Ata që e vranë Xhemail Mustafën i dënoftë ligji në tokë e Zoti në botën tjetër!

Opinione

Ata që e vranë Xhemail Mustafën i dënoftë ligji në tokë e Zoti në botën tjetër!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 23 nëntor 2023 Në ora: 16:42
Xhevat Mustafa

23 vjet pa Xhemail Mustafën, por me veprën e tij që nuk shuhet. Në çdo përvjetor të tij urohet që përvjetori tjetër të zbardh enigmën e urdhërdhënësve dhe ekzekutorëve të intelektualit të madh të Kosovës. Dora e djathtë e presidentit Rugova u ekzekutua natën e 23 nëntorit të vitit 2000 para banesës së tij.

U qëllua për vdekje nga dy sulmues të cilët kurrë nuk u arrestuan. Vrasja e tij tronditi Kosovën dhe skenën politike të pas luftës në Kosovë, sigurisht se vrasja e tij mbetet një nga çështjet e pa zgjidhura dhe misterioze në vrasjet e pas luftës në Kosovë.

Xhema ishte edhe gazetar, politikan, publicist, shkrimtar dhe këshilltar politik i Presidentit Rugova. Vrasja e tij ndodhi gjatë kohës që Hashim Thaçi ishte kryeministër i qeverisë së përkohshme gjatë të cilës kohë janë vrarë 456 persona. I ndodhur në Hagë, sigurisht se Thaçi do të përgjigjet edhe për vrasjet e pasliftës, kjo s’do të thotë se është përgjegjës, por sigurisht duhet të ketë njohuri më shumë se tjerët për periudhën në fjalë. Edhe Kadri Veseli, sigurisht duhet të ketë dijeni edhe për vrasjen e Xhemail Mustafës, kjo pritët të verifikohet gjatë procesit në Hagë.

Sigurisht se vrasja e tij dhe shumë intelektualëve të tjerë të Kosovës, kryesisht nga LDK duhet të jetë objekt i Hagës dhe jo konfrontimet mes palëve.

Edhe vrasjet e gazetarëve, kryesisht nga " Bota Sot" duhet të zbardhën sa më parë. Dhimbja e familjarëve është e dyfishtë, për Kosovën humbja është e madhe. Vrasja e intelektualit rënkon mbi themelet e shtetit me kontributin e vyer të Xhemail Mustafës, njeriut që dha çdo gjë për Kosovën, edhe jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat