Populli (kombi), shteti, feja, religjioni dhe politika

Opinione

Populli (kombi), shteti, feja, religjioni dhe politika

Nga: Agron Shabani Më: 30 tetor 2023 Në ora: 10:59
Agron Shabani

Sipas filozofit të lashtë grek, Eptiketit: E vërtetra triumfon në vetëvete, ndërsa gënjeshtra gjithëmonë ka nevojë për deshmitar dhe bashkëpunëtor. 

Ndryshe nga kjo, iitharët ose militantët e ndryshëm ekstrem, radikal ose fanatik, e kanë një konceptim, përceptim, akceptim dhe anticipim të verbër, të vrazhdë, rixhid, borxhez, skllavoproar, reaksionar, paradoksal dhe anakronik, qè i shohin dhe kundrojnë të tjerët së bashku me kohën ose botën moderne ose bashkohore, si një fakt ose realitet të pandryshuar natyrorë ose ordinar. Gjegjësisht, si diçka të palevizshme (statike), natyrore ose ordinare. 

Kjo për faktin se edukata, kultura, emancipimi, morali dhe besimi i tyre absolut, unilitareal ose monologjik, së bashku me "artin e njohur fetar, kulturo, politik ose diplomatik", si dhe vlerat e njohura hyjnore ose universale të jetës së njeriut, i binden dhe nënshtrohen vazhdimisht të njëjtit ligj: ligjit të shndërrimit, nënshtrimit, konvertimit, mohimit, tjetërsimit etj. Mbase, ligjit të konfirmimit me vetvetën si dhe me gjithëçka tjetër brenda dhe jashtë saj. 

Në dukje te parë, kjo është pra filozofia e mbjelljes së optimizmit të antropomorforizuar në iluzion ose hedonizem, ku edhe qielli me yje, është lebroz. 

Diçka mbi nismen ose iniciativën e gupit te intelektualeve dhe patrioteve te Deçanit:

Ditë me parë një qgzup intelektualësh dhe patriotësh shqiptar të Komunës së Decanit, kanë vëndosur të kalojnë nga feja muslimane në fenë e krishtërë ose katolike, e cila është feja e të parëve ose stërgjyshërve tanë.

Se këndejmi, "jam fetar, por e dua dhe e çmoj krejt natyrën njerëzore, jam fetar, por kam tagre dhe detyra shoqërore, jam fetar, por nuk rrojë as në erë, as në re dhe as në qiell, por në këtë tokë që quhet Shqipëri, midis ketyre njerëzve që janë shqiptar, jam fetar e dua të mbajë marëdhënie të ngushta me Zotin, por gjaku shqiptar që me vlon ndër dej, shpirti shqiptar që me frymëzon fjalën dhe mendimin, rrethi shqiptar, ambienti dhe traditat shqiptare që, duke ma përshkuar anëmbanë jetën dhe botën time mendore, shpërthejnë ndër hove të shpirtit, ndër ndjenja dhe zakone, nuk mund të zhduken prej meje, mesa mund të zhduken prej nesh Zoti dhe natyra!", do thoshte dikur intelektuali, patrioti, kleriku dhe misionar i shquar shqiptar, At (Patër) Anton Harapi.

Atdhetarizmi ose patriotizmi, është një ndër vlerat dhe idealet kryesore të krishterizmit dhe muslimanizmit.

Nuk mund të jemi të krishterë, ose musliman të mirë, pa qenë njerëz të mirë dhe patriot. 

Koumuna e Decanit, gjithëmonë ka patur njerëz të përkushtuar, trima, intelektual të lartë të lartë dhe patriot të shquar.-deri në tempull, të përkushtuar dhe përparimtar-sa s´ka më, të devotshëm dhe gjithëmonë solidar e besnik ndaj vëllezërve dhe motrave tona shqiptare të fesë kristiane ose katolike-deri tek Zoti.

Ndaj, edhe polemikat, replikat ose dilemat e ndryshme rreth asaj se kush kanë të drejtë : Intelektualët dhe patriotët shqiptar të Decanit në  rrugën dhe misionin e tyre, apo ata që i paragjykojnë, kriminalizojnë, prejudikojnëv, penalizojnë, demonizojnë ose satanizojnë, të ngjajnë në dogmatizëm, sektashizëm, totemizëm, demagogji, hipokrizi dhe blasfemi fetare, kulturore, politike, juridike etj.

U mor vesh se krishtenizmi ose katolicizmi ishte feja e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë. 

Tempulli i dritës, shkëlqimit, ekzistencës, rilindjes ose renesanses shqiptare... 

Frymëzim i orvatjeve ose përpjekjeve të njohura kolosale dhe titanike të klerit katolik shqiptar në Vendin e Shqipëve, i cili gjatë sundimit (pushtimit) të egër turko-otoman, ishte në një gjumë ose agoni të thellë.

Ndaj, a ka devocion më të lartë se ky, që bazohet në të gjitha këto parime sublime dhe kaq të shënjta?!  Unë thëm se nuk ka.

Ndryshe nga kjo, parimi i lirisë së ndërgjegjes dhe besimit, i cili përbën gurin themeltar, mbi të cilin qëndron madhështia e vërtetë e çdo kombi, tek shqiptarët vlerësohet si gati i shenjtë. 

Ncdaj, kur, tërë lënda e pasur e librave fetare, kulturore dhe historike, të dalë në dri­të, do të shohim se, ndikimi i klerit katolik shqiptar në qytetërimin dhe historinë shqiptare, ka qenë shumë më i madh se sa është ditur dhe shkruar deri më sot.

Edhe përngjasimet ose analogjitë e ndryshme në mes Pjetër Bogdanit dhe Shën Tomës ose Augustinit, duhet studiuar, analizuar dhe kuptuar në hollësi dhe brendi, dhe jo si jo të rastësishme. Sidomos dëshira e njëjtë ose identike, për të pajtuar filozo­finë shtetrore, nacionale dhe patriotike me teologjinë ose religjionin etj.

"Prej fundit të moçalit ose përroit të ndotur dhe të turbullt, kurrë nuk mund të shihet humnera e madhe në breg." (Sokrati) 

Kjo i ngjason pyetjes ose dilemës dihotomike: në është me vjetër vezja (veja) a pula!?

Edhe feja muslimane, edhe feja katolike i kanë shënjtëritë, meritat dhe vlerat e tyre hyjnore, globale ose universale. Sigurisht se Po.

"Shqiptarët kanë kodin e vet moral, luftarak dhe patriotik, dhe janë të besueshëm e patriot- deri në vdekje!", do thoshte dikur H. Charles Woodsi. 

"Shqiptarët janë popull (komb), kulturë dhe civilizim i veçantë. Edhe guha, kultura, lufta dhe historia e tyre është e veçantë ose specifike." (mendjet e ndritura europerëndimore dikur mbi shqiptarët.

Shqiptarët janë popull trim, tolerant, bujar dhe tepër fisnik, të cilët edhe në kohë lufte ose konfliktësh dhe armiqsishë të ndryshme me të tjerët, ua njohin, ua ruajnë (mbrojnë) dhe respektojmë varret, flitë, hyjnitë, ritualet, kishat, manastiret ose objektët e ndryshme të kultit, fesë (religjionit), nderin, moralin, traditën dhe kështu me radhë, njerëzve dhe popujve të tjerë.

Se këndejmi, edhe gjatë kohës së luftës së fundit, dhe pas luftës në Kosovë, shqiptarët nuk e dogjën, nuk e prishën ose shkatërruan asnjë kishë ose manastir serb në Kosovë.

Nuk e prishën ose rrënuan asnjë varrë të tyre etj. Absolutisht jo!

Bile, fisnikët ose trimat e njohur shqiptar, edhe gjatë luftërave të mëdha botërore ose ballkanike, thuhet se i kanë marrur në besë, strehuar, mbrojtur dhe shpëtuar serbët dhe të tjerët.

Nga kjo rezulton se fizionomia, identiteti, dinjiteti (digniteti), autenticiteti, ekskluziviteti, sovraniteti dhe integriteti i njeriut ose popullit (kombit) shqiptar, në esencën ose substancën e tyre, konsistojnë në lirinë, nderin, moralin, respektin dhe konsideraten maksimale ose optimale ndaj palës tjetër.

Është në nderin, moralin, kultutën dhe traditën e shqiptarit që të mos merrët gjak, ose të mos vritët hasmi ose gjakësori, nëse e ka një grua (femër) ose femijë (kalama) të vogël me veti. Apo, nëse femijët dhe familja e tij, nuk kanë miell në maxhe ose bukë në sofër.

Ndërkohë që shqiptarët e vërtetë përveç Zotit (Hyjit)-nuk i njohin "figura supreme" ose "madhështore" që i "zotërojnë" ose "komandojnë" edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit! 

Shqiptarët e vërtetë dhe patriot, nuk i njohin dhe s'i pranojnë kurrë kokat e përulura dhe fare bosh që nuk i pren kurrë tehu i shpatës së mbretit ose xsulltanit!

E sidomos kokat e përulura ose nështruara, ku përposhtë saj zgjatet ose shtrihet qafa e tyre jokurrizore, poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë. 

Jo kurrë e kurrës. Absolutisht kurrë!

Shqiptarët i kanë njohur, përjetuar dhe kuptuar me kohë ngjarjet, mesazhet, fytyrat, figurat, portretët ose fotografitë e heronjve, aktereve ose protagonisteve të njohur dhe kryesor të ngjarjeve, ndodhjeve, figurave dhe personalitetëve kryesore ose monumentale të historisë së tyre kombtare.

Në të kundërten, askush prej tyre nuk është aq i marrë, stupid, nebuloz, cinik ose injorant, sa për të mos i parë, dëgjuar, lëxuar, njohur dhe kuptuar mesazhët (porositë), ngjarjet, zhvillimët, kërkesat, fytyrat, figurat, autoritetët dhe zërat e kohës, shpirtit dhe historisë së njohur shqiptare!

Por....

Dikush prap, duke u munduar ose përpjekur për t'i shërbyer euharistisë (falënderimit), epifanisë ose theofanisë (dukjes ose shfaqjes së Zotit Hyj) me shkrimët, vargjet, ose artin e tij vizatimor, letar, fetar, kulturor, politik, analitik, gazetaresk ose publicistik, si padashur dhe kujtuar as vet, i shërben blasfemisë ose apostazisë!

Pse (përse) ndodh kjo? 

Sepse, populli ose opinioni i gjërë publik, me tepër janë fetar ose laik, se sa auditorial ose audicional.

Ndryshe nga kjo, Mikelagjello Bonaroti pos tjerash njihet edhe si autor i dy veprave (kreveprave) të njohura artstike: "Pietta-Mallëngjimii" dhe "Goca (vasha) e mitur (adoleshente) me barkë të fryer ose shtatzënë." 

Mikelanxhelloja, asokohe nga qarqet e ndryshme kishtare ose klerikaliste, u akuzua për blasfemi dhe apostazi. 

Përderisa, Flavius Klaudius Julianus (Juliani) -mbreti ose peradori i njour romak i bizantit, me origjinè iliroshqiptare, i cili lindi në vitin 361 në Konstantinopojë (Stambolli i sotëm)- bëri çmos për t'a ringjallur dhe riorganizuar religjioinn pagan dhe pushtuar temullin e njohur të Jeruzalemit. 

Nga kisha katolike, Juliani dikur u quajt edhe si "Julius Apostata" etj.

'Të lirë, të lumtur, të mençur (ditur), urryer dhe xhelozuar, apo të falur, gjykuar, denuar dhe të mjerë...?! Kjo është dilema.

Ngritja e temave ose çështjeve të nxehëta fetare dhe kulturore ndër shqiptarët në një etapë ose periudhë kaq cvilitëse, hektike, turbulente, agresive dhe dinamike të konsolidimit të gjithëmbarëshem dhe tranzicionit, të bëjnë të ndjehësh keq.


Kjo sidomos atëherë, kur predikuesit, misionarët, besimtarët, itharët ose militantët e ndryshëm ekstrem, radikal ose fanatik, e kanë një konceptim, përceptim, akceptim dhe anticipim të verbër, të vrazhdë, rixhid, borxhez, skllavoproar, reaksionar, paradoksal dhe anakronik, që i shohin dhe kundrojnë njeriun, popullin (kombin), shtetin, pushtetin, politikën, diplomacinë, kulturën ose religjionin, si një fakt ose realitet natyrorë ose ordinar. Gjegjësisht, si diçka të palevizshme (statike), natyrore ose ordinare. 

Se këndejmi, në një dhomë ku njerëzit i fshehin ose i ruajnë unanimisht shantazhet dhe komplotët së bashku me sekretët ose misteriet e heshtjës së tyre tinëzare ose bizantine ndaj palës tjetër, një fakt ose fjalë e vërtetë kumbon ose tingëllon me tepër se sa një e shtënë me armë ose pistoletë. (Çasllav Millosh)

Në të kundërten, përdorimi më i bukur i fjalëve, nganjëherë të duken hosteni, metafora,  humori, elokuenca ose heshtja, nëse nuk keni asgjë të mençur, konkrete ose relevante për të shkruar ose për të thënë.

E sidomos në fe (religjion), kulturë, informim, politikë të lartë ose diplomaci etj.

Heshtja dhe buzëqeshja, janë dy fjalë ose arte të fuqishme në jetën ose përditëshmerinë tonë: Buzëqeshja është arti ose menyra për të zgjidhur ose tejkaluar shumë sfida ose probleme të ndryshme objektive dhe subjektive, ndërsa heshtja për t'i shmangur ose injoruar ato. 

"Në instancë të fundit, feja (religjioni), shteti dhe pushteti, nuk e ngrisin ose krijojnë dot një komb, por drejtuesit e intelegjës së tij me edukatë, kulturë, moral dhe karakter të lartë. (Gustav L´ Bonn- mendimtar ose filozof i shquar frankogjerman në kuader të "Psikologjisë së Racave".)

Në fund diçka mbi lindjen dhe themelimin e kombëve:

Në gjuhë dhe dialekte të ndryshme (shqip, anglisht, greqisht, italisht, gjermanisht, frëngisht, kroatisht, spanjollisht, portugezisht etj.) kombi e simbolizon ose nënkupton shtetin, vendin ose atdheun e origjinës, gjuhës, gjakut, gjenërve, gjenealogjisë ose përkatësisë së përgjithshme të një populli (kombi) me origjinë të njejtë.

Ndërkaq, sipas UNESCOS dhe shoqatave të ndryshme botërore ose ndërkombtare të politologjisë, antropologjisë, filozofisë, sociologjisë, psikologjisë, sociokulturës, sociohhistorisë sociopolitikës dhe kështu me radhë: Me kalimin e kohës janë ngritur, ndërtuar, shfaqur dhe projektuar një sërë konceptesh, përceptimesh, akceptimesh, anticipimesh, variantash dhe terminologjishë të ndryshme ekskursive dhe diskursive, sipas të cilave prejardhja, origjina ose etimologjia nacionale ose etnike parasegjithash e kanë një itenerar dhe karakter të ndërlikuar dhe tepër kompleks në kuptimin e njohur kontekstual dhe kontestual të lindjes, ngritjes ose themelimit të popujve ose kombëve të ndryshme që nga Antika e largët dhe gjer me sot.

Duke menduar në kombët e lashta ose klasike, në kombët shtetformuese, kombët mbretërore, perandorake ose dinastike, subkombët ose subnacionet, kombët shtetrore ose politike, kombët pa shtet ose kombet e ndara në shumë shtete, kombet artificiale ose johistorike, kombët multishtetrore ose shumështetrore dhe të tjera.

Ndonëse, termi ose nocioni komb (natio) në historinë paramoderne të Europës, e kanë njohur dhe kaluar si të thuash të njejtën rrugë ose itinerar të zhvillimit ose evolucionit nepër bashkësi, shoqata ose organizata të ndryshme politike dhe jopolitike, nepër shkolla, akademi ose univerzitete të ndryshme mesjetare, në organizatat e ndryshme studentore, në kongregatat ose konciliumët e ndryshme fetare ose kishtare etj.

Ndërkaq, rrënja, kuptimi ose etimologjia e fjalës ose nocionit komb (natio) e kanë marrur kuptimin dhe formën e plotë nacionale, etnike, autentike, evolutive, empirike, fizike, organike, historike, gjeografike, biogjenetike etj., me fillimin e historisë moderne ose bashkohore në Europë dhe gjithandej, kur populli (populo), kombi (natio) ose etnia, kanë filluar të dallohen ose veçohen nga organizatat ose bashkësitë e ndryshme fetare( kishtare), kulturore, politike, mbretërore (monarkiste), skllavopronare, borxheze, feudaliste, latifundiste, imperiale, kolonialiste etj.

Aty lindën, ose u shfaqën edhe krenaria nacionale, etnike ose patriotike, respektivisht identiteti, intimiteti, spontaniteti, ekskluziviteti, integriteti, autenticiteti dhe sovraniteti i përgjithshem shtetror, nacional, kulturor dhe politik së bashku me nacionalizmin, patriotizmin, kauzalitetin dhe ideologjinë e njohur shtetrore, nacionale, kulturore, politike, historike, gjeografike, ushtarake, ekonomike, industriale etj....E sidomos pas revolucionëve të njohura industriale dhe politike në Angli, Francë dhe SHBA-së.

Ndonëse, deri atëherë nacionalizmi, patriotizmi, kauzaliteti ose ideologjia e njohur shtetrore dhe nacionale, janë ruajtur, kultivuar dhe afirmuar kryesisht nepër kisha ose organizata të ndryshme kishtare ose klerikaliste, në qarqet ose elitat e ndryshme ushtarake ose luftarake, në klanët e njohura mbretërore ose familjare dhe kështu me radhë.

Ndërkohë që ndjenja e mburrjes dhe krenarisë së lartë shtetrore dhe nacionale (L. Greenfeld)-për herë të parë kanë lindur në Angli me rastin e ndarres (divorcit) epokal ose historik të kishës autoqefale të Anglisë nga Pontifikati ose Selia e Shënjtë (Papati) në Vatikan, për shkak të divorcit të mbretit Henriku i VIII të Anglisë me Katarinen e Arragonisë së Spanjës, dhe martesës së tij me oborrtaren ose bukuroshen e famshe, An Bolyen të Anglisë, si dhe fitorës epokale, monumentale ose historike të flotës ose ushtrisë angleze -kundër "armades" spanjollle në shekullin XVI (16).

Në kërë frymë janë hartuar, ngritur, themeluar dhe konceptuar edhe idetë, teoritë, pasqyrimet dhe formulimet e gjithëmbarshme me identitetin, sovranitetin, autenticitetin, ekskluzivitetin, integritetin, mburrjen dhe krenarinë e lartë shtetrore dhe nacionale së bashku me bashkimin ose unitetin e përgjithshëm shtetrore, nacional dhe politik si digë ose pararojë e fuqishme dhe e pamposhtur ndaj sfidave ose provokimëve të ndryshme ushtarake, politike, shtetrore, nacionale, historike, gjeografike etj.

Karakteristika te ngjajshme, te dyfishta, shumefishta ose analogjike i kemi edhe me rastin e lindjes dhe zhvillimit te idese ose ideologjise shtetrore dhe nacionale ne France , ku sipas koncepteve dhe definicioneve te njohura te Zhan Zhak Rusose (Rousseaue), kuptimi ose perceptimi i kombit ose nacionit si "popull ose komb i pavarur dhe sovran" i ka paraprire idese se pergjithshme  evolutive, revolucionare ose restauratore te revolucionit te madh francez dhe ngritjes se themeleve te gjithembarshme te demokracise moderne ose bashkohore me shembujt, simbolet dhe instrumentet fillestare te Anglise dhe me vone te Frances (ne kohen e Napoleon Bonapartit) me elementet ose instrumentet e njohura te dominimit francez ndaj pjeses tjeter te mbetur Evropes ose botes.

Edhe revolucioni i njohur amerikan (me disa ndryshime ose dallime te vogla) i ka njohur elementet, instrumentet dhe karakteristikat e larteperemendura shtetrore dhe nacionale te Anglise dhe Frances, ne kuptimin e luftes dhe idese se brendshme revolucionare, restauruese (reformatore) dhe historike te ngritjes ose themelimit te kombit te madh amerikan, dhe luftes ose idese se njohur revolucionare, epokale dhe historike per liri (çlirim), demokraci dhe pavaresi te pergjithshme nga kurora e huaj mbreterore ose perandorake.

U mor vesh se populli (kombi) dhe shteti i parë kanë lindur në Greqinë Antike, respektivisht në shtetin (polisin) e Athinës, ku për herë të parë është bërë edhe ndarja ose klasifikimi i popullit (kombit) në popullit autokton, entik, indogjen ose autentik (ius sangunis), si dhe në popull shtetror ose politik (ius polis, ius solis) etj.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe civitasin, civisin dhe civilisin e Romës Antike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat