“Logjika dhe filozofia” e robit, apo puna e budallenjve?!

Opinione

“Logjika dhe filozofia” e robit, apo puna e budallenjve?!

Nga: Agron Shabani Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 14:07
Autori Agron Shabani

Sipas Sokratit i kemi disa lloje ose kategori "meshkujsh" apo "burrash" (burrecash) të ndryshëm: Ata që flasin për gratë, ata që flasin si gratë, ata që sillen si gratë, ata që bërtasin ose ulërijnë si gratë, dhe ata që flasin me gratë.

Ndaj, edhe nuk di robi (njeriu) se në të cilën kategori me i futur ose ranguar disa "burrat të fortë" të shtetit, pushtetit, politikës, diplomacisë dhe informimit të Kosovës dhe Shqipërisë, që i ndryshojnë përditë fjalët dhe qëndrimet e tyre...?!

Në Veri të Kosovës "asociacioni" (zejednica) ose "dodik republika" serbe!"

Në sytë e njerëzve dhe popullit tonë atje.. akoma të freskëta kujtimet e hidhura mbi rrathët e njohur të Ferrit të egër serb dhe apokalipsin e madhe të atij fundshekulli të përgjakshëm!

Në Den Hagë "Epoka para gjyqit"....

Linja të thella emocionesh dhe tensioni të përgjithshëm që ecin tutje, tutje...!

Në Prishtinë dhe Tiranë gjithmonë sallamadi, banktete, dasma, festa, ballo, darka, dolli, koktele ose "spektakle" të ndryshme shtetërore ose qeveritare që kundërmojnë (kutërbueshëm) erëra të tharta "tradhtish të reja" shtetërore, nacionale, historike ose gjeografike !

Shtoja këtu edhe kasnecët ose "ciceronët" ( bedelët dhe debilët) e ndryshëm agjitues dhe propagandistik, të cilët vazhdojnë të përhapin dhe propagandojnë të "vërtetën" dhe "lavdinë e madhe" mbi Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, ku, është mese interesante, indikativë dhe simptomatike se si pjesa dërmuese e "shtetit Osmani" dhe "pushtetit Kurti" janë djem e vajza ( çika) të Titos dhe ish sistemit (regjimit) udbist ose jug komunist të ish Jugosllavisë. Plus fetahët, çaushët, kalorësit dhe gardianët e verbër dhe fanatik të ideologjisë osmane, panturke ose neotomanike në pushtetin ose qeverinë e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Në anën tjetër ndërkaq, doffarë "prof.dr. akademik (akademu...I) te "shkollës së lartë" të Titos dhe të tjerëve në Kumrovec, Dedinje ose Kragujevac : Vazhdojnë t´u thurin elozhe, diturame, himne të ndryshme, elegji, antologji dhe enciklopedi te ndryshme Pol Potëve ose kmerëve të kuq jug komunist nga Kosova, të cilët së bashku me "partizanët " (çetniket) serb, gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kishën serbe në Gjakovë, dhe gjithandej, thuhet se i kanë pushkatar ose mbytur me çekiç (çekan) në kokë djemtë dhe burrat me të mirë shqiptar , kinse si ballist ose bashkëpunëtor të gjermanëve dhe italianëve.

Duke të ngjasuar në "Sizifin mitik" te Homeritt, me atë guri të rëndë mbi mbi supe dhe në qafë, fund e krye asaj kodre të madhe të Golgotës, e cila nuk u duket asgjë në krahasim me "nektarët" ose "eliksiret" e ndryshme të asaj "jete të pasosur-përtej vdekjes" që i presin në Had!

Tmerrim dhe trishtim i madh në Had dhe Tebë! (...)

Aty janë edhe "nomadët fisnik" së bashku me psikopatët, sociopatët, oligopatët, egopatët, idiopatët ose maniakët e ndryshëm depresiv, infantil, violent dhe patologjik që e lozin "mjeshtërisht" rolin e politikanëve, diplomatëve, analistëve, sociopsikologëve ose filozofëve të ndryshëm stupid, nebuloz dhe mediokrit....!

Kalimthi m' u kujtua rrëfimi mbi ndjenjën e keqe të frikës, vetmisë dhe trishtimit të imponuar nga mëkatet dhe zezonat e bëra ndaj dikujt tjetër që të shfaqen vazhdimisht.

E sidomos atëherë kur të ndjekin pas mallkimet, gjëmat dhe zërat e nënlokëve, baballarëve, të njerëzve të popullit tonë....

Kur të zë dhe mallkon gjaku i heronjve dhe dëshmorëve të kombit dhe atdheut!

Urrejmë çnjerëzohemi, kemi frike dhe nuk i besojmë askujt, sepse kemi frike nga vetvetja jone objektive dhe subjektive.

U mor vesh se ndjenja e frikës, vetmisë dhe harresës individuale ose kolektive nga të tjerët, nuk është thjeshtë fenomen i të vetmuarit. Jo, por, rasti i vetmisë, injorancës ose harresë së përbashkët individuale dhe kolektive, është një ndjenjë dhe përjetim i keq që shfaqet ose manifestohet në raste kryesisht të pavolitshme, apo që përjetohen si të tilla ; si për shembull: në raste tragjike dhe në raste të ndryshme si në luftë, sport, politikë, diplomaci, aksione bamirëse ose karitative, gjatë proceseve të ndryshme gjyqësorë ose politike etj.

Vetmia e individit ose grupit (dy e më tepër persona), është thellësisht ndjenjë që lindë nga situatat e ndërlikuara që ngrenë ngulmin e trishtimit dhe nxisin frikën e zhdukjes fizike të individit dhe kolektivitetit. Apo, të një grupimi të caktuar shoqërorë, qytetar ose politikë të cilët ndjehen të harruar, shpërfillur dhe tradhtuar nga të tjerët: nga bashkëluftëtarët, nga eprorët, nga partia, nga elektorati i tyre, nga shteti dhe pushteti, nga miqtë dhe aleatët e dikurshëm dhe kështu me radhë.

Kjo vetmi shndërrohet edhe në kompleks të masave të gjëra qytetare ose popullore. Në sindromë ose kompleks të madh inferioriteti dhe malicioziteti-përballë të tjerëve.

Një popull (komb) ose shtet i tërë kaplohen nga ndjenja e vetmisë dhe pasigurisë individuale dhe kolektive në raste specifike të krijuara nga një politikë e dështuar e pushtetit, nga lakmuesit për pushtet si dhe nga shtete të tjera, me bllokada, izolime, shantazhe, presione ose shtypje të llojeve të ndryshme.

Si t'ua shpjegosh këto fenomene paradoksale, reaksionare dhe anakronike shqiptarëve shpirtëshitur dhe kokëbosh?! Ky është problemi kryesor.

Se këndejmi po e ceku prapa se, po t´iu referohesh veprave të njohura shkencore dhe metodologjike të Prof. Dr. Jovan Miriq ( ish profesor dhe dekan i fakultetit të shkencave politike pranë Universitetit të Zagrebit)-me titull: " Muzgujt ose errësimi i intelektit njerëzorë" ( lexo: "sumrak ljudskog intelekta"), "Puna dhe politika" ("Rad i politika"I), si dhe të prof: dr, Radomor Llukiic ( profesor dhe akademik i shquar serb nga Universiteti i Beogradit)-me titull: " Sociologjia, politika dhe psikopatologjia sociale"(lexo: Sociologjia, politika i socialna psikopatologjia") dhe kështu me radhë: Del se të gjitha krizat, anomalitë dhe psikopatologjitë e ndryshme objektive dhe subjektive, gjegjësisht institucionale, funksionale, politike dhe të tjera, në radhë të parë janë rezultate dhe pasoja të unit të sëmurë, të pandërgjegjshëm dhe irracional, të krizës së vetëdijes, mendimit, veprimit dhe reagimit të motivuar nga mugëtira ose errësira e mendjes ose intelektit njerëzorë, si dhe nga politikanët e korruptuar, asocial ose parazitë, me të meta ose aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale, psikologjike, psikosociale, psikopolitike etj. Mbase, nga personat ose individët e ndryshe me edukatë, kulturë dhe inteligjence të ulët etj..

Ndaj, për dallim të shumicës së liderëve ose politikanëve kosovar (shqiptar) të cilët me tepër janë introvert, insolvent, rekonvalenscent, demagog, dogmatik, hipokrit, konformist, oportunist, komplotist, dinastik, inkomprehent, inkompetent, inkontempaltiv dhe tepër të parikuperueshëm ose inkompaktibil dhe ireverzibil: Kosovës dhe shqiptarëve iu duhen (nevojitën) lider, politikan ose diplomat të ngritur, intelektual, inteligjent, të kualifikuar, profesoinal, kontemplativ, kompetitiv, komprehensiv, komplementar, suplementar, të zgjuar ose inteligjent. Pse (përse) kjo ?

Sipas Erich Frommit, shpirti i njeriut të lirë, sovran, autonom, integral dhe inteligjent, gjithmonë sikur merr hua (huazon) nga mendja ( intelekti), qenia dhe materia e tij perceptimet dhe anticipimet e njohura esenciale ose substanciale, me të cilat ushqehet ose mirëmbahet, dhe ua kthen atyre në formën e lëvizjeve ose manifestimeve të larta shkencore dhe humaniste, me të cilat i ka lidhur ose vulosur lirinë, fatin, ekzistencën dhe metafizikën e tij.

"Armatosuni nga guximi dhe vendosmëria në mjerim, me maturi në mirëqenie. Mos u zhytuni në përtaci, ajo është nëna e të gjitha veseve…Mos mbyllni sytë ndaj fqinjëve dhe traktateve të tyre : ata do të presin momentin kur ju do të jeni të brishtë për t’iu akuzuar dhe do të pohojnë pretendime të rreme mbi trashëgiminë që po ju lë. Mos përdorni spiunë për të ditur se çfarë thonë njerëzit në lidhje me administrimin tuaj. Bëni punën tuaj ashtu si duhet, njerëzia le të flasin dhe të shkruajë çfarë të dëshirojë…" - GJERGJ KASTRIOTI- SKENDERBEU.

Ndaj, a mund dhe si mund të përkufizohet me psikologjinë politike shpjegimi i ngjarjeve individuale dhe kolektive në bazë të inkubacionëve ose motivacioneve të ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike? Sidomos i atyre mendore ose logjike? Pra, studimi ose analiza e motivimeve të brendshme të të vepruarit ose reaguarit politik, emocional, irracional, negativ, violent, infantil ose psikopatologjik etj...?

Kontributi i parë vendimtar i këtij lloji është vepra e Gustav Lë Bonit (1841-1931) "Psikologjia e turmave" e vitit 1895. Ky dijetar ose mendimtar i njohur franko-gjerman, ishte tejet i goditur dhe emocionuar nga turmat revolucionare të vitit 1789, ato të "Komunës" së Parisit të vitit 1871, si dhe të atyre të viteve të më pastajme ose pasuese. Ai vërente tek turma spontane një sugjestionizëm të konsiderueshëm reciprok të tipit hipnotik ose skizofreniko-oligofrenik, me shfaqje trishtuese, diabolike ose parabolike të profilëve të ndryshme ataviste ose primitiviste në të cilat, të gjitha emocionet dhe ndjenjat fashiteshin. Flitej dhe mendohej për frikën, për forma entuziazmi, për manifestime agresiviteti, apo mbi kurajon përballë rrezikut latent ose permanent. Mbizotërimi i impulseve irracionale dhe negative, i lidhur dhe motivuar shpesh me aksione hipnotike dhe tepër radikale ose brutale nga ana e "apostujve të lirisë" dhe agjitatorëve ose eksponentëve të tyre që i kishin bërë turmat të pandërgjegjshme dhe irracionale përballë njerëzve të aftë si dhe eksponentëve ose komponentëve të veçantë të atyre proceseve revolucionare ose post-revolucionare.

Siegmund Freudi (1856-1939), themeluesi i psikanalizës, ndjeu nevojën të konfrontohej me Lë Bonin, kur shkroi librin e tij "Psikologjia e masave dhe analiza e un-it" (1921). Një problem themelor me të cilin ai duhej të përballej ishte si më poshtë: Lë Bon kishte folur dhe shkruar mbi një psikologji të tipit kolektivë, që qëndronte në vend të asaj personale, të ndërgjegjshme dhe racionale.

Natyrisht se Frojdi (Freudi) nuk kishte asnjë vështirësi që të pranonte rolin vendimtar të pandërgjegjshmërisë objektive dhe subjektive në qëndrime të caktuara, por nuk mund të pranonte pjesën kolektive si element të veçantë, dhe për pasojë vendosjen ose vendosmërinë mbi personale të veprimeve të individit dhe kolektivitetit.

Në fakt, në vizionin e tij, e pandërgjegjshmja ose sistemi psiçik autonom, i lindur tek çdo njeri si dhe i karakterizuar nga një lloj energjie e drejtuar dhe burimuar prej "egos" ose vetëkënaqësisë së pastër personale që interferon dhe reflekton drejtpërsëdrejti edhe në anën seksuale ose erotike (epshet), është natyrisht individualiste dhe tepër egoiste në esencën ose substancën e saj.

Ndaj, për pasojë, nëse ka diçka morale dhe normale në fushën ose terrenin e ndërgjegjes dhe arsyes, sipas Frojdit (Freud) është pikërisht përvoja bazë e të pandërgjegjshmes ose iracionales-përreth të së cilës gjithçka nga "parimi edipian" duhet të rrotullohet ose rrokulliset në raport me figura prindërore. Sidomos në marrëdhëniet ose raportet protofëminore kundrejt nënës, të cilën vogëlushi (Edipi) do kishte deshirë të donte ose dashuronte në mënyrë ekskluzive dhe ndjenja dashuri-urrejtje kundrejt babait, që e nënshtron nënën e tij (Jakosten).

Pra, një baba i ndjerë, njëherazi edhe i plotfuqishëm, shumë i dashur, por edhe armik, si babai i Edipit (Laji). Domethënë "kompleksi evolutivë" i Edipit i cili rreth moshës pesëvjeçare, do duhej të tejkalohej. Kuptohet, nëse incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshëm ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babës (babait) nuk kalojnë në ndonjë proces të pandërgjegjshëm, iracional ose neurotiko-hipnotik, ku personi ose individi të lënduar ose plagosur dikund thellë edhe psiçikisht, edhe shpirtërisht ose emocionalisht, do ngelin të atillë deri në tejkalimin eventual të bllokadës foshnjore ose fëminore që ka bllokuar zhvillimin normal të psikikes së tyre drejt heteroseksualitetit dhe përtej incestit fëminor.

Si të shpjegohen atëherë fenomenet e shpërthimit të pasionit të verbër të njeriut "në turmë" përshkruar nga Lë Bon?

Frojdi i cili merrej jo vetëm me turma spontane, por edhe me ato "artificiale" që të tjerët do i quajmë kolektivitete të organizuara si kisha, shteti, pushteti, ushtria, xhandarmëria (policia), mediat etj...thotë se ajo që e mban së bashku një tërësi ose kolektivitet të tërë, nuk është sugjerimi i thjeshtë hipnotik (një fenomen sipërfaqësor i derivuar), por, investimi epshor ndaj figurave të dashura ose jo të dashura (urryera) nga të gjithë, që përbëjnë një surrogato ose "pater magnus" të babait të madh për fëmijët e vegjël, që e adhurojnë, e ndjejnë të gjithëfuqishëm, ia kanë frikën shumë, por ndërkohë ndjehen edhe të mbrojtur prej tij. Prej dashurisë së frikëshme ndaj shefit ose padronit të idealizuar, himnizuar, mitizuar ose glorifikuar, ndjekësit (shtypësit) dhe viktimat e tyre vazhdimisht e duan njëri-tjetrin (si Albin Kurti dhe Vjosa Osmani & Compyany "shokun Tito" dhe Rexhep Taip Erdoganin;, apo si populli ose elektorati i tyre- Albin Kurtin, Vjosa Osmanin etj.)

Lidhur me këtë, është për t'u kujtuar Uilliam Rajhut (1897-1957). Ai thekson se njeriu tradicional i çfarëdo shtrese ose kategorie intelektuale, profesionale, qytetare ose politike qoftë ai, sidomos njeriu mikroborgjez ose mikroborgjez, është seksualisht një fëmijë i frenuar: prej edukimit kristian (nga njëra anë) si dhe prej familjes monogamike (nga ana tjetër), që e shtyjnë atë të konsiderojë erotizmin spontan si një të keqe, duke e ekzaltuar ose erotizuar ndrydhjen ose vetë shtypjen e instikteve dhe spontanitetit të tij.

Ndërkohë që shtypja nuk e tejkalon kurrë kompleksin evolutiv të Edipit, siç duhet të bëjnë fëmijët brenda pesë ose gjashtë viteve të moshës së tyre. Kjo gjendje varësie e ekzagjeruar dhe glorifikuar me figura prindërore të absolutizuara nga brenda (si babai nga fëmija i vogël), për Rajhun është e lidhur edhe me maskilizmin dhe patricentrizmin e qytetërimit tonë nga parahistoria e deri me sot.

U morr vesh se momenti më i trishtuar ose vetmuar në jetën e njeriu është ai kur është duke parë (shikuar) dhe vërtetuar se si e gjithë bota dhe personaliteti i tij po rrënohen përditë, dhe e gjitha që mund të bëjë është vetëm të shikojë rrënimin, fundin ose fundosjen e tij, thonë kështu filozofët dhe sociopsikologët e njohur botëror ose ndërkombëtar.

Ndonëse, një situatë e tillë do duhej të ishte e kundërta e atyre të filleve të njerëzimit, që për Rajhun karakterizohej nga bashkësia e të mirave materiale si dhe nga matriarkati, me përzierje të lidhura me patriarkatin dhe lirinë seksuale ose erotike. Pse kjo? Sepse, zoti "baba", gjithnjë e më shumë e sikur ka humbur besimin dhe autoritetin e tij. Kultura shkencore, materiale dhe revolucionare, ia kanë minuar besueshmërinë. Familja monogamike e mbyllur në mënyrë paralele, dikur kishte hyrë ose ishte futur në krizë si pasojë e goditjeve të mëdha ndaj rendit borgjez, skllavopronar ose feudalist nga ana e lëvizjeve popullore e proletare, revolucionare ose sindikaliste gjithandej globit.

Ndaj, përderisa analiza e Rajhut është seksiste, po aq sa është edhe ajo e Frojdit, tek Alfred Adleri (1870-1937) gjejmë një parashtrim ose narrativë që vendos në qendër problemin e njohjes së individit nga ana e kolektivit, instancë njohjeje komunitare ose identitare që mund të përmbledhë pjesë të vullnetit të fuqisë të tipit neurotiko-hipnotik ose skizofreniko-oligofrenik.
 

Për Alfred Adlerin, përveç tjerash, njeriu është një qenie sociale dhe komunitare, i destinuar të jetojë në komunitet. Problemi i socializmit ose pëlqimi pa rezerva i frustrimeve në grupin ku jeton, është për individin problemi vendimtar i ekzistencës së tij.

Ndaj, çdo inferioritet, qoftë ai edhe i gjymtyrëve ose organeve, apo, madje vetëm i supozuar ose imagjinar qoftë ai?, e bën të vështirë integrimin e tij racional dhe pozitivë me të tjerët. Atëhere individi hasë në një psikozë ose neurozë, të lidhur ngushtë me kompleksin e inferioritetit ose maliciozitetit.

Për kompensim të këtij kompleksi, brenda personit ose individit të prekur nga sindromi i kompleksëve të inferioritetit dhe maliciozitetit, zhvillohet një vullnet i ekzagjeruar fuqie, duke besuar, si dhe duke kërkuar t´i bëjë të besojnë edhe të tjerët tek ai. Kjo për të lehtësuar shqetësimin, dhe sidomos për të tërhequr vëmendjen dhe simpatitë e të tjerëve. Por kjo normalisht se e largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së grupit.

Adler e shpjegon një gjë të tillë sidomos tek "Rregullat dhe teoria e psikologjise individuale" (1920). Fenomeni që ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të fuqisë politike, të lidhur gjithmonë me komplekse inferioriteti dhe maliciozitetit intelektual, profesional, psikosocial, psikofizik etj.

Ndryshe nga kjo, Erich From në veprën e tij me titull "Ikje nga Liria", pos tjerash thekson faktin se speciet ose qeniet njerëzore janë të dedikuara dhe deduktuara për të lindur dhe për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope.

Interesant dhe i ndryshëm është pozicioni i përpunuar nga Karl Gustav Jung (1875-1961), themelues i "psikologjisë analitike", sidomos në dy vëllimet e veprave të tij, të titulluara "Qytetërim në tranzicion-periudha midis dy luftërave" dhe "Qytetërim në tranzicion pas katastrofave": Ku pos tjerash thekson faktin se në psikiken ose psikologjinë e njeriut, përkrah një pandërgjegjshmërie të tipit individual, fryt i kapërcimit të përvojave, sidomos fëmijërore - traumatike ose të papëlqyeshme, ekziston (ndoshta) në mënyrë absolute një pandërgjegjshmëri relative dhe kolektive e llojit. Ne të gjithë sikur jemi të shikuar ose optikuar nga identiteti i species, nga e cila jemi një lulëzim i veçantë. Ndaj, secili prej nesh sikur është i shikuar ose profilizuar nga pandërgjegjshmëria e species, që Jung e quan kolektive. Në një pandërgjegjshmëri të atillë individuale dhe kolektive, ekzistojnë edhe shpërthimet, instinktet ose emocionet që na karakterizojnë, si kafshë, por edhe si kafshë speciale (kulturore ose politike) nga njëra anë, si dhe instinktet e verbëra të seksit dhe fuqisë tashmë të individualizuara dhe hetuara nga Frojd dhe nga Adler nga ana tjetër.

Pandërgjegjshmëria individuale dhe kolektive na flet nëpërmjet simbolesh fillestare apo mbi arketipet (gjurmët). Këto arketipe, që janë pothuajse rrënjët embrionale të pandërgjegjshmërisë dhe papërgjegjshmërisë individuale dhe kolektive: shprehen ose manifestohen në "ëndrra të mëdha", të rralla, të pasura me mite, epose dhe simbole të glorifikuara dhe ekzagjeruara, të përbëra nga histori të diktuara ose imponuara nga individët, ngjarjet ose politikat e ndryshme ditore ose periodike që na impresionojnë thellësisht dhe që na kujtohen shumë gjatë ose vazhdimisht. Këto ëndrra të mëdha janë mitet tona të brendshme ose brenda nesh. ("miti" ose mitomania kosovare mbi Ibrahim Rugovën" etj.)

Sipas një maksime ose proverbe të njohur greke:" Të marrëve, të paditurve, të robëruarve dhe fukarenjve, askush nuk u jep bukë, para, liri ose drejtësi, por vetëm shembuj të ndryshëm, leksione dhe këshilla.

U mor vesh se në këtë kontekst i kemi edhe suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, kaligrafike, akustike, semantike, semiotike, semiologjike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. Ashtu siç i kemi edhe pengesat ose vështirësitë e ndryshme si retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomaci, fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë.

Se këndejmi, ç'është edhe me keq, gjatë dhe pas përfundimit të luftës në Kosovë, Veton Surroi së bashku me pasardhësit tjerë të "delengjinjëve të vegjël" udbist ose jugokomunist, lansuan ose fabrikuan parulla ose slogane të ndryshme hipokrite, demagogjike, reaksionare dhe anakronike mbi luftëtarë t e lirisë (UCK-s), duke i quajtur gorilla, anarkist, çoban, analfabet ose kasiçakë të maleve ose fshatarave ( provincave) të Kosovës të zbritur në qytet.

Kështu që Hashim Thançi, Ramush Haradinaj dhe të tjerë, për shkak të kompleksëve të inferioritetit dhe maliciozitetit, ranë në kurthën ose merimangën e madhe të lojërave ose luftërave të njohura speciale, psikologjike, subverzive dhe propagandistike të Veton Surroit dhe kampit (bllokut) të njohur titist ose jugokomunist në Kosovë....Duke u shitur falas ( gratis)-para kastës ose klikës së kuqe kullake ose jug komunistë.

U rehabilitua dhe u shpall hero Pol Poti i Gjakovës ( Kosovës), Fadil Hoxha së bashku me të gjithë kmerët tjerë të kuq nga Kosova që iu kishin shërbyer Titos, Mugoshës, Pijadës, Kardelit, Rannkovicit, Dollancit dhe persekutorëve e ekzekutorëve tjerë të shqiptarëve!!!

Një digresion:

Sipas Aristotelit, trupi, mendja (truri) dhe shpirti i njeriut janë të pandarë në kuptimin e asaj se shpirti i ka dy anë ose pjesë të tij: pjesën racionale dhe pjesën irracionale.

Ndaj, gjithnjë sipas Aristotelit, shpirti në brendinë ose substancën e tij përmban ide dhe idetë janë të konceptuara dhe perceptuara përmes intelektit ose inteligjencës së njeriut në kuptimin e njohur se shpirti e ushqen trurin dhe truri e ushqen shpirtin e njeriut.

Për Hegelin ndërkaq, inteligjenca është gardian ose kujdestari i të gjithë jetës koshiente (logjike) ose psikologjike.

Përderisa, Imanuel Kanti e shikonte dhe kuptonte inteligjencën vetëm nëpërmjet bashkimit të saj me intuitën dhe sensibilitetin si dhe me ndërthurjet ose ndërvarjet totale dhe absolute që burojnë nga dija, evolucioni dhe përvoja e njohur e njeriut.

Shopenhaueri e shihte inteligjencën si nënshtrim të shpirtit dhe vullnetit njerëzorë, gjegjësisht si elementin e parë esencial.

Dekarti e përcakton inteligjencën si "mjet për përfitimet e shkencës dhe teknikë perfekte të lidhur me një pafundësi gjërash".

Leibnitzi i referohej inteligjencës si një shprehje e nukleusit dhe radiusit progresivë të vetëdijes dhe ndërgjegjes.

Se këndejmi, Darwin, në librin e tij “Origjina e specieve” pohon se "qenia njerëzore është kurorëzim i evolucionit dhe progresit, dhe inteligjenca është ajo që i dallon ose diferencon njerëzit prej kafshëve".

Ndryshe nga kjo, në psikologji, inteligjenca ka dy elemente kryesore që dallojnë një person intelegjent nga një person jointelegjent ose më pak inteligjent: energjia ose kapaciteti për të punuar dhe krijuar si dhe performansa, rezonansa dhe sensibiliteti.

Me fjalë tjera, një person inteligjent, intelektual ose performant në fusha të ndryshme, ka një kapacitet pune dhe një nivel ose radius levizjeje dhe enërgjie krijuese ose inovatore shumë më të madhe, sesa një person jonintelegjent ose më pak inteligjent dhe jointelektual.

Ndonëse, psikologët dhe psikologjia i referohen intelegjencës së njeriut edhe nga pikëpamja intelektuale, profesionale, sociale, morale, materiale, shpirtërore, emocionale etj.

Në këtë prizëm, të ndikuar paksa edhe nga filozofia sociale e Thomas Robert Malthusit i cili mbështet faktin se burimet ose resurset natyrore janë të limituara dhe se njerëzit mbi bazën e njohur të zhvillimit , intelektit, akribitetit, luciditetit, subtilitetit dhe inteligjencës së tyre, konkurojnë për burimet, vlerat ose resurset e njohura globale ose universale: Psikologët janë të mendimit se është e drejtë sovrane dhe legjitime e personave intelektual dhe inteligjent të sundojnë ose mbizotërojnë mbi personat jointelektual, jointelegjent ose më pak inteligjent.

Ndaj, nëse ka diçka intelegjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur, njeriu i thellë, intelektual dhe intelegjent, sipas psikologjisè politike, ajo patjetër do duhej të zbriste ose ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore ose qytetare.

Në të kundërtën, Kosova dhe shqiptarët, edhe shumë kohë do sundohen ose qeverisën nga pasardhësit ose trashëgimtarët shpirtëror, ideologjik, gjenealogjik ose biogjentetik të "kmerëve te kuq", ose Pol Potëve të ndryshëm shqipfolës nè sajë të nebulozës, mdediokritdetit, stupideitetit dhe analfabetizmit kulturor dhe politik të popullit ose elektoratit shqiptar ose kosovarë.

Ndaj, mu për këtë, Kosova nuk bën (nuk duhet lejuar) t'i ngjasoi vazhdimisht një karantinë ose klinike të izoluar dhe mbyllur hermetikisht neuropsikiatrike ose psikopatologjike, në të cilën, të gjithë vuajnë nga e njëjta sëmundje ose diagnozë: edhe pacientët (populli) edhe "personeli mjekësor" i klinikës, gjegjësisht, politika, pushteti, media e shkruar dhe elektronike etj.. që i kanè kapur dhe bllokuar tërësisht zhvillimin normal të psikikes (logjikës) ose botës së tyre shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat