Parlamenti shqiptar lë shije të hidhur!

Opinione

Parlamenti shqiptar lë shije të hidhur!

Nga: Esat Mehemti Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 16:20
Esat Mehemti

Sistemi politik në Shqipëri nxori në “pazar”jo vetëm huqet dhe inatet e pushtetarëve, por edhe pasuritë shpirtërore të tyre.

Historikisht, shqiptarët kanë qenë kombi më i pambrojtur dhe më i vetmuar, sepse nuk i takonim asnjë familjje të madhe evropiane. Kështu është edhe sot. Edhe pse nga historia kemi nxjerrur mjaft mësime, se Evropa nuk ishte angazhuar sa duhet për ta zgjedhur çeshtjen shqiptare, se paku për t’i korrigjuar padrejtësistë që ishin bërë në dëm të shqiptarëve.

Edhe sot nuk jemi mirë. Por, sot problemin më të madh e kemi mes veti. Prej fillimit të pluralizmit (sistemit shumëpartiak), Shqipëria po përjeton një sistem politik nga më ekstravagantët (jasht normave) në formë, e nga më të djallëzuar në përmbajtje. Sistemi në fjalë, nxori në “pazar” jo vetëm huqet dhe inatet e pushtetarëve, por edhe pasuritë shpirtërore të tyre. Shkaktarët e kësaj situate pa diskutim janë drejtuesit e partive politike dhe strukturat e tyre të cilët kanë dirigjuar politikëbërjen dhe qeverisjen e kësaj periudhe jo të shkurtër.Dëmi material që i është shkaktuar vendit gjatë këtyre tri dekadave është i madh. Por dëmi që lidhet me moralin, traditën, identitetin, dinjitetin, marrëdhëniet shoqërore, kulturore, zakonore etj, që përbëjnë “korpusin” e pasurive shpirtërore të një populli, është i pallogaritshëm. Këto pasuri shpirtërore që shqiptarët i patën arritur me shumë mundime gjatë historisë shumëshekullore janë përmbysur keqas.

Kredoja e kësaj klasë të re politike që ka zënë kreun e vendit të cilët me marifete e mashtrime kanë mbërthyer mekanizmat e pushtetit. Kjo klasë politike, nga shqiptarët tashmë njihen mjaft mirë. Kanë plot vite që i rrijnë popullit në kurriz si një vemje, e cila e thith papushim mundin, djersën, gjakun dhe shpresën e popullit. Gënjeshtrat e tyre bazohen jo në programet e tyre, por në kalkulimet e tyre që i projektojnë skutave dhe i shesin si fitore.

Shqipëria sot drejtojet nga një person, i cili ka kapur çdo segment të pushtetit. Boshti i politikës se kryesocialistit është; krimi i organizuar dhe korrupcioni i skajshëm. Kjo është qeveria me rekorde skandalesh në dhjetë vitet e qeverisjes se tij, duke përdorur drejtësinë me regji për interesat e tij të ngushta.Në Shqipëri, tensionet e reja politike, të rishfaqura periodikisht midis partive janë rezultat i mosreformimit të partive politike dhe pushtetit të madh që kanë në jetën e tyre.

Qeverisja e vendit me politikë të denigruar

Skenat e fundit që i shohim pothuaj çdo ditë, në Kuvend e takime të tjera, janë veprime të pamatura mirë, të tepruara dhe tepër të neveritshme,jo vetëm për qytetarët e këtij vendi, por edhe jashta shtetit. Mjafton për të kuptuar se kush është kjo klasë politike e cila ka mbërthyer fatin e shqiptarëve?. Këtu del në pah nivel i ultë i përfaqësimit të popullit, i cili po ushtron politikë të denigruar.

Le të gjykojmë qetësisht; Të gjithë e dijmë se kush janë partitë politike që po na “shkundin” tash sa vite. Emrat e këtyre partive janë mjaft sinjifikativë dhe s’ka se si të ndodhte ndryshe. Tri partitë e mëdha; PD, PS e LSI, por këta dy të fundit nuk janë produkt origjinal i kohës, por prodhim i makinacioneve të individëve. PS-ja, erdhi nga një përvojë gjysëm shekullore në organizim, duke dashur të vinte vetullat, nxori edhe sytë!. Ndërroi emrin, e për rrjedhojë ndërroi edhe programin, madje edhe pamjen, duke kaluar nga rozë në “mavi”. Ndërsa LSI-ja, siç dihet është dobiçi i dy të parave.

Krerët e këtyre partive-klane-ve, në rrugën e tyre për marrjen dhe mbajtjen me çdo mënyrë pushtetin, nuk i kanë shpëtuar korrupsionit politik, moral e atij ekonomik. Kjo sëmundje nuk mund të shërohet kurrsesi as me rrotacione politike, as me “zotërim” vetanak e njëpartiak të “timonit”, siç pretendon kryesocialisti i Rilindjes. Këta liderë politikë me klanet e tyre tashmë të diskretituar, jo vetëm moralisht, por edhe politikisht, nuk mund të jenë promotorë të ndryshimit e as të integrimit europian, siç pretendojnë në sloganet e tyre. Ata janë konsumuar në ndërgjegje dhe vetëm mënjanimi i tyre nga drejtimi mund ta shpëtojë “karrocën” e madhe të shtetit që është katandisur. Krerët e partive kryesore politike, pretendojnë se vetëm partitë e “mëdha”, si PD e PS mund të bëjnë shtet dhe mund të realizojnë integrimet euroatlantike. Të tjerat sipas tyre, kërkojnë vetëm të marrin pjesën e “tepsisë” qeveritare. Ata nuk e dinë se fuqia e një partie politike, nuk qëndron tek sasia e turmave që i shkojnë prapa gjatë fushatave elektorale, por tek programet dhe në realizimin e tyre.

Si qytetar i thjeshtë, do të doja të bëj këtë apel: Përballë situatës dhe gjendjes ku luhet me të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve, çështjen duhet ta marrë në dorë Populli, i cili ka të drejtën legjitime të përmbysë këtë klasë të degraduar që është bërë një GOGOL për vendin. Sovrani Popull duhet të “çlirohet” nga uzurpatorët dhe të vendosë vetë për fatin e tij.

Në kuvendin e Shqipërisë, prej sa viteve nuk kanë ligjëruar përfaqësuesit e vërtetë të popullit, por hajdutë, matrapazë e mashtruesit e vendit. Kësaj elite të korruptuar duhet me patjetër t’u mbyllet dera e Kuvendit. Shqiptarët nëse duan të dalin nga kjo katrahurë ku na kanë hedhur këta sharlatanë të shekullit të ri, është rasti dhe mundësia që ky aksion të fillojë.

Tensionet e reja politike po ndiqen me shpresë në qarqet e errëta serbe dhe ruse

Seancat plenare në Kuvendin e Shqipërisë po shoqërohen me debate të ashpëra e dhunë. Këto janë skena jo të pelqyera për syrin e shumicës shqiptare, të ndjekur brenda dhe jashta vendit.

Gjithë kjo flet se shqiptarët janë ende në udhëkryq, në të cilin gjindet edhe vetë çeshjta e shqiptarëve, me plot të panjohura për të ardhmen. Në një varg rrethanash, të brendshme dhe të jashtme, shtrohet nevoja për një mobilizim të shtuar brendashqiptar.Një është e sigurtë; sa më herët që ndodhë përmirësimi i gjendjes në Shqipëri, pjesa tjetër e shqiptarëve në Ballkan do të ndiejë mbeshtetjen e vetë dhe do të jetë më e fortë.

Diplomacia shqiptare duhet që çeshtjen shqiptare ta vendosë mbi tryezë.Vetëm në këtë mënyrë dhe me këtë kusht do të mund të ruhej dhe të mbrohej tërësia e çeshtjes shqiptare.Ruajtja dhe mbrojtja e tërësisë se çeshtjes shqiptare do të duhej të ishin bazamenti i shqiptarëve.

Diplomacia shqiptare të ndertohet dhe të konsulidohet si një tërësi. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të krijoheshin urat e bashkimit shpirtëror të shqiptarëve.

Shqipëria duhet të nxisë dhe kultivojë integrimet e shqiptarëve në shumë fusha të jetës. Shtetit shqiptar i takon të luaj rolin qëndror në zgjedhjen e çeshtjes shqiptare.Të bëhet krah i fuqishëm i shqiptarëve në trojet e veta etnike, të shkëputura padrejtësisht nga trungu kombëtar.

Shtetit shqiptar i takon të dëshmojë si faktor me më ndikim për pozitën e shqiptarëve në Ballkan.

Shqiptarët duhet t’i kthehen vetvetës për të marrë një qëndrim real dhe objektiv ndaj çështjes së pazgjidhur kombëtare.

Ndihet nevoja e duhur për vendosjen e “urave” të komunikimit midis shqiptarëve kudo janë, sepse këtë na kërkon gjaku, gjuha, kultura, na kërkon historia dhe tradita. Na duhen ura afrimi e miqësie, e jo politikë ndarjeje e armiqësie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat