Vetmia, frika dhe pasiguria: Shkaqet dhe pasojat e tyre afatshkurtëra dhe afatgjata

Opinione

Vetmia, frika dhe pasiguria: Shkaqet dhe pasojat e tyre afatshkurtëra dhe afatgjata

Nga: Agron Shabani Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 15:15
Autori Agron Shabani

Sipas Sokratit i kemi disa lloje ose kategori "meshkujsh" apo "burrash" (burrecësh) të ndryshëm: ata që flasin për gratë, ata që flasin si gratë, ata që sillen si gratë, ata që bërtasin ose ulurojnë si gratë, dhe ata që flasin me gratë.

Ndaj, edhe nuk di robi (njeriu) se në të cilën kategori me i futur ose ranguar disa "burrat të fortë" të shtetit, pushtetit, politikës dhe diplomacisë së Kosovës dhe Shqipërisë, që i ndryshojnë përditë fjalët dhe qëndrimet e tyre...?!

Në Veri të Kosovës "asociacioni" (zejednica) ose "dodik republika" serbe!"

Në sytë e njerëzve dhe popullit tonë atje.. akoma të freskëta kujtimet e hidhura mbi rrathët e njohur të Ferrit të egër serb dhe apokalipsen e madhe të atij fundshekulli të përgjakshëm!

Në Den Hagë "Epoka para gjyqit"....

Linja të thella emocionesh dhe tensioni të përgjithshëm që ecin tutje, tutje...!

Në Prishtinë dhe Tiranë gjithmonë festa, ballo, darka, dolli, koktele ose "spektakle" të ndryshme shtetërore ose qeveritare që kundërmojnë (kutërbueshëm) erëra të tharta "tradhtish të reja" shtetërore, nacionale, historike ose gjeografike nën " shkëlqimet e feksura" të dritave, shandanëve ose llambadarëve të "praruara" dhe "stolisura" në " stilin" dhe me " finesat" e njohura sllavo-bizantinë.

Puthje (përqafime), qeshje, salutime, dhurata, blatore dhe buqeta lulesh të freskëta për filan sulltanin dhe fistek mbretin ose perandorin e huaj....

"Miqësi dhe aleanca të ndryshme epokale dhe historike" që i shpartallon ose davarisë mengjesi.

Sipas Senekës, është interesante, indikative dhe simptomatike kur heronjtë, akterët ose protagonistët kryesor të luftërave të ndryshme çlirimtare ose heroike: Ose vritën (bien dëshmor) në fushën e nderit, ose shpifen, linçohen, kriminalizohën, demonizohën (satanizohën), paditën, akuzohen dhe dënohen nga renegatët, persekutohet ose ekzekutorët e ndryshëm.

Edhe Jul Cezari si strateg i njohur politik e ushtarak, dhe si komandant, atëbotë u shpif, akuzua, dënua dhe u vra mizorisht nga Mark Bruti dhe persekutohet tjerë në "forumin" ose "senatin" e Romës.

Për t´iu ikur ose shpëtuar vdekjes, apo krizave dhe komploteve të ndryshme kundër tij: Jul Cezari thuhet se zgjodhi dhe emëroi Oktavianin sii August ose perandor të Romës, të cilit asokohe ia dha 2/ 3 e kompetencave dhe ingerencave mbi perandorinë romake. E sidomos nga frika dhe vetmia latente ose permanente të shkaktuara ose imponuara në personalitetin dhe botën e tij shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjie nga urrejtja, xhelozia, fobia dhe paranoja e pa fshehur dhe e pajustifikuar ndaj Mark Antonit, Mark Brutit etj.

Si pasojë e tyre, nuk e pranoi as Cezarianin e ri (junior) -të birin e tij me Kleopatrën e bukur nga Egjipiti, për djalë të vetin.

Edhe "Sizifi mitik" i Homerit, u mori leje Perëndive për të shkuar në Had, ku thuhej se njerëzit atje bëheshin të përjetshëm-përtej asaj "anës tjetër" të vdekjes!

Ndonëse, gjatë tërë asaj rruge (udhe) të mundimshme iu desh të mbante ( bart´te) atë guri të rëndë mbi supe dhe në qafë, gjatër tërë kodrës se madhe të Golgotës, që nuk i dukej asgjë në krahasim me "nektarët" ose "eliksiret" e ndryshme të asaj "jete të pasosur-përtej vdekjes" që e prisnin në Had!

Tmerrim dhe trishtim i madh në Had dhe Tebë! (...)

Aty janë edhe "nomadët fisnik" së bashku me psikopatët, sociopatët, oligopatët, egopatët, idiopatët ose maniakët e ndryshëm depresiv, infantil, violent dhe patologjik që e lozin "mjeshtërisht" rolin e politikanëve, diplomatëve, analistëve, sociopsikologëve ose kulturologëve të ndryshëm....!

Kalimthi m' u kujtua rrëfimi mbi ndjenjën e keqe të frikës, vetmisë dhe trishtimit të imponuar nga mëkatet dhe zezonat e bëra ndaj dikujt tjetër që të shfaqen vazhdimisht.

E sidomos atëherë kur të ndjekin pas mallkimet, xhëmat dhe zërat e nënëlokeve, baballarëve, të njerëzve të popullit tonë....

Kur të zë dhe mallkon gjaku i heronjve dhe dëshmoreve të kombit dhe atdheut!

Urrejmë çnjerëzohemi, kemi frike dhe nuk i besojmë askujt, sepse kemi frike nga vetvetja dhe mundësitë tona objektive dhe subjektive.

U mor vesh se ndjenja e frikës, vetmisë dhe harresës individuale ose kolektive nga të tjerët, nuk është thjeshtë fenomen i të vetmuarit. Jo, por, rasti i vetmisë, injorancës ose harresë së përbashkët individuale dhe kolektive, është një ndjenjë dhe përjetim i keq që shfaqet ose manifestohet në raste kryesisht të pavolitshme, apo që përjetohen si të tilla ; si për shembull: në raste tragjike dhe në raste të ndryshme si në luftë, sport, politikë, diplomaci, aksione bamirëse ose karitative, gjatë proceseve të ndryshme gjyqësorë ose politike etj.

Vetmia e individit ose grupit (dy e më tepër persona), është thellësisht ndjenjë që lindë nga situatat e ndërlikuara që ngrenë ngulmin e trishtimit dhe nxisin frikën e zhdukjes fizike të individit dhe kolektivitetit. Apo, të një grupimi të caktuar shoqërorë, qytetar ose politikë të cilët ndjehen të harruar, shpërfillur dhe tradhtuar nga të tjerët: nga bashkëluftëtarët, nga eprorët, nga partia, nga elektorati i tyre, nga miqtë dhe aleatët e dikurshëm dhe kështu me radhë.

Kjo vetmi shndërrohet edhe në kompleks të masave të gjëra qytetare ose popullore. Në sindromë ose kompleks të madh inferioriteti dhe malicioziteti-përballë të tjerëve. Një popull (komb) ose shtet i tërë kaplohen nga ndjenja e vetmisë dhe pasigurisë individuale dhe kolektive në raste specifike të krijuara nga një politikë e dështuar e pushtetit, nga lakmuesit për pushtet si dhe nga shtete të tjera, me bllokada, izolime, shantazhe, presione ose shtypje të llojeve të ndryshme.

Si t'ua shpjegosh këto fenomene paradoksale, reaksionare dhe anakronike shqiptarëve shpirtshitur dhe kokëbosh?! Ky është problemi kryesor.

Se këndejmi, po t´iu referohesh veprave të njohura shkencore dhe metodologjike të Prof. Dr. Jovan Miriq ( ish profesor dhe dekan i fakultetit të shkencave politike pranë Universitetit të Zagrebit)-me titull: " Muzgujt ose errësimi i intelektit njerëzorë" ( lexo: "sumrak ljudskog intelekta"), "Puna dhe politika" ("Rad i politika"I), si dhe të prof: dr, Radomor Llukiic ( profesor dhe akademik i shquar serb nga Universiteti i Beogradit)-me titull: " Sociologjia, politika dhe psikopatologjia sociale"(lexo: Sociologjia, politika i socialna psikopatologjia") dhe kështu me radhë: Del se të gjitha krizat, anomalitë dhe psikopatologjitë e ndryshme objektive dhe subjektive, gjegjësisht institucionale, funksionale, politike dhe të tjera, në radhë të parë janë rezultate dhe pasoja të unit të sëmuarw, të pandërgjegjshëm dhe irracional, të krizës së vetëdijes, mendimit, veprimit dhe reagimit të motivuar nga mugëtira ose errësira e mendjes ose intelektit njerëzorë, si dhe nga politikanët e korruptuar, asocial ose parazitë, me të meta ose aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale, psikologjike, psikosociale, psikopolitike etj. Mbase, nga personat ose individët e ndryshe me edukatë, kulturë dhe inteligjencë të ulët..

Ndaj, për dallim të shumicës së liderëve ose politikanëve kosovar (shqiptar) të cilët me tepër janë introvert, insolvent, rekonvalenscent, demagog, dogmatik, hipokrit, konformist, oportunist, komplotist, dinastik, inkomprehent, in kompetent, inkontempaltiv dhe tepër të parikuperueshëm ose inkompaktibil dhe reversibil: Kosovës dhe shqiptarëve iu duhen (nevojitën) lider, politikan ose diplomat të ngritur, intelektual, intelegjent, të kualifikuar, profesoinal, kontemplativ, kompetitiv, komprehensiv, komplementar, suplementar, të zgjuar ose intelegjent. Pse (përse) kjo ?

Sepse, sipas Erich Frommit, shpirti i njeriut të lirë, sovran, autonom, integral dhe inteligjent, gjithëmonë sikur merr hua (huazon) nga mendja ( intelekti), qenia dhe materia e tij përceptimet dhe anticipimet e njohura esenciale ose substanciale, me të cilat ushqehet ose mirëmbahet, dhe ua kthen atyre në formën e lëvizjeve ose manifestimeve të larta shkencore dhe humaniste, me të cilat i ka lidhur ose vulosur lirinë, fatin, ekzistencën dhe metafizikën e tij.

"Armatosuni nga guximi dhe vendosmëria në mjerim, me maturi në mirëqenie. Mos u zhytuni në përtaci, ajo është nëna e të gjitha veseve…Mos mbyllni sytë ndaj fqinjëve dhe traktateve të tyre : ata do të presin momentin kur ju do të jeni të brishtë për t’iu akuzuar dhe do të pohojnë pretendime të rreme mbi trashëgiminë që po ju lë. Mos përdorni spiunë për të ditur se çfarë thonë njerëzit në lidhje me administrimin tuaj. Bëni punën tuaj ashtu si duhet, njerëzia le të flasin dhe të shkruajë çfarë të dëshirojë…" - GJERGJ KASTRIOTI- SKENDERBEU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat