Nëse Thaçi do të ishte ende në pushtet, Kosova me gjasë do të ishte e ndarë

Opinione

Nëse Thaçi do të ishte ende në pushtet, Kosova me gjasë do të ishte e ndarë

Nga: Faton Mehmeti Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 11:04
Autori Faton Mehmeti

Hashim Thaçi e quante korrigjim, ndonëse mirëfilli dihej se bëhej fjalë për ndryshim të kufijve. Derisa po udhëtonte për më SHBA, Thaçit iu konfirmua aktakuza me çka edhe u prolongua ecja tutje e projekti për ndarje të Kosovës. Kështu, Thaçi u arrestua nga Prokurori i Specializuar më 4 dhe 5 nëntor, ku bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, më 4 dhe 5 nëntor.

Në këtë projekt të ndarjes së Kosovës ishte i përfshirë edhe Edi Rama bashkë me mbështetjen e Grenellit, si lobist i njohur serb. Ka pasur edhe lobim për ndarje të Kosovës të paguara nga qeveria e Kosovës e asaj kohe, ku një ministre edhe dihet botërisht se ka angazhuar një agjencion të njohur për një gjë të tillë.

Thaçi asnjëherë nuk e ka pranuar zyrtarisht, mirëpo dihet se ka ekzistuar një platformë e tillë.

Nga gjithë ky projekt pritej të përfitonte Thaçi, meqenëse përfshihej në kuadër të saj edhe shuarja e Gjykatës Speciale. Arrestimi nga Specialja dhe kundërshtimet e forta në Kosovë nga opozita e kohës, shoqëria dhe opinioni publik bën të mundur frenimin e kësaj ideje të rrezikshme.

Nëse Thaçi do të ishte në liri dhe eventualisht në pushtet, sot Kosova do të ishte e ndarë. Prandaj, largimi i tij nga skena politike i ka dhënë frymë shtetit dhe qytetarëve të katandisur nga qeverisja 20 vjeçare me krimi, korrupsion e varfëri e për më tepër edhe të rrezikuar me cenim te sovranitetit të shtetit Logjika qeverisëse e Thaçit dhe klanit të tij ka qenë të përdorin shtetin për interesa të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat