Ballkani po shkon drejt luftës, jo BE-së

Opinione

Ballkani po shkon drejt luftës, jo BE-së

Nga: Ilir Vata Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 13:08
Ilir Vata

Rusia, sfidon SHBA dhe BE në Ballkanin Perëndimor për dekada me radhë dhe rezultati do të jetë më një luftë të dytë në këtë rajon, nëse nuk do të operohet shpejt.

Prej dekadash, Ballkani Perëndimor, dalë nga lufta është gjithë zhele e vuajtje në një përpëlitje pa krye për më shumë se 30 vite për t’u bërë pjesë e Evropës, por kjo iniciativë mbetet aktive për sa, Evropa dhe SHBA janë të paaftë të sfidojnë ndikimin e Rusisë në këtë rajon.

Kohët e fundit shqetësimi i ndikimi rus dhe kinez në Evropë ka qenë i madhe, por politika evropiane dhe ajo amerikane nuk kanë matur masën e ndikimit të Rusisë në këtë rajon dhe mendohet se është disa herë më i madhe sa mund ta çojë këtë rajon në një përgjakje të re.

Shumë politikanë, analistë të njohur madje dhe politologë e kanë paralajmëruar një rrezik të tillë në rajonin e Ballkani, por politika perëndimore ka qenë e fjetur dhe ky gjumë i perëndimit do të ketë kosto të mëdha për vetë shtetasit e rajoni të Ballkani por dhe për shtetasit evropian dhe amerikan.

Parë në këndvështrimin historik, Amerika dhe Evropa kanë dështuar prej një shekulli në këtë rajon duke e lënë në mëshirë të fati dhe qytetarë nën ndikimin e diktaturave para viteve 90 dhe të autokracive që lindën në këto tre dekada.

Edhe në këto 30 vite Amerika po dështon në Ballkan, sepse ndikimi rus jo vetë që është prezent prej 80 vitesh, por vite e fundit po financon media, parti politike, liderë të qeverive për të patur sundim autokratik, pra duke vrarë demokracinë, varfëruar qytetarë që në një të ardhme të shpejtë të ketë gati një terren për konflikt.

Kjo u vërtetua me rizgjedhjen në pushtet të Aleksandër Vuçiç, i cili u rizgjodh për të vijuar linjën ruse me mashtrimin e Perëndimit se Serbia po punon për integrimin në BE.

E njëjta situatë po ndodh në Shqipëri, politika zyrtare bënë sikur kërkon të integrohet në BE e në të vërtetë është një medaljon i përmbysur i Serbisë, që ka ndikim të fshehtë rus dhe financohet nga Rusia për të mbajtur pushtetin e vjetër në këmbë.

Probleme në Malin e Zi, paqëndrueshmëri politike në Maqedoni të Veriut, dhe një udhëkryq pa krye në Kosovë, ku BE ka ngatërruar gjalmat e veta dhe nuk është e aftë të gjejë një zgjidhje, sepse gjendet e mashtruar përballë politikë agresive ruse në rajon.

Dështimi i BE-së në marrëveshjen e Ohrit, e më Pas me planin Franko-Gjerman, dhe në vazhdim nuk do të ketë kurrë zgjidhje, sepse Rusia është shumë herë më e investuar për të prishur planin e perëndimit në këtë rajon.

Pse është kaq i fuqishëm ndikimi rus në Ballkan?

Kyçi i lidhjeve në Ballkan, të fijeve janë agjentë e vjetër të KGB, UDBS dhe Sigurimit i Shteti në Shqipëri, që mbrohen me fanatizëm nga politika zyrtare e qeverisë. 

Shumë zyrtarë dhe politikanë të lartë janë të lidhura me shërbimet ndërkombëtarë të kohës së bolshevizmit, komunizmit dhe vazhdojnë dhe sot të ushtrojnë detyrë.

Pra Serbia dhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina financohen nga para ruse për të sjellë destabilitet, dhe jo për të bërë demokraci.

Rajoni në vite e fundit po bohet çdo ditë e më shumë rajon autokratik. Serbia firmosi autokracinë, në zgjedhjet e ardhshme e firmos dhe Shqipëri, e së shpejti në këtë rrugë janë dhe vendet fqinje.

Kjo tregon se sa më shumë vende autokratike, ky rajon po largohet nga perëndimi dhe nuk do jetë e larg dita pas luftës kur i gjithë rajoni të bjerë nën ndikimin rus.

SHBA dhe BE e dinë këtë fak, por ata po bëjnë më pak përpjekje se duhet dhe tashmë ka ardhur koha të paguaj kostot.

Nëse rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk do bëhet pjesë e BE-së në vite e afërta, Rusia do ta përdor këtë rajon për interesa të ti si në kohë të diktaturave në Shqipëri e ish-Jugosllavi.

Dhe rreziku më i madh është një përgjakje e re në këtë rajon që do e çojë Ballkanin Perëndimor jo vetë dekada pas por do bie përfundimisht në sundimin e Rusisë. Këto argumente tregojnë se ky rajon, Ballkani Perëndimor nuk po shkon drejt BE-së por drejt një luftë të re pa kthim.

Kryetari i PDM-së, Ilir Vata

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat