Ngatërrimi i datave 28 dhe 29 nëntori

Opinione

Ngatërrimi i datave 28 dhe 29 nëntori

Nga: Dedë Preqi Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 13:28
Dedë Preqi

Jemi një popull që i takojmë një kulture dhe tradite të lashtë civilizuese, por edhe nganjëherë që i thurim lavde vetëvetës përmes folklorit dhe madhështisë, ndërsa thelbin e vetës sonë dhe historinë e mësojmë nga të tjerët, të cilën na shkruajnë dhe e manifestojmë shpesh nga dëshirat dhe ëndjet e tyre, dhe pastaj kjo do të adaptohet nëpërmjet asaj që je ti apo dikush tjetër, por e vërteta dhe historia i takon qenjës sate ashtu sikur jemi.

Sëcili popull i ka ngjarjet e veta historike, poashtu edhe populli shqiptar nuk ka dallim nga të tjerët, të cilët ishin nën hierarkinë e kupolës komuniste, që u ka mbetë ndonjë simbol, të cilin e ruajnë për hirë të asaj që ia kanë parë sherrin, apo të asaj që ia kanë parë hajrin një lloj i këtij llumi, që edhe sot i festojnë tinza ato data dhe simbole bolshevike e komuniste.

28, apo 29 Nëntori, që të dyja janë data dhe numra kalendarik, në bazë të të cilave shënohet një ngjarje historike, apo një kthesë e jetës dhe kuptimit të saj të një populli dhe vendi, prandaj, ëcili popull i ka ngjarjet e veta të veqanta, e ka gjuhën e vet, kulturën, historinë dhe veçoritë që e dallojnë nga popujt tjerë, dhe numrat janë vetëm data, apo simbole, që vlejnë për sëcilin popull, duke treguar realitetin dhe saktësinë e të dhënave objektive e subjektive, dhe në këtë mënyrë shënohet historia e një vendi dhe populli në mënyrë të veçantë.

28 Nëntori, kjo datë për shqiptarët është data më e rëndësishme dhe më e shenjtë në historinë e një populli, e cila shënon ngjarjet e veçanta nëpër periudha të ndryshme historike. 28 Nëntori i vitit 1443, Gjergj Kastrioti-Skënderbe, ngriti flamurin me shqiponjën dykrenare, në Kalanë e Shkodrës. Po në të njëjtën datë, më 28 Nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali, ngrit flamurin në Vlorë, duke shpallë pavarësinë e shtetit shqiptarë. Më 28 nëntor të vitit 1955, lindi ylli dhe komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, me ç’rast po në këtë datë të vitit 1997, u krijue UçK-ja, dhe me 28 nëntor të vitit 2012, shqiptarët kudo në botë kremtuan 100 vjetorin e krijimit të shtetit të tyre.

Prandaj, nuk ka ndonjë porosi më të veçantë për popullin shqiptarë, përveq se të bazohemi në përceptimin e kësaj date historike 28 Nëntorin, e cila datë i ka veçoritë e veta më historike dhe më revulucionare të historisë tonë kombëtare. Dhe shqiptarët si qenje njerëzore dhe historike, të cilët e bartën barrën e lehtë, apo të rëndë që ua ka trashëguar historia, fatmirësisht, apo fatkeqësisht këtë trashëgimi e bartë dhe e trashëgon shekuj me radhë prej popullit të vet, atëherë pse ngatërrohen datat, të cilat masa e madhe e popullit shqiptarë i quan të dyshimta.

Ndërsa, 29 Nëntori i vitit 1944, shënohet si datë historike, kur Shqipëria çlirohet nga nazi-fashizmi, mirëpo Dita e Çlirimit Kombëtar- dokumentet e dërguara nga ish-këshilltari ushtarak gjerman, kolonel Volfman Hofman, i cili gjatë një ceremonie në Shqipëri, ia dorëzoj dy dokumente të rëndësishme me nga dy kopje, Ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë në vitin 2002, për datën e çlirimit të Shqipërisë, në të cilat dokumente nuk dëshmon ikjen e ushtarit të fundit gjerman me datën 29 nëntor, nga Shqipëria, dhe këto dokumente nuk i publikon, por i mbajti sekret Ministria e Mbrojtjes shqiptare e kohës. Sipas këtij dokumenti gjerman, të cilët ata vetë ishin okupator dhe kronolog të kësaj ngjarje historike, dëshmuan se Kopliku, ishte i pa çliruar ende me 29 nëntor të vitit 1944, dhe qëndronte nën okupumin gjerman.

Sipas këtyre dokumenteve gjermane dhe dëshmive të tjera, dëshmojnë edhe për shumë ngjarje të tjera, të cilat nuk përkojnë me saktësinë dhe realitetin e ngjarjeve dhe datave historike, sikur krahas përdorimit të dokumenteve historike për datën e çlirimit të Shqipërisë.

Në të njëjtën mënyrë është vepruar edhe me shumë ngjarje tjera historike, sikur që ishte 29 nëntori, festa kombëtare e Serbisë, apo Jugosllavisë së mëhershme, dhe në një bashkëpunim të ngushtë në mes E.Hoxhës dhe ish-Jugoslavisë, kjo datë u bë festë zyrtare edhe në Shqipëri, e cila bie ndesh me të vërtetën historike dhe kriteret e datave kombëtare, kur dihet se 29 nëtori i vitit 1943, ishte data kur u mbajtë në Jajcë, Mbledhja e II-të, e Këshillit Antifashist i Jugoslavisë( AVNOJ), dhe si datë e shënuar kur u hodhën thëmelet e shtetit komunist të marshal Titos, me ç’rast kishte arsye që ta kremtoj këtë datë populli i Jugosllavisë, por jo edhe populli e shteti shqiptarë.

29 Nëntori kremtohet edhe në Shqipëri, në një organizim të veçantë, që organizohet nga krerët socialist, me ç’rast nuk është gjë tjetër, vetëm përkujtimi që i bëhët diktatorit shqiptar E.Hoxha, portreti i të cilit dominon akoma në mendjen dhe kokat e shumë adhuruesve të tij.

Prandaj, 28 dhe 29 nëntori, janë dy data të kundërta më njëra-tjetrën, kur njëra shënon pavarësinë e shtetit shqiptar, ndërsa tjetra shënon festën e ish-diktatorit dhe festën tipike-komuniste. Kjo politikë shqiptare nuk është rilindje dhe demostrim i demokracisë, por është një rilindje dhe përpjekje e instalimit të ideologjisë hoxhiste, për t’ia zënë frymën demokracisë shqiptare, kur dihet botërisht se shteti shqiptar sot, është anëtare e NATO-s, dhe shumë shpejtë edhe anëtare e Bashkimit Evropian.

Humbja e ndjenjës së subjektit njerëzor dhe humbja e ndjenjës kombëtare, janë dy çështje, që rrinë njëra pranë tjetrës, por jo, të tregojnë edhe lojojnë të luhet me fatin e një populli, sepse shqiptarët kanë mësuar nga përvoja e tyre, se çka është e mirë dhe jo e mirë, dhe cila rrugë i ka vlerat e veta dhe cila i ka kundërvlerat, cila botë i njeh vlerat e jetës dhe dinjitetit njerëzor dhe cila i robëron ato vlera dhe njeriun e bënë objekt të asgjësimit.

Në qoftëse shqiptarët nuk e kanë të çartë rrolin e tyre sot dhe nuk e gjejnë vetën dhe rrugën e vet në shoqërinë bashkëkohore, në rend të parë duke i luftuar mbeturinat e kohës moniste dhe të dhunës, me gjithë forcën kundër tyre për të shpëtuar ardhmërinë e vet, atëherë humbet ndjenja për të qenë një shoqëri e shëndoshë dhe bashkëkohore, një shoqëri me mendje të pastër dhe me vlera demokratike e univerzale.

Sa do që dikush pretendon që ta nxjerr fantazmën e shëmtuar nga varri, duke i thurur lavdata krenarie e madhërie, duke ditur të bëmat dhe mizoritë që bëri ndaj popullit të vet shqiptarë, kjo e lëndon shpirtin shqiptarë kudo që gjindet sot, dhe shkel mbi gjakun e atyre, të cilëve iu dhunua liria dhe krenaria kombëtare. Brohoritjet, dollitë dhe festimet nuk pushojnë, njerëzit ende brohorisin dhe ngrehin dolli për Hitlerin, për Stalinin, Qaushevskin, Enver Hoxhën, Sadamin, Millosheviqin, Gadafin, që i adhurojnë edhe pse ishin kriminelët më të mëdhenj që njeh historia njerëzore, por historinë e e tyre fashizoide, historinë e tyre të kobshme nuk mund e ndryshojnë kurrë, të cilët i mallkon koha dhe historia, i mallkon vepra kriminale dhe i mallkon gjaku i njerëzve të pafajshëm përjetë e mot!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat