Shqipëria është me BE dhe SHBA, por me Lindjen na lidh tradita

Opinione

Shqipëria është me BE dhe SHBA, por me Lindjen na lidh tradita

Nga: Pirro Prifti Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 11:55
Pirro Prifti

Shqipëria ka qënë gjithmonë në Historinë e saj midis Scylla and Charybdis. Scilla personifikon një mostër në formë femre imortale me 6 koka dhe secila koke kishte tre rradhë dhëmbi si peshkaqeni , ndërsa Charybdis fshihej nën një pemë fiku një hark larg në bregun përballë, pinte poshtë dhe fërkonte ujërat tri herë në ditë dhe ishte fatale për transportin detar. Personazhi i saj ka shumë të ngjarë të ishte personifikimi i një vorbulle të dy qëndron pnë gjirin e Mesinës përballë njëri tjetrit.

Nëse Scilla për Shqipërinë në mënyrë metaforike ka përfaqësuar gjithmonë perëndimin europian i cili ka qënë gjithmonë pas 1878 si Scilla e cila përlante tokat dhe arbërërorë dhe epirotëve pra shqiptarëve, dhe u a jepte fqinjëve, Charybdi, përfaqëson lindjen osmanët të cilët shkatërruan Arbërinë dhe Epirin duke larguar dhe vrarë gjithë popullatën, por edhe duke ndërthurur traditat dhe fenë e tyre më ato të atyre që mbetën në Shqipëri.

Madje edhe para osmanëve Shqipëria (pra Arbëria dhe Epiri) kanë qënë në qëndër të përplasjeve dhe konflikteve të ashpra të perëndimorëve me lindorët, Perandoria Romake e Perëndimit kundër Perandorisë Romake të Lindjes, madje edhe më vonë kur hordhitë sllave u ngulitën në Ballkan, apo kur kryqëzatat kalonin dhe ktheheshin nëpër Arbëri dhe Epir, Shqipëria mbeti një zonë e nxehtë ku nuk ka patur asnjëherë qetësi gjatë mijra viteve. Kjo ka shkaktuar dhe lëvizjet e popullatës herë pas herë për shkak të luftrave duke migruar herë në perëndim e herë në lindje.

Shkurtimisht edhe shqiptarët si pasardhës të Arbër Epirotëve kërkuan të bënin shtet në momentet kur Perandoritë luftonin dhe shkërmoqeshin me kalimin e viteve. Kështu ndodhi me Mbretërinë Ardiane me mbretin Agron dhe Mbretëreshën Teuta nga viti 231pes, Epiri ne vitin 370 pes, dhe me Despotatin e Epirit 1227-1242, Mbreterinë e Arbërit 1272, Principatën e Skënderbeut 1431-1479, dhe më në fund pas 450 vitesh, me formimin e shtetit shqiptar në 1912.

Formimi i shtetit shqiptar si pasojë e Kongresit të Berlinit të vitit 1878, dhe Konferencës së Ambasadorëve më 1913, u bë i cunguar, sepse tokat dhe popullatat myslimane shqiptare u përfshinë si territore të shteteve të reja që u formuan në Ballkan si trofe të marra nga Perandoria osmane e mundur tashme nga Rusia. Shqipëria ngeli si ai gjeli i plagosur dhe i rrjepur nga gjelat fqinjë të ndihmuar nga Eurpoa perëndimore: France, Angli, Gjermani, Itali, Austri dhe Rusi. Përfituesit ishin Serbi, Greqi, Mali i Zi. Perandoria Osmane dështoi të ndihmonte bejlerët dhe pashallarët shqiptarë që të krijonin një shtet shqiptar me të gjitha territoret, për shkak të humbjes në fushën e luftës.

Sidoqoftë ajo Perandori e stërmadhe e ndihmuar dhe nga drejtues dhe udhëheqës shqiptarë myslimanë, la gjurmën e saj në traditat e popullsisë shqiptare të cilat të larmishme ashtu si ishin, mbijetuan vetëm në saje të kompromisit historik midis kulturës perëndimore të katolikeve dhe kulturës lindore të krishterëve orthodoksë dhe asaj islame. Dhe kjo pikërisht për shkak të një popullate `me të njëjtin gjak por me fe të ndryshme`. Dihet që shkaku kryesor se përse Shqipëria nuk u bë në kufijtë e saj natyralë është pikërisht:

-Kundërshtimi i Europianëve perëndimorë për të krijuar një shtet shqiptar mysliman, kundër të cilëve europianët perëndimorë dhe Rusia luftuan ashpër kundër osmanëve myslimanë me vite.

-Mungesa e dëshirës së parisë myslimane shqiptare për të bërë një shtet shqiptar të madh, dhe kjo u vërtetua me Kahrarname-në që i dërguan paria shqiptare Kongresit të Berlinit, gjë që u hodh poshtë nga Kongresi.

Praktikisht shqiptarët dhe Shqipëria para 1912 shiheshin nga Perëndimi dhe qarqet politike fqinje si `turq` dhe `grekër sipas fees, dhe katolike, që ishte një pjesë e vogël shumica të ardhur në Shqipërime misionet katolike të dërguara nga Programi FIDE. Pas Pavarësisë dhe pas Kongresit të Manastirit shqiptarët patën një gjuhë të shkruar dhe një shtet të përbashkët me tri komunitete fetare të ndryshme sepse `I bashkonte gjaku`. Ndërsa sllavët u ndanë më vonë në tri shtete pikërisht për shkak të feve megjithse flisnin një gjuhë: Serbi orthodokse (me shkie-arbër të sllavizuar), Kroaci Katolike (me arbër katolike të sllavizuar), Bosnjë-myslimanë (me shqiptarë myslimane të sllavizuar), madje dhe me Maqedoni orthodokse ( me Arbër&epirotë të sllavizuar nën kishën bullgare). Shqiptarët e copëtuar nuk u ndanë sipas fesë, por ruajtën traditat perëndimore katolikët, dhe lindore orthodoksët, bektashinjtë dhe myslimanët.

Lufta e dytë botërore bashkoi shqiptarët kundër pushtuesit por përsëri klasa e pasur, nën pretekstin e Shqipërisë së madhe u bashkua me pushtuesin (duke e ditur se Shqipëria natyrale nuk bëhet dot vetëm me dëshirën e shqiptarëve sepse Shqipëria u nda nga Ndërkombëtarët dhe ata mund të na bashkojnë sërish), kurse popullata e varfër dhe e mesme sidomos orthodoksët dhe bektashinjtë por edhe sunijtë e Shqipërisë së jugut dhe të mesme, u bashkuan me luftën nac-clir. Katolikët u bashkuan me luftën me vonesë, por kleri katolik mbajti qëndrim pro pushtuesit.

Diktatura ushtroi presion mbi popullatën dhe krahas disa arritjeve në arsim, shëndetësi dhe industri e agrikulturë, degjeneroi shpejt për shkak të luftës brënda Partisë komuniste dhe për shkak se komunizmi mbeti një system utopik dhe dështoi ekonomikisht. Kapitalizmi dhe Demokracia liberale perëndimore fitoi mbi bllokun komunist; dhe Ramiz Alia i frikësuar gjeti një rrugëzgjidhje sipas Katovicës. Në fjalimin e tij para vendosjes së Pluralizmit politik në Shqipëri Ramiza Alia u shpreh në vitin 1989 në mbledhjen e Byrosë Politike: ”Të jeni të sigurtë që ne komunistët do jemi kapitalistët e ardhshëm dhe kurrë nuk do lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqëve. Mos keni frikë , ne jemi dhe me Lindjen dhe me Perëndimin, ndërsa Kosova është punë e tyre dhe mos u përzieni``. Ndërsa me 12 gusht 1990 thirri 60 intelektualë, besnikë të Partisë, dhe disa besnikë bashkupntorëë të Sigurimit të shtetit me të cilët proklamoi Pluralizmin por u shpreh:` “Le të krijojnë kundërshtarët tanë parti të djathta, të majta apo të qendrës, madje do t’i nxisim dhe ne vetë, por kryesore është që të gjitha këto parti të kontrollohen nga ne vetë. Për këtë, edhe programet e themelimit duhet t’i formulojmë ne. Për drejtimin e këtyre partive duhet të gjenden njerëz që të përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin, jo vetëm që është e lirë të shajë pushtetin, por këtë ta bëjë fort, sepse kështu do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës antikomuniste” (Ramiz Alia: Ecejaket e vështira nga izolimi në pluralizëm | Gazeta Telegraf). Me pak fjalë , kjo ishte esenca se çfarë do të ndodhte në Shqipëri pas rënies së komunizmit.

Sot me mbështetjen e SHBA që çliroi Kosovën nga thundra Serbe, Shqipëria është më e stabilizuar, por Europa Perëndimore mbetet një sfinks për shqipëtarët sepse ajo akoma na sheh si një shtet mysliman (pavaësisht se nuk e thotë) dhe si të tillë ajo përpiqet të na mbajë larg saj duke e shtyrë vendimin, dhe duke na vënë kushte politike nganjëherë që mund të jenë të rrezikshme në të ardhmen, sepse ndonëse duam dhe jemi në perëndim, traditat nuk i kemi perëndimore, dhe ndoshta është mirë të mos bëjmë armiq më tepër se ç`kemi. Pavarësisht koalicionit të madh NATO, tëardhmen nuk e dimë sepse sipas një Sociologu dhe Filosofi të njohur edhe në perëndim- Aleksander Dugin, ai shkruan: ``Lufta e madhe do të vijë në Lindjen e Mesme. Mund të jetë pak më vonë, por do të ndodhë. Houthi nuk do të ndalet. Anijet nuk do të hyjnë më në Detin e Kuq. Çmimet e naftës do të rriten. Irani do t'i përgjigjet provokimeve. Rënia e Izraelit është e pashmangshme. Quaj si të duash. Ne e quajmë axhendën e kohës së fundit. Apokalipsi është tani. Tani për tani ose pak më vonë. Mund të mos jetë ende. Por se shpejti``.

Shpresojmë që politika shqiptare të mos jetë radikale por të jetë liberale, e mënçur, dhe largpamëse. Shqipëria ka nevojë për një këshill të urtësh që të drejtojnë vëndin dhe jo për shtetarë shpatullgjërë e sy shqiponjë, me zë të trashë dhe populistë e mashtrues. Nga këta njerëz Shqipëria ka vuajtur.

Sot jemi në një etapë ku shoqëria shqiptare është nga më të emancipuarat dhe më të arsimuarat dhe konservatorë në ruajtjen e familjes. Përse të mos përpiqemi të drejtojmë vëndin si Zvicra, asnjëanës, duke ruajtur traditat, gjuhën, folklorin por të jemi dhe të suksesëshëm në ekonomi e financë. Globalizmi do të shkatërrojë vëndet e vogla pavarësisht të mirave momentale por ne i kemi mundësitë. Në duhet të mbështetemi tek tradita-familja- dhe Hi-tech.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat