Papa Françesku nga Vatikani apel për paqen të tjerët me dyfytyrësi për luftën

Opinione

Papa Françesku nga Vatikani apel për paqen të tjerët me dyfytyrësi për luftën

Nga: Rexhep Torte Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Historia e njerëzimit dëshmon se të gjitha imperatoritë e derisotme që kanë vrarë e okupuar kanë dështuar. Kombet e pushtuara tashmë i kanë krijuar shtetet e tyre. Nuk ka më koloni amerikane, ruse, gjermane, angleze, francize apo italiane. Nga kjo nuk mund të shpëtojë as Izraeli as edhe cilido shtet tjetër agresor vrastar dhe okupues.

Izraeli ka bombë atomike, ka arsenal bashkëkohor armatimi, ka flotë ajrore ushtarake, ka mbështetjen e SHBA-ve, Gjermanisë, Anglisë Francës dhe Italisë, megjithatë okupuesi asnjëherë nuk mund ta ketë vendosmërinë dhe guximin për fitore e liri siç e kanë Palestinezët.

Papa Françesku i Vatikanit, është i vetmi udhëheqës shqiprtëror, i cili në vazhdimësi ka dhënë e po jep masazhe për paqe ndaj të gjitha vatrave me konflikte lufte në botë.

Izraeli i ka Gaza dhe në Bregun Perëndimor palestinezët i ka future në emklava si zgjoje të dendura bletësh, apo si zgjoje milingonash dhe po i sulmon nga ajri dhe nga toka, gjoja se po e lufton Hamasin.

Izraeli duhet ta ndërpret agresionin, sepse gjatë tërë ekzistimit të tij do të përballet me rezistencën palestineze, në Palëstinë dhe jashta saj dhe në tërë botën, e kjo paraqet rrezik të pashmangshëm për Izraelin.

Palestinezët vriten ndësa bota diplomatike po fudulloset

Ishte dëshpërues dhe pa asfarë efekti takimi muajin e kaluar në Rijad të Arabisë Sauditë i 44 udhëheqësve të shteteve myslimane, sepse mesazhi i këtij takimi për ndërprerjen e mënjëhershme të agresionit që nuk u përfill fare nga Izraeli, por përkundrazi Izraeli i intensifikoi sulmet tokësore dhe ajrore ndaj popullsisë palestineze në Gaza dhe në Bregun Perëndimor!

Edhe më dëshpëruese ishte kërkesa e shteteve myslimane drejtuar Kinës që të ndihmojë në arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit. , kur dihet botërisht se Kina milliona myslimanë Ujguri i mban të rrethuar me tela me gjemba sikur të mos ishin njerëz!

Ishte dëshpërues edhe fakti që udhëheqësi i Iranit udhëtoi për në Moskë, për t’i kërkuar Vladimir Putinit mbështetje për arritjen e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit, kur dihet se vetë Rusia është agresore gjenocidale ndaj Ukrainës sovrane!

Rusia me agresion ndaj Ukrainës, Serbia me agresionin në Veri të Kosovës te Manastiri Orthodoks i Banjshkës te Zveçani dhe Izraeli me agresionin gjenocidal ndaj Palestinës e kanë gjunjëzuar demokracinë dhe lirinë botërore.

Hebrenjtë nuk mundn ta konsiderojnë veten njerëz superior, nëpërmjet moralit dhe karakterit të tyre të dobët, që janë duke e demonstruar kundër të drejtës së palestinezëve për të jetuar në trojet palestinese.

Rusët nuk mund ta konsiderojnë veten njerëz superior, nëpërmjet moralit dhe karakterit të tyre të dobët për ta okupuar Ukrainën sovrane.

Serbët nuk mund ta konsiderojnë veten njerëz superior nëpërmjet moralit dhe karaktertit teë dobët të tyre njerëzor, pas gjenocideve që i shkaktuan në fund shekullin e 20-tç në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë.

Izraelitët nuk mund ta konsiderojnë veten superior, nëpërmjet moralit të tyre të dobët njerëzor, kur kemi parasysh presionet, burgosjet, vrasjet, dëbimet dhe sulmet ushtarake ndaj palestinezëve, për t’i dëbuar.

Albert Anshtajni, shkencëtari fizikant më madh i shekullit 20-të në vitin 1948 e refuzoi propozimin që ai të jetë kryeministri i parë i shtetit të Izraelit, me asyetimin se shteti i Izraelit është problematik.

Kokëfortësia e Izraelit për të mos e ndërprerë agresionin, i cili që nga 7 tetori ka shkaktuar vrasjen e 18 mijë palestinezëve të pafajshëm dhe 50 mijë palestinezëve të plagosur, në mesin e tyre edhe të mijëra fëmijëve të vratë dhe me gjymtyrë të amputuar, shpreh arogancën izraelite e tij prej pushtuesei, i cili domosdo do të pësojë disfatë dhe pasiguri për egzistencën e tij si shtet.

Kjo për vetë arsyen se miliona myslimanë sa të jetë jeta mbi tokë do t’i ketë kundër vetes dhe se as SHBA, as BE dhe as kush nuk do të mund ta mbrojë së ekzistuari.

Sa më shumë palestinezë që vriten dhe plagosen, sa më shumë shkatërrime që po shkakton Izraeli në Gaza dhe në Bregun Perëndimor, aqë më shumë po e rrezikon veten Izraeli.

Kjo që po shohim sot nga sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve është turp për vetë Izraelin dhe për SHBA-të dhe BE-në që janë vënë në krah të Izraelit.

Sulmi i Hamasit palestinez ndaj Izraelit ishte pari i këtij lloji pas 75 vitesh të represaljeve izraelite ndaj palestinezëve.

Ky sulm ndaj Izraelit dëshmoi se nuk mund të ketë shtet të paprekshëm sot në botë.

Izraeli me politikën e tij cioniste hegjemoniste 75 vite që nga themelimi i tij në vitin 1948, në vazhdimësi po i kërëcënon, torturon, burgosi dhe po i vret palestinezët për t’i detyruar të shpërngulen nga Palestina.

Izraeli të gjitha këto represalje ndaj palestinezëve i kryente para syve të botës demokratike, para syve të SHBA-ve dhe të BE-së, të cilët bëheshin të shurdhër dhe të verber para këtyre krimeve të Izraelit.

E sot kur Hamasi bëri aksionin e parë ndaj Izraelit duke vrarë 1200 persona dhe duke rrëmbyer 240 të tjerë, SHBA dhe BE, u vunë tërësisht në anën e Izraelit, duke i premtuar atij mbrojtjë, ndihmë dhe duke i dërguar edhe luftanijet e SHBA-vë në afërsi të Izraelit.

Sulmet e Izraelit në Gaza dhe në Bregun Perëndimor nga ajri dhe nga tooka janë nga më të fuqishmit dhe nga më mizorët, sidomos ndaj spitaleve, shkollave dhe përfaqesive të huaja që nga OKB dhe, Kryi i Kuq Ndërkombëtar dhe organizatat e tjera bamirëse.

Vrsja e më shumë se 200 punonjësve të OKB-së, të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, vrasja e gazetarëve që raportojnë nga fronti i luftës, po e dçshmojnë flasin për papërgjegjësinë dhe arrogancën e Izraelit.

SHBA dhe BE po flasin vetëm deklarativisht duke kërkuar gjoja nga Izraeli ruajtjen e jetës së civilëve, dhe me këtë po e tregojnë dyfytyrësinë e tye.

Vrasja e më shumë se 18 mijë palestinezëve të pafajshëm, mes tyre më shumë ëmijë, foshnje dhe gra, flet qartë për brutalitetin e kësaj ofansive izraelite.

Një raport i kirurgëve në Gaza para disa ditëve tregon se më shumë se 7000 mijë fëmijëve paleztinezë të u janë ipotuat gjymtyrët si pasojë e bombardimeve izraelite.

Për paqe duhet punuar me ndershmëri si Papa Françesku

Sot, kërcënuese të paqes, lirisë dhe demokracisë në Botë janë Rusia gjenocidale me adresionin ndaj Ukrainës, Serbia, vasale e Rusisë me kërcënimet e saj ndaj Bosnjës e Hercegocinës dhe Kosovës, Izraeli me luftën e tij gjenocidale ndaj Palestinës.

Po t’i bëjmë një analizë të thjeshtë kësaj situate del se Papa Françesku i Vatikanit është i vetmi zë dhe apelues për ruajtjen e paqes dhe të jetës së njerëzve në tërë këto vatra të luftës.

SHBA dhe BE, përkatësisht udhëheqësit e tyre shtetërorë, diplomëtikë dhe ushtarakë, po tregohen të pa interesuar për të siguruar paqen në botë.

Serbia hegjemoniste në vitet e 90-ta kreu agresione gjenocidale në Kroaci, Bornje e Hercergovinë dhe në Kosovë, para syve të botës demokratike dhe ende nuk e ka marrë dënimin e merrituar, përkundrazi është e privilegjuar.

Të rikujtojmë se, ne Kosovë agresioni gjenocidal i Serbisë në vitet 1998/99, m shkaktoi 15 mijë viktima të pafajshëme autoktone shqiptare, ne mesin e tyrte edhe të 1500 fëmijëve, në mesin e tyre edhe të femijëve duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare.

Ushtarët, paramilitarët dhe policët serbë dhunuan në mënyrën më shtazarake 20 mijë femtra autoktone të pafajshme shqiptare.

Rrëmbyen 1600 djelmosha femra dhe djem shqiptarë nga shqëpitë shqiptare në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Serbia gjenocidale e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë të marrin rrugën e eksodit.

Serbia gjenocidale para syve të SHBA-ve dhe BE-së, po armatoset nga Rusia e Kina dhe po krijon incidente në Veri të Kosovës dhe duke e kërcënuar në vazhdimësi lirinë dhe sovranitetin e Kosovës, me pretekstin se gjoja pakica serbë në kosvë na qenka e rrezikuar, edhe pse Kosova e ka Kushtetutën më demokratike në Evropë, me të cilën të gjithë banorëve u garantohen të drejta të barabarta.

Këto sulme të Izraelit ndaj Palestinezëve në Gaza dhe nëBregun Perëndimor u justifikuan me sulmin që Hamasi kreu në Izrael më 7 tetor 2023, duke thënë se Hamasi më këtë rast vrau 1200 izraelitë dhe morri peng 240 izraelitë dhe shtetas tjerë, pë t’i këmbyer me mijëra pengje palestineze që ndodhen në burgjet e Izraelit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat