Propaganda mediatike serbe dhe ruse në Kosovë!

Opinione

Propaganda mediatike serbe dhe ruse në Kosovë!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 09:33
Ismail Muçiqi

Instituti për Studime të Luftës Hibride OCTOPUS prezantojë sot raportin hulumtues të Luftës Hibride OCTOPUS. Në bazë të dhënave të detajuara dhe shumë të besueshme ky studim paraqet veprimtarinë propagandistike të tri mediave Serbe dhe Ruse që janë të njohura për propaganda dezinformuese në Ballkan.

E këto janë "Kosovo Online", "Sputnik", dhe "Russia Today". Duhet theksuar se hulumtimi i këtij instituti paraqet të gjeturat dhe personat kyq të cilët punuan, kundër interesit të Shtetit të Kosovës e të cilat ishin të lidhura ngusht me Serbinë dhe Rusinë. Raporti i identifikon emrat e gazetarëve të cilët zhvilluan propagand më negative kundër shtetësisë së Kosovës duke i shërbyer qendrave propagandistike të "Bijës Serbe" dhe interesit Rusë.

Nenat Zoriq, Lubinko Milinqiq, Zoran Qullafiq, Millosh Gariq, Zhelko Tfordisiq, ishin ata të cilët punuan për influencën Ruse dhe serbe e të cilët kishin detyra të caktuara kundër stabilizimit të Shtetit të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit. Duhet theksuar se rrjeti i gazetarëve që ka punuar dhe jetuar në Kosovo Online është kompleks dhe i lidhur ngusht me institucionet e Serbisë sidomos me agjencinë për inteligjencë dhe siguri (Bija) dhe me disa institucione tjera. Kështu Zoran Qullafiq kryeredaktor i parë i Kosovo Online dyshohet si bashkëpunëtorë i sigurimit Serbë dhe i disa organizatave ndërkombëtare në Kosovë. Dihet mire se gjatë punës si krye redaktor i RKT 2, kanali në gjuhën Serbe Qullafiq ka punuar së bashku me një ekip të veçantë duke ushtuar propagand Serbe dhe Ruse pa ju nënshtruar politikave redaktuese të RTK-së.

Personi i radhës është kryeredaktori aktual i "Kosovo Online" Millosh Gariq, një gazetarë me pikëpamje ultranacionaliste, i cili ishte i infiltruar edhe në rrëzimin e pushtetit në Mal të Zi duke u ndihmuar forcave nacionaliste Serbe dhe në krahë të Kishës Ortodokse. I përmendëm vetëm disa nga këto raste të cilat janë të shumta të cilët e ndihmuan propagandën Ruse në Ballkanin perëndimorë duke përdorur narrative nëpërmjet aktorëve lokal. Bazuar në raportin e "Friedrich Naumann" fondacion të gjithë gazetarët që punojnë në "Sputnik Serbia" kanë kontratë 1 vjeçare dhe marrin rrogën direkt nga Rusia.

Në fund të këtij raporti dhe diskutimi që u zhvillua ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e zyrave të institucioneve ndërkombëtare që punojnë në Kosovë u konstatua se Aleksandër Vuqiqi është protagonist më ekstrem dhe i cili paraqet rrezik për stabilitetin e Ballkanit në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat