Pas Samitit të EU, PD e Kosovës po përgatitet ta ftojë Ramën!

Opinione

Pas Samitit të EU, PD e Kosovës po përgatitet ta ftojë Ramën!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 18 tetor 2023 Në ora: 11:14
Autori Sherif Ramabaja

Ishte diçka historike. Për herë të parë një Samit i EU të organizohej jashtë zonës së saj. Dhe ku, pikërisht në Tiranë, kryeqytetin shqiptar. Kjo i bëri të gjithë shqiptarët krenar.

 Po kush ishte figura qendrore? Dihet, kush tjetër përpos piktorit afër dy metra i gjatë dhe me mjekër të bardhë, të krehur, të lyer dhe të lëmuar, që ta përkujtonte figurën e babait të pavarësisë, Ismal Qemalit.

Pritja e delegacioneve ishte ceremoni në vete. Piktori e puthi Ursulën dhe Bërnabiç – kën, e përqafoi Scholz – in dhe Michel – in, abaz (0) viç – in, po kur e pa Kurtin filluan t´i dridheshin këmbët. Ky do ma prish ahengun, mendoi vetmëvete.

Më i lumtur do të ishte që ai mos të vinte fare, po meqë paska ardhur, ose të heshtë ose do ta mbathi, mendoi piktori.

Kurtit kur i erdhi radha të fliste, nuk e zgjati po iu turr Serbisë, Bërnabiç – kës, Vuçiqit, Daçiqit dhe të gjithë paramilitarëve dhe terroristëve, që e kishin sulmuar Kosovën.

Ramës nga sulmet e Albinit kundër Serbisë i ndërroheshin ngjyrat e fytyrës, sikurse portretet që i ngjyros në pëlhurat e tij, e që ngjyrat i zgjedh në bazë të personalitetit, se cila i përshtatet karakterit të tij.

Ma mori fytyrën, mendoi me vete. Ne jemi tubuar këtu që të flasim dhe të shkëmbejmë mendime, të hamë e të pimë, e jo ta akuzojmë dhe sulmojmë njëri - tjetrin.

Nga një mllef i tillë ndaj kurtit, Bërnabiç – ka e kishte refuzuar foton e përbashkët.

Rama ia kishte bërë me dije Albinit se nuk jemi këtu për zgjidhjen e problemeve dhe konflikteve, po Albinin skish kush ta ndalte, derisa ia përplasi të gjitha në fytyrë Bërnabiç - kës .

Rama u zie, po ç´të bënte. Në konferencën e shtypit, mendoi se i erdhi rasti të shfryhej ndaj Albinit dhe Kosovës.

Kosova e kishte rastin, mundësinë dhe marrëveshjen, po nuk i shfrytëzoi asnjërën e as tjetrën, e filloi Rama fjalimin.

Tash keni rënë në kurthin e vetvetes. Unë ua thash disa herë dhe po ua përsëris përsëri. Kryeni obligimet e juaja, pavarësisht Serbisë. Formojeni Asociacionin ashtu siç po ua kërkon EU dhe SHBA. Unë po ashtu ua hartova draft statutin, po ju më tallët. Tash po mbyteni në një lugë ujë.

 Kush u ka faj, kur nuk ia mbyllni vetes rrugët. Ju nuk po shikoni nga e ardhmja, por po kapeni për të kaluarën. Po e lëshoni rastin historik nga dora.

Po t´i kërkoi Shqipëria territoret e veta, po t´i kërkoi Gjermania, Franca, Serbia, Turqia, Greqia, Polonia, Rusia etj. do të mësynim kundër njëri - tjetrit dhe ku do përfundonim?

Serbia duhet të dorëzohet në tavolinë, duke e njohur Kosovën. E vetmja që po ju kërkohet është Asociacioni. Ju e bllokuat Ballkanin e Hapur. Ju i refuzuat propozimet e miqve. Ju i refuzuat ofertat e sinqerta. Ju nuk e firmosët marrëveshjen e Ohrit. Ju nuk po bashkëpunoni me faktorin ndërkombëtar. Ju po ia mbyllni vetes të gjitha dyert. Ju...Ju.... Ju....

Fjalën e parë dhe të fundit i keni Rama, Vuçiq. Mediat i keni mbushur dhe po i mbushni me portretin tim dhe të Vuçiqit. Po ne po punojmë bashkërisht në një zgjidhje të përgjithshme, ashtu siç po punon EU, SHBA dhe perëndimi. Dikur do të jetë tepër vonë. Edhe Palestina e refuzonte planin e ofruar, po shiheni ku është sot, buzë greminës.

 Ju më quani Kristaq, Palaço, Batutë -ist, Piktor, Esad Pasha, tradhtar, enverist, patronazhist, komunist, socialist, manipulues, të korruptuar, i droguar, i lidhur me krimin, i çmendur, iluzionist, populist, diktator, antikombëtar, fundërrinë, autokrat, hajn etj.

E unë jam ky që jam. Në Kosovë më çmojnë PD e Thaçit, Lëvizja, enveristët, socialistët, komunistët, ata që i kanë së paku nga tre milion në banka, Molliqaj, Baton Haxhiu, Milaim Zeka, bashkësia Islame në krye me

Dr. Shefqet Krasniqi i cili tërë ditën në TV jep këshilla psikologjike, fetare, pedagogjike, në raste të veçanta e merr edhe rolin e gjinekologut, falltarit, astrologut etj. edhe pse ate e dëgjojnë vetëm analfabetët dhe gjysmë analfabetët, ai më përkrah mua. Kush nuk më do, plasshin nga inati.

Mars – Rover (Satirë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat