Privatizimi i Zotit, mëkat që nuk falet

Opinione

Privatizimi i Zotit, mëkat që nuk falet

Nga: Sami S. Shatri Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 16:12
Sami S. Shatri

Mos më thoni, s’je besimtar

Mos mendoni, që jam pa fe

Zoti i Madh, që më ka falë

Më la emrin, shqipëtar!

Andaj unë, veç shqip besoi

Shqip falem e shqip ëndërroi

Asnjë m’kat, unë nuk bëj

Ligjet e Zotit, shqip i zbatoi!

Këtë shkrim po e publikoi, për t'ju përgjigjur shumë individëve që më komentojnë në fb dhe messenger dhe shpesh ofendojnë e akuzojnë duke më thënë se qenkam i pafe, me këtë ata mundohen ta imponojnë mendimin e tyre se feja e tyre qenka hyjnore e zbritur nga Zoti dhe gjithë pjesëtarët e këtij besimi vendin e kanë në xhenet (parajsë) e të tjerët në ferr (xhehnem).

Për të folur për këtë çështje, nuk mjaftojnë deklaratat boshe dhe kërcënuese, duhet argumente e fakte.

T’ju referohemi fakteve dhe statistikave:

Sipas hulumtimeve të vitit 2008, në botë kemi pasë këtë strukturë fetare:

- Krishterë : 33%

- Musliman : 21%

- Hindu : 13%

- Budista: 6%

- Sikë: 0.35%

- Çifut: 0.23%

- Bahai: 0.12%

- Jo fetar (që besojn Zotin): 11.77%

- Besime tjera: 11.78% (ka edhe qindra tjera)

- Ateista: 2.32%

Nga kjo pasqyrë të dhënash del se, asnjëri nga besimet fetare nuk ka mundë asnjëherë, prej krijimit, t’i ketë mbi 50% të adhuruesve në glob dhe sipas trendeve nuk do mundet as në të ardhmen, sepse numri i atyre që besojnë Zotin, por nuk kanë asnjë fe si dhe ateizmi, po rritet dukshëm.

Si duket, kjo po i shqetëson shumë disa klerik, andaj kanë marrë një fushatë dëshpëruese në fb dhe disa kanale TV, për tu munduar ta nënveftësojn formulën e Pashko Vasës “Feja e shqiptarit, shqiptaria”. Këto janë të qëllimshme, tendencioze dhe të orkestruara nga qarqe antishqiptare.

Duke ju referuar këtyre të dhënave askush nuk ka të drejtë të thotë se feja e tij është më e adhuruara.

Nga e gjithë kjo, del se, ZOTI nuk mund të privatizohet nga asnjë individ, fe apo besim, ai i takon gjithë njerëzimit madje edhe gjithë gjallesave tjera dhe gjithçkaje që ekziston, sepse logjikisht të gjithë janë produk i tij.

Si qëndron puna te Kombi shqiptar, në lidhje me këtë çështje:

Fatkeqësisht, Kombi shqiptar tundohet nga katër (4) besime fetare (islam, katolik, ortodoks dhe bektashi), të gjitha të imponuara gjatë fërkimeve historike të perandorive.

Gjithashtu, një pjesë e madhe e shqiptarëve e besojnë formulen e Vaso Pashës “feja e shqiptarit, shqiptaria” për shkak të makinacioneve antikombëtare të klerikëve të këtyre besimeve që i cekëm ma lartë, në periudha të ndryshme historike.

Kjo diferencë e feve në hapësirat shqiptare, nuk është pasuri që dikush e quan, kjo është ndasi perfide, për ta përça një popull, që ka një gjuhë, një territor (të ndarë padrejtësisht) dhe një gjak. Poashtu ndarja në fise, është mbjellë nga pushtues të ndryshëm, për ta sunduar ma lehtë Kombin tonë.

Çdo ditë ndëgjojmë duke thënë “jemi 95% musliman” , kjo është një gënjeshtër e madhe dhe qëllimkeqe, pse!

Në ligjeratat e panumërta të klerikëve ndëgjojmë edhe këtë “një person nuk mund të pranohet në atë botë si musliman nëse nuk mban emrin sipas “çetapit”. Sipas kësaj logjike del se 85% e shqiptarëve, kryesisht të rinjë, nuk e plotësojn këtë kusht, pra del se ata nuk mund të jenë musliman, por si besim kanë shqiptarinë. Si mund të konsiderohet musliman një njeri me emrin Shqiprim ose Marigonë etj.

Nga e gjithë kjo kuptojmë se, me këtë çështje është duke u manipuluar tmerrshëm me shifra.

Janë edhe disa kondita tjera që dëgjojmë çdo ditë nga klerikët që duhet plotësuar (nuk po i përmendi)!

FEJA NË SHËRBIM TË KOMBIT- APO E KUNDËRTA:

Shkurt shqip, pa e zgjatë: Nëse feja punon në vijën koherente me interesat e Kombit, duhet përkrah dhe investuar në të, cila do qoftë ajo.

Nëse feja dëmton rëndë interesat e Kombit e shtetit, duhet demaskuar, luftuar e madje edhe braktisur.

Si argumentohet kjo:

Kemi shumë shembuj gjatë historisë që shumë shtete e Kombe, kanë futë fenë nën kontroll dhe e kanë vënë në shërbim të shtetit, madje edhe për qëllime pushtimesh e zgjerimesh të territorit.

Serbia e Greqia gjatë luftërave ndaj shqiptarëve kanë përdorë fenë dhe në emër të Zotit kanë bërë gjenocide dhe spastrime etnike.

Por, gjatë historisë kemi shumë raste kur feja i ka bërë dëme Kombit dhe si e tillë është demaskuar dhe luftuar!

Këtë ma së miri e shohim gjatë pushtetit të Ataturkut në Turqi. Kur vërtetoi se feja po i bën dëm të madh Turqisë, ai mori masa radikale ushtarake dhe civile për ta disciplinuar klerin, me këtë arriti ta ruaj Turqinë nga shpërbërja, fitoi simpatin përendimore, konsolidoi shtetin, liberalizoi jetën, bëri reforma të thella, pra bëri kthesë historike.

Për këtë arsye, edhe sot quhet “Baba I Kombit”.

Poashtu edhe Shqipëria pas vitit 1967, u detyrua me ligj ta ndaloi fenë, duke parë se klerikë të caktuar me veprimet e tyre po i dëmtojn interesat e Kombit!

Shtetet përendimore katolike, me kohë e ndanë kishën nga shteti, si rezultat krijuan qytetërimin evropian që sot të gjithë e lakmojnë.

Kemi edhe shumë shembuj tjerë, nga vende të ndryshme të globit, kur është disciplinuar feja karshi Kombit.

Si qëndron ky problem sot te shqiptarët:

Lind një pyetje e thjeshtë: Cilat nga këto fe që i kemi janë në shërbim të Kombit!

Katolicizmi:

Duhet pranuar se bukur moti dhe në kohën e tashme, katolicizmi e ka kuptuar se pa adhurimin e traditave, figurave kombëtare, flamurit të Kombit nuk ka përkrahje nga populli, andaj ka bërë përparim të dukshëm në këtë aspekt. Kjo vërehet qartë në katedralet katolike ku dallohen shenjat kombëtare, figurat e njohura Kombëtare dhe në fjalimet kishtare, dominon shqipja.

Katolicizmi ka një epërsi nga besimet tjera sepse pothuajse të gjitha vendet katolike kanë pranuar Pavarësin e Kosovës dhe i kanë shpallë luftë Serbisë për ta ndihmuar çlirimin e Kosovës (mos të harrojmë, nga Aviano e Italisë ka filluar sulmi ushtarak mbi Serbinë).

Besimi katolik është bërë- aset i çmuar Kombëtar:

Duke ju referuar çështjes shqiptare, gjatë luftës së fundit dhe mbas saj, mund të themi se besimi katolik ka ndikuar shumë pozitivisht si në aspektin e njohjes ndërkombëtare ashtu edhe të zhvillimit të vendit.

Si argumentohet:

Marrim shembull Bosnjën dhe krahasojmë me Kosovën!

E dimë të gjithë që Serbia tërë mllefin e kishte te shqiptarët dhe kishte planin për zhdukjen totale të tyre. Falë mbështetjes përendimore katolike kjo nuk ndodhi. Bosnja kishte mbi 250 000 viktima, ne do kishim pësuar ndoshta edhe trefishin e saj sikur të mos intervenonin USA dhe antarët tjerë të Natos, si dhe shtetet me orientim kryesisht katolik. Pra përendimorët e dinë mirë që një pjesë e shqiptarëve kanë ruajt me sakrificë besimin katolik.

Falë kësaj, fatura te ne, në krahasim me boshnjakët, ishte dukshëm ma e vogël, për fitimin e lirisë.

Ortodoksizmi:

Këtu kemi një problem të madh, është besimi i dytë më i madh te shqiptarët, por qendra e ortodoksizmit udhëhiqet nga Rusia e cila ka qenë dhe është aleate e natyrshme e Serbisë me të cilën shqiptarët kanë ende probleme të pazgjidhura.

Fan Noli i madh e pat kuptuar këtë problem dhe me peripeci të mëdha arriti ta ndaj kishen shqiptare, ta formoi “Kishën Autoqefale shqiptare”.

Fatmirësisht edhe sot kemi peshkop që me mundim të madh ndjekun rrugën e tij, por ajo rrugë ish dashtë të mbrohet nga shteti që fatkeqësisht kjo mbrojtje që një kohë të gjatës mungon.

Bektashizmi:

Edhe pse në numër jo shumë i madh, ka arritë ta formoi Qendrën Botërore të bektashizmit në Shqipëri. Në ceremonit fetare të tyre shihen dukshëm simbolet Kombiëtare dhe figurat kombëtare, sidomos rilindas.

Muslimanizmi-Islami:

Këtu kemi një paradoks krejt absurd, nga njëra anë pretendohet në 95% musliman, nga ana tjetër shtetet nga vjen Islami nuk kanë njohur Shtetin e Kosovës, pjesa dërmuese përkrahin edhe sot armikun shekullor të shqiptarëve Serbinë.

Si pasoj e kësaj, klerik të ndryshëm janë vënë në shërbim të politikave antikombëtare shqiptare, me dashje apo prej naivitetit fetar!

Disa nga fjalimet e këtyre klerikëve që janë puro anti-shqiptare:

- Flamuri kuq e zi është një leckë e pavlerë (shumë klerike e kanë thënë)

- Skenderbeu është një qen (e kemi ndëgjuar të gjithë në një video)

- Nëna Terezë ka qenë një lavire (femra e vetme, së cilës i janë përkulë autoritetet ma me ndikim në planet dhe që ka deklaruar vetë që është shqiptare)

- Mund të martoheni me vajzën e axhës e dajës (antishkencore dhe jasht traditave tona)

- Femra e ka vendin në kuzhinë (shenjë prapambeturie, jasht rrjedhave të kohës)

- Nëse një serb konvertohet në musliman është vëllai yt (sipas kësaj logjike edhe Millosheviqi nëse ish konvertuar në islam, duhet t’i themi vëlla).

- veshja e burkës- futës së zezë ( e ndaluar edhe në 3 shtete islame) etj.

Por nuk duhet humb shpresat, shumë klerik islam janë që nuk pajtohen me këto, unë komunikoi në mesenger me ta, ata mendojnë kombtarisht dhe në frymën përendimore. Disa prej tyre dalin edhe haptas në TV dhe fb me qëndrimet e tyre dinjitoze.

Roli i çifutëve-Izraelit në çështjen shqiptare:

Izraelitët nuk harruan ndihmën që u bënë shqiptarët gjatë luftës së dytë botërore, ata u kthyen borxhin shqiptarëve duke përkrahë pavarësin e Kosovës dhe çështjen shqiptare në përgjithësi.

Si përfundim:

Kurrë mos më shani dhe akuzoni që potencoi që i takoi besimit shqiptar, sepse krejt argumentet shkencore janë në anën tonë (atyre që besojnë si unë, e jemi shumë)

Para një jave lexuam në media që gjuha shqipe qenka ndër ma të vjetrat, daton së paku qe 6000 vjet, kjo tregon se të gjitha të tjerat janë pioniere ndaj saj.

Edhe besimi është njësoi, kemi besimin ma të vjetër, si rrjedhoj, kemi të drejtë të besojm në të.

Besimi shqiptar nuk i ka duart të përlyera me gjak, gjatë historisë së dhimbshme të tij, ai nuk ka pushtuar në emër të Zotit, territore e shtete.

Besimi shqiptar, është besim i vetë Zotit, sepse nëpër furtunat e panumërta dhe padrejtësitë që i janë bërë, veç Zoti ka mund ta ruaj nga asimilimi e shpërbërja.

I vetmi mëkat i shqiptarëve është se ata që moti nuk flasin me krijuesin e tyre në gjuhën e tyre, sigurisht kjo ka riskun që paguajmë çdo ditë.

Gjuha shqipe ka rezistuar edhe atëherë kur në krejt territoret shqiptare ka pasë vetëm një shkollë shqipe e qindra tjera të huaja.

Prandaj këtë gjuhë e këtë Komb e ka ruajt vetë Perëndia!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat