Testi "PISA": Kosova renditet në vendin e 74!

Opinione

Testi "PISA": Kosova renditet në vendin e 74!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 22:14
Ismail Muqiqi

Asesi nuk po na ecin punët mbarë. Rezultatet dhe cilësia e punës në Sistemin e Arsimit në Kosovë po tregon se problemet e njëpasnjëshme me vite të tëra e kanë ngulfatur dhe degraduar Arsimin dhe Ddukimin në Republikën e Kosovës. Asnjë Qeveri që nga pas lufta nuk mund ti ikë përgjegjësisë për gjendjen e  rend në Arsim.

Të gjitha Ministritë e Arsimit, përkatësisht Qeveritë që udhëhiqen me Kosovën Arsimin dhe Edukimin e margjinalizuan duke e degraduar vite me radhë. Sistemi i Arsimit dhe Edukimit që nga pas lufta në Kosovë u politizua nga partite politike dhe grupet e interesit me një fjalë Arsimi ishte veprimtari në interes të partive politike për të siguruar vota për të ardhur në pushtet. Partitë politike përmes burimeve njerëzore emëruan Profesor e Dekan pa meritokraci, pa integritet.

Te njëjtat parti i emeruan drejtoret e shkollave me libreza partiake te cilet nuk kishin integritet profesional apo shkencor per ta udhehequr institucionin. Qëllimi i politikes ishte qe përmes këtyre njerëzve ti punësojnë bashkë partiaket ne këto institucione për tu mundësuar sa me shpejt marrjen e diplomave universitare. Hapja e fakulteteve (kolegje universitare) nëpër disa qendra të Kosovës pa ndonjë studim shkencor dhe profesional, pa kuadra përkatëse të kualifikuara për të arritur cilësi dhe progres ishte hapë i gabuar dhe më shumë ishte reklam për ti shërbyer politikës.

E vërteta në ato komuna ku u hapën Universitetet publike, kishin probleme për ti menaxhuar dhe financuar shkollat e mesme. Shtrohet pyetja?: Ku do të absorbohen apo sistemohen me qindra mija jurist apo ekonomistë të cilët marrin diploma pranë këtyre universiteteve shkel e shko. Duhet theksuar se vite me radhë në emër të Arsimit më shumë foli dhe bëri deklarata Rrahman Jashari “i ashtuquajturi krye sindikalist i përjetshëm”. I cili bashkë me shtabin e tij i solli dëme të pariparueshme Sistemit të Arsimit.

Grevat dhe protestat që ky njeri i organizoj vite me radhë kishin motiv dhe prapavi politike, duke krijuar kaos nëpër shkollat e Kosovës. Prandaj përgjegjësinë për raportin "PISA" që u dha sot para opinionit Kosovarë duhet ta ndajmë bashkërisht të gjithë ata individ apo struktura që ishin pjesë nga klasa e pare e shkollës fillore deri tek instancat më të larta Universitare, Akademike duke e rrumbullaksuar me ish Ministrat e Arsimit të cilët nuk kishin asgjë të përbashkët me cilësinë në avancimin e Sistemit Arsimor.

Në fund po theksojmë se është vështirë të pritet progres deri sa partitë politike e manipulojnë dhe e keqpërdorin Arsimin për interesat e tyre të ngushta të cilat nuk u eliminuan asnjëherë, që nga pas lufta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat