Nuk mjafton lëshimi i fletëarrestit nga Interpolli veç për Radojçiqin dhe 19-të të tjerëve

Opinione

Nuk mjafton lëshimi i fletëarrestit nga Interpolli veç për Radojçiqin dhe 19-të të tjerëve

Nga: Sami Arifi Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 09:37
Sami Arifi

Përgjegjës për sulmin kriminal terrorist në Manastirin e Banjskës, dje dhe sot, është makineria vrastare shtetërore e Serbisë në krye me Presidentin e saj, Aleksandër Vuçiqin, prandaj fletëarresti i Interpollit, do të ishte më mirë, të lëshohej për Vuçiqin kur dihet e kaluara e tij kriminale, meqë ai ishte pjeë e udhëheqësisë, në kohën e luftërave në ish Jugosllavi, të kasapit të Ballkanit Millosheviq gjatë katër luftërave...

Milan Radojçiqi ishte udhëheqës i grupit terrorist kriminal në Manastirin e Banjskës, por urdhër dhënësi ishte kreu i udhëheqjes serbe në krye me Presidentin e tyre, Aleksandër Vuçiqin, prandaj është i pamjaftuar fletëarresti për Radojçiqin dhe 19-të të tjerëve.

Paqja në këtë pjesë të Evropës do të arrihet vetëm atëherë kur e tërë makineria e udhëheqjes vrastare të shtetit serb dalin pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagës duke vazhuar proqesin e lënë nga Milloosheviqi në Aleksandër Vuçiqin, Ivica Daçiqin e me dhjetëra e qindëra gjeneral e paramilitarë të shtetit të tanishëm serb që bënë krime, jo vetëm në Kosovë, po edhe në tri republikat tjera të ish Jugosllavisë.

Pa u vën Drejtësia Ndërkombëtare për Serbinë, jo nuk funksionon demokracia me këta kriminel për shtetin serb...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat