitha privilegjet dhe benificionet më të larta në kuader të sistemit ose regjimit monist ose jugokomunist nën ish Jugosllavi, sot prap janë të involvuar, karrabythur ose inkorporuar në të gjitha hallkat dhe zinxhirët kryesor të shtetit dhe pushtetit kosovar.

Bile, shumë prej tyre i keni edhe në ballë të rrjeshtit ose kolonës "çlirimtare, shtetformuese dhe patriotike" në Kosovë.

Ndërkaq, të gjitha subjektet politike shqiptare në Kosovë, nën sloganet ose parullat djathtiste ose centrise, si duket janë profilizuar ose pozicionuar majtas.

Kjo ka ndodhur mbase nga nostalxhia ose letarxhia e pafshehur që kanë shqiptarët për jugokomunizmin ose komunopansllavizmin, si rezultat i ndonjë motivi, narrativi ose arsyeje të panjohur objektive dhe subjektive. Kush e di!?

Ndonëse, e majta dhe e djathta janë dy alternativa, dy narrative ose ekstreme dubioze, disonante dhe kognitive që mbeten si opsione të pranuara edhe në Europë, SHBA-së dhe gjithandej.

Në Kosovë dhe Shqipëri ndërkaq, ekstremet e njërës dhe palës tjetër, ngelën të pranueshme, miqsore dhe analogjike mes veti, pasiqë ato vazhdimisht aplikojnë ose praktikojnë mjetët ose metodat e njejta komplotiste, linçuese ose jodemokratike në realizimin e qëllimeve të tyre. 

Zatën, ky është edhe paradoksi dhe absurdi i njohur shqiptar. 

Ndonëse, narrativi dhe filozofia politike, konceptuale dhe ideologjike e një partie ose subjekti politik, nuk është domosdoshmërisht e varur nga liderët ose lidershipi i saj. 

Ideologjinë dhe programin politik nuk e harton fare lideri ose lidershipi. Ato janë ngritur, krijuar dhe profilizuar shekuj ose dekada me ligj shumë herët.

Kështu që e majta ekstreme ose radikale, edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, janë  shëndoshë e mirë në këmbë (patericat) të forta.

U mor vesh se në filozofinë politike të së djathtës, dominon ose mbizotëron fryma, sinteza dhe formula e njohur liberale ose demokratike, që do thotë ndërtimi i kapitalizmit në marrëdhëniet e tij me shtetin, pushtetin, popullin dhe shoqërinë. 

E djathta angazhohet për rend ekonomiko-shoqëror liberal, parlamentar dhe demokratik, si dhe sistem kapitalist të bazuar në ekonominë e tregut,, vlerave dhe kapitalit. 

Ndonëse, e djathta dhe e majta në demokracinë perëndimore, përfaqsojnë eliten ose shtresën e lartë të shtetit dhe shoqërisë.

 E djathta dhe e majta në Kosovë dhe Shqipëri, për çastin ose momentin, përfaqësojnë pakicën. 

Sepse "shtresa e lartë e aristrokracisë ose borgjezisë së re shqiptare" janë shpërngulur ose kanë emigruar në politikë, qeveri ose parlament, kurse, pjesa më e madhe është shtresë e ulët që përbëhet nga punëtorët, bujqërit, blegtorët dhe tregtarët e vegjël ose ambulant.

Përderisa, ajo "pjesa tjetër" e mbiquajtur si shtresa më stabile dhe rentabile për shtetin (ët), pushtetin dhe shoqërinë përbëhet kryesisht nga shtresat e mesme që përbëhen nga tregtarë të mesëm, nga administrata shtetërore ose publike, punonjësit e shëndetësisë, profesorët univerzitar, policia, ushtria, deri diku edhe arsimtarët etj. 

 

Paradoksi tjetër (shqiptar ose kosovar) i radhës është ai se "borxhezët, kullakët, feudalistët, skllavopronarët ose aristokratët e ri" pushtetmbajtës ose pollitik, vazhdimisht kërkojnë votat e tyre. Votat e njerëzve të varfër ose shtresave me të ulëta dhe skmanore që  duhet të votojnë dhe punojnë për ta!!!

Në të kundërten, bëmat dhe gjëmat e tyre ndaj shqiptarëve, gjithëmonë janë kobzeza ose ugurzeza.

Në politikë shqiptare ose kosovar, si duket nuk ka intelektual ose patriot të vërtetëve, nuk ka madje as të djathtë dhe të majtë, ata janë thjeshtë disa "kafshë të larta politike" të etur vetëm për pushtet dhe pasuri mbi kurrizin e thyer ose lakuar të kombit dhe atdheut.

Në këtë vorbullë Kosova së bashku me paradokset, anomalitë dhe patologjitë e saj reaksionare dhe anakronike, ka shumë kohë që është shndërruar në bisnes, eldorado, apendiks, apo në "tokë të premtuar" të askujt dhe gjithëkujt për shpërlarje parashë, bisnesësh dhe llogarishë të panjohura (misterioze) për publikun ose auditorin e gjërë.

Me fjalë tjera, politikanë e ndryshëm ditor ose periodik në Kosovë dhe Shqipëri, janë arketip ose prototip politikanësh jokurrizor ose të pa dinjitet dhe integritet, që i zhvaten, imponohen dhe nënshtrohen vazhdimisht llupës, diktatit dhe monopolit politik, ushtarak, policor, finansiar, tregtar, ekonomik etj., të "aristokracisë" ose "borxhezisë së lartë politike" me seli në Beograd, Moskë, Stamboll,, Bruksel ose Washington.

E sidomos me parullat, sloganet, banderollat ose recidivet e njohura pllakative, ataviste, imagjinare ose fiktive mbi 'herioizmin dhe patriotzmin e lartë" të Albin Kurtit, Edvin Ramës, Xhelal Sveçlës, Besnik Bislimit etj.

Thuhet se të majtit ose "delengjinjët e vegjël" bolshevik, jugokomunist, proletar dhe internacionalist, nuk kanë fe, komb as atdhe.

"Atdheu i tyre është krejt bota ose planeta jonë, komb e kanë partinë-shtet ose shtetin-parti, ndërsa fe mbi fe e kanë ideologjinë revolucionare, bolshevike, proletare dhe internacionaliste.

Pse (përse) ndodhë kjo?

 

Kjo ndodhë, sepse në Kosovë dhe Shqipëri, shkruhet dhe filtët shpesh ose vazhdimisht për frikën, për forma entuziazmi me shfaqje, profile ose manifestime të ndryshme ekstatike ose ekstazike agresiviteti, fataliteti, stupiditeti, nebuloziteti ose iracionaliteti, mbi kurajon përballë kanosjes ose rrezikut individual dhe kolektiv.

Ndërkaq, problem kyç ose themelor me të cilin përballen sot (për çastin ose momentin) populli, shtetit, pushteti ose shoqëria e gjithëmbarshme shqiptare ose kosovare, pos tjerash është fakti i njohur sipas të cilit atje tek disa lider ose politikan ditor ose periodik në Tiranë dhe Prishtinë, akoma vazhdon të flitët dhe mendohët se bota  akoma kufizohet me Moskën, Stambollin ose Beogradin!  Çudi.

Shtoja këtu edhe faktin tjetër sipas të të cilit: Saherë që në SHBA-s, ndodhën në pushtet Demokratët: Në Kosovë dhe Shqipëri e me largë, ngisin (çojnë) kokë dhe marrin pushtet e fuqi të madhe "delengjinjët e vegjël revolucionar, proletar, bolshevik, internacionalist" etj...Mbase, nën parulla, pamflete dhe slogane të zjarrta shtetformuese, patriotike etj.

Kështuqë sipas Frojdit: ajo që e mban së bashku një tërësi ose kolektivitet të tërë, nuk është sugjerimi i thjeshtë hipnotik (një fenomen sipërfaqësor dhe i derivuar, konzervuar ose ambaluzhuar), por, investimi epshor ndaj figurave të dashura ose jo të dashura nga të gjithë, që përbëjnë një surrogato të babait të madh për fëmijët e vegjël, asocial dhe adolesht, që e adhurojnë, e ndjejnë të gjithëfuqishëm, ia kanë frikën shumë, por ndërkohë ndjehen edhe të mbrojtur nga ai ose nga ata. 

Prej respektit ose dashurisë së idealizuar, valorizuar ose glorifikuar ndaj shefit ose padronit, ndjekësit dhe viktimat e tyre shpesh ose vazhdimisht e duan njëri-tjetrin. 

Ndaj, për pasojë, nëse ka diçka morale dhe normale ose racionale në fushën ose terrenin e ndërgjegjjes, sipas Frojdit (Freud) është pikërisht përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes ose iracionales - përreth të së cilës gjithëçka nga "parimi edipian" duhet të rrotullohet ose rrokulliset në raport me figurat prindërore. 

Sidomos në marëdhëniet ose raportet protofëminore kundrejt nënës, të cilën  Edipi i vocërr, do kishte deshirë të donte ose dashuronte në mënyrë ekskluzive dhe ekzotike, si dhe ndjenja dashuri-urrejtje ndaj babait që e nënshtron nënën e tij (...) si kompeks malicioz dhe surrogativ. 

Një baba i ndjerë, njëherazi edhe i plotfuqishëm, shumë i dashur, por edhe armik, si babai i Edipit: Domethënë "kompleksi evolutivë" i Edipit i cili rreth moshës pesëvjeçare, do duhej të tejkalohej.

Kuptohet, nëse incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshëm ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babës (babait)- nuk kanë kaluar në ndonjë proces të pandërgjegjshëm, iracional ose neurotiko-hipnotik, ku personi ose individi, të lënduar ose plagosur dikund thellë edhe psiçikisht, edhe moralisht, edhe shpirtërisht ose emocionalisht, do ngelin të atillë deri në tejkalimin eventual të bllokadës foshnjore ose fëminore që ka bllokuar tèrèsisht zhvillimin normal të psiçikës së tyre drejt heteroseksualitetit dhe përtej incestit fëminor, mbipersonal, ose neurotiko-hipnotik.

Në fakt, e pandërgjegjëshmja, iracionalja ose sistemi psiçik autonom, i lindur tek çdo njeri si dhe i karakterizuar nga një lloj energjie e drejtuar, burimuar dhe derivuar prej "egos", "libidos" ose vetkënaqësisë së pastër personale ose individuale që interferon dhe reflekton drejtpërsëdrejti edhe në anën seksuale ose erotike (epshet), është natyrisht individualiste dhe tepër egoiste ose egocentrike në esencën ose substancën e saj, do thoshte Frojdi i cili merrej jo vetëm me turma spontane, por edhe me ato "artificiale" që të tjerët do i quajnë kolektivitete të organizuara si shteti, pushteti, kisha, ushtria, xhandarmaria (policia) etj. 

Ndonëse, kjo tematikë kërkon studime, analiza, anamneza dhe ekzaminime më të gjata dhe me të thella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat